Ilir Yzeiri boton sjell librin “Semiopragmatika e realizmit socialist 1944-1949”

Interviste e Gazetes Tema me Ilir Yzeirin, autor i librit “Semiopragmatika e realizmit socialist 1944-1949” « Semiopragmatika e realizmit so...

Interviste e Gazetes Tema me Ilir Yzeirin, autor i librit “Semiopragmatika e realizmit socialist 1944-1949”

« Semiopragmatika e realizmit socialist (1944-1949) » është monografia e tretë e Ilir Yzeirit,  pas “Poetikës” (2000) dhe “Kadare, Agolli, Arapi – figuracioni në poezinë e viteve ‘60”(2011). Në këtë libër, ai ka nisur të gjurmojë dukuritë e shenjueshmërisë poetikë në letërsinë shqiptare të realizmit socialist duke hetuar në fillim se çfarë ndodhi në procesin letrar shqiptar në vitet 1944-’45 e deri në vitin 1949, atëhere kur një kod dhe një sistem shenjash u përjashtuan dhe një kod dhe një sistem tjetër shenjash u aktivizuan për të intepretuar procesin letrar. Ky libër përmban dy pjesë dhe është i pari në serinë e studimeve për semiopragmatikën e letërsisë shqiptare që autori ka dëshirë të botojë në të ardhmen Semiopragmatika e realizmit socialist shqiptar (1944-1949) është fillimi i një cikli me studime që synon të tregojë se çfarë ndodhi me shenjueshmërinë dhe me zbatimin e saj në procesin letrar në mes të shekullit të kaluar, atëhere kur letërsia, arti e kultura iu nënshtruan metodës së realizmit socialist.
      Tema : Pse e kini titulluar librin kështu ?          
E kam quajtur semiopragmatikë këtë vështrim në mënyrë që të vijoj një traditë të çelur me drojtje në studimet shqiptare e cila e sheh procesin letrar si një tekst të shqiptuar nga një thënës dhe që i drejtohet një bashkëthënësi. Siç shihet dua të promovoj më tej studimet që mbështeten në rrymat filozofiko-letrare të strukturalizmit të cilat kanë qenë të përjashtuara nga qarkullimi letrar shqiptar për më shumë se gjysmë shekulli resht.
Tema :Çfarë ndodh sot në kritikën dhe studimet për letërsinë e realizmit socialist, por dhe më gjerë?
Sot ka një apati të madhe dhe një kakofoni të dukshme në konceptet që përdor kritika dhe studimet letrare. Pesha e rëndë e socrealizmit ndjehet jo vetëm në aparatin e tharë të vlerësimit apo të analizës për letërsinë e dukuritë letrare, por edhe në mënyrën e të menduarit e të gjykuarit të dukurive shoqërore në përgjithësi. Me këtë libër dëshirojmë të ndihim sadopak për ta kuptuar se si lindi, si u imponua kodi i kësaj mënyrë vështrimi dhe si u bë me kohë ai një shenjueshmëri tërësore (semiotika) në realizimin praktik të gjykimit apo të analizës së veprave letrare (pragmatika). Bashkimi i këtyre dy fushave – semiotikës dhe pragmtaikës – na ka dhënë fjalën e parë të titullit të librit – semiopragmatika – që sot i paraqes lexuesit.
Tema: Si është ndërtuar libri?
Libri është ndërtuar si një rrëfim dhe jo si një traktat teorik. Unë rrefej se si shfaqej shenjueshmëria tradicionale e kritikës dhe mendimit teorik letrar, duke u mbështetur në ndihmesën e dy kritikëve, përkatësisht Mitrush Kuteli e Arshi Pipa. Tregoj se si paraqiti për herë të parë Kuteli Fan Nolin poet, pastaj se si i solli letërsisë shqiptare Lasgush Poradecin. Kam zgjedhur t’ju rrëfej për revistën KRITIKA të Arshi Pipës dhe për ndihmesat e tij në këtë fushë sidomos kur ai analizon Faik Konicën apo Migjenin. Këta të dy e kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre kritike e letrare në vitin 1944 kryesisht ndaj janë interesantë dhe të domosdoshëm për mua në mënyrë që të shoh pastaj se çfarë ndodhi pas mbarimit të Luftës Nacionalçlirimtare.
Tema: Po më pas në vitin 1945, çfarë ndodhi?
Viti 1945 zotërohet nga vështrimi i Sejfulla Malëshovës të cilit i kam kushtuar një vëmendje të posaçme duke rrëfyer jo vetëm ndihmesën e tij në Konferencën e Parë për organizimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, por edhe në frymëzimin e drejtimin e revistës “Bota e Re” që ishte një vijim i butë i frymës që kishin krijuar më parë Kuteli e Pipa.
Pas kësaj jam ndalur në Konferencën e Dytë të Lidhjes së Shkrimtarëve që u mbajt në qershor 1946. Kjo ngjarje shënon fillimin e ndërhyrjes së Partisë Komuniste në letërsi e kulturë. Pasojë e kësaj ndërhyrjeje është mbyllja e revistës “ Bota e Re”.  Një vit më pas del revista “Literatura Jonë” e cila pasi ka ngritur digën dhe ka ndaluar që të derdhet mendimi tradicional për letërisinë. Ndërkaq e mbush rezervuarin e ri të mendimit kritik me letërsinë ruse dhe mendimin teorik letrar të socrealizmit që u përpunua në Moskë.
Rrëfimi për vërshimin e socrealizmit në letërsinë shqiptare vijon deri në Konferencën III të Lidhjes. Këtë ngjarje e kam paraqitur me hollësi, sepse këtu përfundon instalimi përfundimtar i realizmit socialist.
Tema: Siç shihet lënda duket e gjerë dhe referimet janë të shumta, apo jo?
Citimet e shumta janë dhënë me shkronja të pjerrëta dhe janë diferencuar nga teksti. Jam kujdesur që të rrëfej procesin duke paraqitur në mënyrë kronologjike jetën kulturore e cila ruhet në faqe revistash apo gazetash të cilat kanë regjistruar ato ngjarje. Nuk jam marrë me analizën e veprave të kësaj periudhe për dy arse: e para sepse kjo periudhë ka një produkt letrar të rrafshët dhe nuk ka asnjë autor të dalluar. Këtu është interesant të shqyrtohet procesi. E dyta, analizën për llojin e kësaj letërsië e kam bërë duke rrëfyer krijime të vogla ose duke nxjerrë në reliev shembuj të kalimit nga një ide në një krijim. Për këtë kam ndjekur sidomos modelet letrare që janë paraqitur në organet e përmenduar më sipër.
Ne fillim kam paraqitur edhe aparatin teorik që kam përdorur dhe teoritë ku jam mbështetur. Duke ndërthurur rrëfimin me konkluzionet, kam menduar se lexuesi do të arrijë të mbaj mend e të kujtojë se çfarë është shenjueshmëria e socrealizmit shqiptar dhe si u manifestua ajo. Kështu kam shpresuar…

Related

Letërsi 819577037544854160

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item