Sa vëmendje i kushtohet medias onlinë nga kompanitë e marketingut

Reklama, “pjesën e luanit” e merr ende media tradicionale Navigimet në internet janë rritur ndjeshëm në vend. Rritja e shpejtë e përdorimit ...


Reklama, “pjesën e luanit” e merr ende media tradicionale

Navigimet në internet janë rritur ndjeshëm në vend. Rritja e shpejtë e përdorimit të tij, në një pjesë të madhe të kohës për më tëpër nga të rinjtë, ka ngjallur një interes tjetër të kompanive reklamuese. Interesi i tyre është drejtuar tani më drejt ëeb-it.Trendi më i ri që ka lindur me zhvillimin e internetit është edhe bërja e reklamave online. Nëse më përpara reklamat e bizneseve, kompanive dhe produkteve të tyre i shihnim, i degjonim dhe i lexonim vetëm ne televizion, radio dhe shtypin e shkruar tashmë këto reklama mund ti shohim dhe në internet.
Këtë lloj trendi e pohon edhe z.Laert Beshiri, CEO i agjensisë së marketingut onlinemarketing.com. “Me rritjen e faqeve, rritet edhe numri i reklamave, por jo në propocion të drejtë. Kjo pastaj varet nga numri i klikimeve dhe vizitorëve unik të faqes”, shprehet zoti Beshiri. Por si mundësohen reklamat online? Kompania që zgjedh të reklamojë veten e vet dhe në ëeb, qofshin këto faqe marketing ose në rrjetet sociale, ka disa kritere të cilat ajo nis i studion që më parë. Ai shton se reklama e sapo hedhur në faqen online regjistrohet automatikisht në sistemin e statistikave të përfitimeve që kjo reklamë do të nxjerri, në këtë mënyrë kompania që ka reklamën mund të kontrolloj në cdo kohë ecurinë e reklamës së vetë, informacione që përfshijnë numrin e klikimeve që kjo reklamë ka pasur në ditë, sa herë është parë,sa herë është shfaqur. Ky informacion i jep mundësinë kompanisë që në afatin kohor të caktuar pas hedhjes së reklamës në ëeb mund ta tërheqi reklamën e vet nga ëebi nësë nuk ndihet i kënaqur ng rezultatet e marra. Kushtet kryesore që një kompani të vendosi një reklamë në nje faqe ëebi përveç klikimeve është dhe emri i ëebit, sepse këto kompani priren që të hedhin reklamat e tyre ne faqe ëebi që kanë një emër në publik dhe që janë të ndjekura nga një numër i madh njerezish. Por kjo nuk është e vetmja mënyrë e bërjes së marketingut online. Një tjetër mënyrë është kur kompania lidhet me kompani të specializuara marketing, të cilat u reklamojnë produkte të caktuara, biznesin në tërësi, deri në krijimin e një faqeje të tyre ëeb. Agjensitë e marketingutn në këmbim të një pagese të caktuar lidhin kontrata specifike me google (ADSENS- funksion i google që merret me marketing), për një reklamim më të gjerë. Programi kryesor dhe më i mirë për momentin për matjen e klikimeve në ëeb është Google Analytics që është pjesë e Google. Sipas Bardhit një problem shqetësues përsa i përket ëeb është fakti se kohët e fundit janë shtuar shumë rastet e mashtrimeve nëpërmjet internetir mashtrime që konsistojnë me vjedhjen e klikimeve online. Ai shpjegon se një gjë e tillë mund të bëhet nga kushdo që ka njohuri kompjuterike dhe që ka akses në internet, këto mashtrime thotë ai bëhen duke krijuar disa aplikacione të rremë të cilët nëse i klikon të çojnë direkt në faqet e ëeb duke bër të mundur vjedhjen e klikimeve.
Flet përgjegjësja e marketingut në Raiffeisen Banka
Vetëm 2 përqind të buxhetit për reklamën për Internetin
Përgjegjesja e marketingut të nje prej bankave më te mëdha në Shqipëri Raiffeisen Bank shpjegon se si institucioni ku ajo punon vepron për reklamat online. Ajo na tregon se si i zgjedhin faqet online ku hedhin reklamat e tyre sa rëndësi i kushtojnë ëeb për publicitetin e bankës së tyre dhe sa përqind të buxhetit të tyre të reklamave ja kushtojnë ëebit.
Për bankën tonë përqindjen më të madhe te buxhetit të reklamave e zë televizioni dhe më pas vin me rradhë radio, gazeta dhe interneti. Përkatësisht internetit në i kushtojnë vetëm 1-2% të buxhetit tonë kjo sepse banka jonë i jep më shumë përparësi mediave të tjera si televizioni dhe gazeta.
Dy nga sajtet më të rëndësishme online ku banka jonë ka hedhur reklama janë Ora neës dhe Infoalbania ne i kemi zgjedhur këto dy sajte prej emrit të tyre të njohur dhe sepse nga studimet e marketingut që ne kemi bërë ka rezultuar se këto dy sajte kanë një numër të lartë klikimesh.
Sigurisht që reklamat tona janë të hedhura dhe në ëeb-sajte të tjera online tek të cilat nuk shfaqen në faqe të parë për arsyen se në atë sajt të caltuar në faqen e parë mund të jetë reklama e një banke tjetër dhe ne nuk kemi asnjë interes që të bëjmë një përplasje të tillë me konkurrentët tanë.
Periudha kur ne i kushtojnë më shumë rëndësi reklamave dhe sidomos atyre onlinë është peridha e fushatës që banka jonë bën për të shpalosur të rejat e bankës tonë përsa i përket interesit, kredive dhe të shërbimeve të tjera që ne ofrojmë.
Ajo shton se kontratat që ne lidhim me faqet onlinë për reklamat janë zakonisht një vjecare dhe për ta vazhduar ose prishur këtë kontratën ne bazohemi sigurisht tek numri i klikimeve që reklama jonë ka marrë në atë faqe,nëse jemi të kënaqur me këtë numër e zgjasim kontratën nëse jo e prishim.
Këto klikime bëhen nga dy kompani që janë Alexa.com dhe Google Analytics.
Ajo shpjegon që këto kontrata nuk i lidh drejtpërdrejt banka me faqet online por këtë punë e bëjnë kompanitë e reklamave të kontaktuara nga banka jonë.Kompanitë e reklamave që punojnë me bankën tonë janë: Ikub, Optimum media, Oggilvu Albania dhe Lespot.
Siç u shpreh dhe vetë përgjegjësja e marketingut te kësaj banke me zhvillimin e shpejtë që po merr interneti do vijë një kohë që reklamat online do zënë një vend shumë të rëndësishëm të propagandës tonë mediatike. Por edhe pse kohët e fundit përqindja e reklamuesve online është rritur, përsëri akoma nuk është arritur në stadin kur këto kompani të kenë si treg të vetëm ëeb-in. Ajo arrin 1-2%, kjo për shkak se  deri në 10% e bizneseve kanë faqen e tyre online citoi z.Beshiri
Arjola Breshanaj
Otjela Hasa

Related

Teknologji 1228222171845744223

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item