NUK MË PËLQEJNË MEDIAT QË ANOJNË NGA PARTITË POLITIKE (Intervistë për me Ermira Bajramin, absolvente e gazetarisë në USHT)
JETËSHKRIM Emri: Ermira Mbiemri: Bajrami Ditëlindja: 17 dhjetor 1991 Vendlindja: Tetovë Vendbanimi: Tetovë Ngjyra e syve: E gjelbërt E gja...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/11/nuk-me-pelqejne-mediat-qe-anojne-nga.html
JETËSHKRIM
Emri: Ermira
Mbiemri:Bajrami
Ditëlindja: 17 dhjetor 1991
Vendlindja:Tetovë
Vendbanimi:Tetovë
Ngjyra e syve:E gjelbërt
E gjatë: 1.58
Pesha aktuale:57
Flokët: Bjonde
Shkollën fillore e ka mbaruar: në Rilindja
Të mesmen:Gjimnaz
Studimet: Absolvente e gazetarisë në USHT
Pse vendose ta studiosh gazetarinë? U përcaktove vetë, apo ta sugjeruan prindërit ose shoqëria?
Kjo pyetje më bëri ta rikujtoj atë kohë kur e inçizoja zërin në radio dhe i korrigjoja gabimet që i bëja. Është shumë e qartë se dëshira ishte e kahmotshme. Asnjëherë nuk parapelqeja të bëj profesionet si mesuese,mjeke, ato ishin si të konsumuara për mua. Më pëlqente të bëja diçka më ndryshe, të njihem më ndryshe. ëndrra ime ishte e qartë për familjen, ato veç më dhanë kurajo se unë mundem ta bëj.
A je penduar ndonjëherë që e ke zgjedhur gazetarinë?
Hehe, jo në asnjë mënyrë. Tani jam veç më në përfundim të studimeve. I ndjek hapat e talentit tim ku aty mund ta korri suksesin.
Mund t`i përmendësh disa profesorë nga të cilët ke mësuar më shumë për këtë profesion?Për ta mësuar notin duhet të të hedhin në ujë, po për ta mësuar gazetarinë sa më mirë çka duhet të bësh?Si studente të gazetarisë a keni pasur mundëisnë të bëni ndonjë praktikë në ndonjë medium?
Për të qenë një gazetare e suksesshme duhet të mësosh anën teorike, ketë lëndë më së miri e ligjeronte Doc.dr Bajram Kosumi. Kurse në anën praktike ,Mr.sc Arsim Sinani, në të gjitha format e mundshme mundohet që ta tregojmë vetveten dhe mos na përmbysin emocionet. Por pa diskutim nuk do ti leja anash edhe disa profesorë të cilët na e bënë ta dashurojmë edhe më shumë profesionin si : Mr.sc Agron Kurtishi, Mr.sc Selam Isejni etj
Në të ardhmen do kishe dashur të punosh në shtypin e shkruar apo në atë elektronik?
Me shumë dëshirë kisha punuar në atë elektronik. Teknologjia mbi të gjitha, duhet ti përshtatemi kohës.
Cilat emisione televizive që bëhen në tv shqiptare i ndjek më me kënaqësi?
Emisionet e suksesshme mbajnë në jetë një medium (mendim personal) . Kisha veçuar emisionin " Jeta në Kosovë" , "Rruga drejt" . Gjithashtu më pëlqen t`i komentoj emisionet për fëmijë, ti shikoj me një sy kritik, pasi që fëmijët janë ata që më së miri dinë të kopjojnë,imitojne.
Cilin personazh të njohur shqiptar apo të huaj do të ftoje në një mbrëmje për ta intervistuar?
Do t`i bëja intervistë Lady Gaga-s . Do t`i kisha parashtruar pyetje nga më të ndryshmet, për gjitha ato misteret e muzikës së saj, veshjes, sjelljes etj
Ku është niveli i gazetarisë shqiptare sipas mendimit tuaj?
Nuk e mohoj faktin se shumica duan të ndjehen të famshëm dhe me para mendojnë të arrijnë gjithçka. Mirëpo, gazetaria është ajo nyja e perit ku veç shkollimi teorik dhe ana praktike arrin që ta zgidh nyjen. Momentalisht gazetaria ka filluar që t'u jap përparësi brezave të diplomuar për gazetari. Shpresoj të vazhdoj kështu.
Me siguri qe i lexoni gazetat dhe i shikoni TV. Çfarë ju pëlqen në këto media e çfarë jo?
Të gjitha mediat që anojnë nga partitë politike nuk më pëlqejnë. Kjo duket shumë qartë, sepse në Maqedoni s'guxon të kundershtosh politikën se te mbyllet mediumi.
Cilin personalitet të historisë shqiptare do të dëshironit ta takonit dhe ta intervistonit sikur të ishe e mundshme?
Naim Frasheri. Të më fliste me gjuhën e tij poetike.
Cila është kënga, libri, filmi, këngëtari, artisti yt më i preferuar?
Çdo ditë e më shumë na rriten preferencat për muzikë, mirëpo si këngë më të preferuar kisha thënë Rihanna- Diamonds, libri - " Sikur Ana ", këngëtarja Dafina Zeqiri dhe artistja Jessica Biel.
Ku do të jetoje po të ishit plotësisht e lirë për të zgjedhur?
Në çfarëdo qyteti të Arabisë Saudite.
A e takon mësuesin apo mësuesen e parë?
Po e kam takuar para disa muajsh, kishte shumë kohë që nuk e kisha takuar. Mësuesja ishte emocioni im i parë i shkollës.
Si do ta përshkruanit veten, çfarë tipi jeni,çfarë karakteri keni?
Impulsive, e sinqertë, e drejtëpërdrejtë, jo shumë e shoqërueshme...
Çfarë vlerësoni më shumë tek vetja dhe për çfarë thoni ndonjëherë më mirë mos ta kisha këtë?
Vlerësoj sinqeritetin, mirëpo të rrallë janë ata që ta dinë vlerën.
Cila është ajo që të nervozon dhe ajo që të relakson?
Shpesh herë më nervozojnë fjalët e tepërta dhe të kota, kurse e vetmja gjë që më relaksnon është qetësia.
Si janë 24 orët tuaja të zakonshme?
E kam princip të zgjohem me mundime hehe, por në ligjerata mundohem të jem e sakt. Në fitnes, në shoqërim me njerëzit që i dua. Ne fund të darkoj me familjarët.
Hobi Juaj?
Të shkruaj poezi.
Në cilin vend dëshironi të jetoni në hapësirën e banuar me shqiptarë?
Pa pikë dyshimi, në Gjilan.
Cilin virtyt tuajin e çmoni më së shumti?
Kreativitetin.
Cilat virtyte i çmoni te një grua?
Një bashkëshorte, nënë, nuse e mirë.
Cilat virtyte i çmoni te një burrë?
Të drejtën.
Cila është ëndrra juaj më e madhe?
Ëndrra ime më e madhe le të mbetet sekret, sepse ka shumë punë për t`u realizuar
Intervistoi: E. N.