Marijuana, një ndihmë për sëmundjet autoimune

Sipas një studimi të ri, përbërësi kryesor aktiv i marijuanës, THC, ka rezultuar i dobishëm në trajtimin e sëmundjeve autoimune Shëndetësi N...

Sipas një studimi të ri, përbërësi kryesor aktiv i marijuanës, THC, ka rezultuar i dobishëm në trajtimin e sëmundjeve autoimune
Shëndetësi

Një studim i fundit, i kryer nga hulumtuesit e Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Karolinës së Jugut, ka demonstruar se THC, përbërësi kryesor aktiv i marijuanës (kanabis), është i rëndësishëm në trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve autoimune. Ky agjent duket se ka një veprim të rëndësishëm te mikro ARN-të, molekula të vogla endogjene të përbëra nga rreth 20-22 nukleotide. Studimi i publikuar në “Journal of Biological Chemistry” dhe i kryer në modelin e një kafshe nga ekipi i mjekut Venkatesh Hegde, vuri në dukje efektin e THC-së te 609 mikro RNA-të dhe nga këto arritën të identifikonin 13 mikro RNA unike që ishin objekt i rëndësishëm i ndryshimit të principit aktiv. Studiuesit shpjegojnë se mikro RNA-të kanë efekte të thella në sistemin imunitar, duke vepruar si “frena” dhe ato përfshijnë më shumë se 60% ​​të të gjithë ekspresionit gjenetik. Duke pasur parasysh se këto mikro RNA zakonisht shtypin ekspresionin e gjeneve, kur një mikro RNA është i mbiekspresuar, gjeni i goditur hesht. Megjithatë, kur mikro RNA-të “fiken”, gjeni i goditur ekspresohet në një nivel më të lartë. Pas këtyre vëzhgimeve, shkencëtarët u fokusuan te një mikro RNA e veçantë, te mikro RNA 690, për shkak të mbiekspresionit të saj në përgjigje të veprimit të THC-së. Mikro RNA godet një proteinë të rëndësishme të quajtur “C për EBP alfa”. Kjo molekulë është përgjegjëse për aktivizimin e një grupi qelizash të veçanta, të quajtura MDSC, që pengojnë inflamacionin. Duke reaguar te mikro RNA-690, konkretisht duke i bllokuar ekspresionin, u ka lejuar studiuesve të ndryshojnë efektet e THC-së. Rezultatet përfundimtare të këtij studimi, sipas studiuesve, sugjerojnë se marijuana dhe përbërësi i saj aktiv, mund të veprojnë si një shpatë me dy tehe: nga një anë mposhtin inflamacionin duke rritur sensibilitetin për sëmundje të caktuara dhe, nga ana tjetër, shërbejnë si trajtim efektiv kundër inflamacionit dhe sëmundjeve autoimune. Kështu që hapi tjetër do të jetë ai i arritjes së një gjendjeje për të trajtuar të dyja veprimet sipas nevojës.
Sëmundjet autoimune
Sistemi imun ka një diversitet shumë të madh. Kjo është arsyeja që organizmi duhet të njohë veten nga jovetja dhe të shmangë dukuritë autoimune. Megjithatë çdo mekanizëm ka rrezikun për t’u thyer. Mekanizmat e vetënjohjes nuk kanë përjashtim, ndaj është identifikuar një numër sëmundjesh, në të cilat mekanizmi është autoimun, për shkak të prodhimit të autoantitrupave dhe të qelizave T autoreaktive. Proceset autoimune zakonisht janë patogjenike.

Shumica e sëmundjeve autoimune kanë autoantitrupa shoqëruese. Sëmundjet autoimune influencohen nga faktorët gjenetikë, të cilët akuzohen më shumë se ata mjedisorë. Faktorë të tjerë që ndikojnë në incidentë janë: preken më shumë femrat sesa meshkujt dhe për këtë mendohet se rol luajnë hormonet seksuale. Frekuenca e sëmundjeve autoimune rritet me moshën. Te fëmijët dhe adoleshentët hasen shumë pak raste me të tilla sëmundje. Shumica e rasteve shfaqen herë pas here rreth moshës 20-40 vjeç.
Sëmundjet autoimune kryesore
-Artriti reumatoid, sëmundje kronike inflamatore e artikulacioneve me prekje edhe sistematike.
-Lupusi eritematoz i diseminuar, sëmundje inflamatore kronike multiorganore që prek kryesisht gratë e reja të moshës së lindjes.
-Sindroma Sjorgen, sëmundje inflamatore kronike, që prek gjëndrat ekzokrine, kryesisht gjëndrat e lotëve dhe të pështymës.
-Sëmundje të tjera përmendim: encefalitin e diseminuar, encefalomieliti alergjik eksperimental, sindroma Gullien-Barre, skleroza multiple, dobësia muskulore e rëndë (miastenia gravis), tiroiditi kronik Hashimoto, tirotoksikoza, diabeti i sheqerit insulinovartes, sëmundja hemolitike autoimune, purpura
trombocitopenike idiopatike, steriliteti mashkullor etj.

Shenjat e përgjithshme të sëmundjeve autoimune që mund të kenë rëndësi janë:
Rritje e nivelit të gama globulinave
Prania e tipave të ndryshëm të autoantitrupave
Ulja e nivelit të komplementit
Prania e komplekseve imune qarkulluese
Ulja e nivelit të limfociteve T-frenuese
Prania e lezioneve tipike si lezione granulomatoze që janë rezultat i depozitimit të komplekseve imune

Related

Shëndet & estetikë 6828880451131010056

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item