Funeralet më të mëdha në histori

Njerëzit që u shoqëruan për në banesën e fundit nga kortezhet më të gjata Njerëzit e mëdhenj largohen me funerale të mëdhenj. I tillë ishte ...

Njerëzit që u shoqëruan për në banesën e fundit nga kortezhet më të gjata

Njerëzit e mëdhenj largohen me funerale të mëdhenj. I tillë ishte edhe funerali për Sokol Olldashin, ku merrnin pjesë me qindra njerëz, jo vetëm miq, politikanë dhe gazetarë, por dhe qindra qytetarë. Në një kortezh të gjatë mes lotëve të shumtë qindra qytetarë kanë përcjellë për në banesën e fundit Sokol Olldashin. Funerali i Olldashit mund të përcaktohet si një ndër funeralet më të mëdha të historisë tonë. Më poshtë po rendisim gjashtë funeralet më të mëdha të historisë.

Funerali për Papa Gjon Palin e II


Shtypi e ka vulosur ceremoninë mortore më të madhe në historinë botërore në emër të Papa Gjon Palit II. 2 miliardë shikues, 1 milion njerëz që kanë marrë pjesë në ceremoni dhe krerë shteti nga më shumë se 80 kombe, tregojnë se Papa ishte një nga njerëzit më me influencë dhe jo vetëm të kishës katolike. Drejtuesi për 26 vjet i 1 miliard katolikëve vdiq në 2 prill të vitit 2005, pas një lëngimi të gjatë. Vlerësohet si një nga kishtarët që udhëtoi më shumë mes njerëzve. Polaku Karol Vojtila, ka udhëtuar në 123 vende të botës, mes tyre dhe në Shqipëri.

Funerali për Lady Diana


Pas tij, vjen një grua që përloti jo vetëm Britaninë e Madhe, por të gjithë botën. Është princesha Lady Diana, e cila vdiq në një aksident rrugor më 6 shtator të vitit 1997. Sipas të dhënave nga gazetat e kohës, mbi 1 miliard e gjysmë shikues nga e gjithë bota kanë ndjekur funeralin e saj. Më shumë se 1 milion njerëz përbënin kortezhin që shoqëronte arkëmortin me trupin e saj. 43 libra me shënimet e ngushëllimit janë mbushur në Pallatin Kensingtons, ku u bënë homazhet dhe 580 mijë mesazhe ngushëllimi elektronike mbërritën në javën pasi vdiq princesha.

Funerali për Xhon Kenedin


Pas funeralit të Lady Dianës, sipas të dhënave, renditet ai i Xhon Kenedit, presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili u vra më 22 nëntor të vitit 1963. Shifrat janë shumë pak më të ulëta. Rreth 800 mijë njerëz kanë shoqëruar trupin e presidentit amerikan ditën e varrimit. Në median e kohës, shkruhet se që në funeralin e mbretit të Britanisë së Madhe, Eduardi VII, në vitin 1910 s’ishin mbledhur më shumë presidentë, kryeministra dhe mbretër. 220 personalitete të huaja, përfshirë 19 krerë shteti dhe anëtarë të familjeve mbretërore nga 92 vende, ndoqën funeralin. Një pjesë e madhe e tyre, u kalua pa u vënë re nga masa e madhe e njerëzve. Funerali u ndoq me satelit nga 23 shtete, duke përfshirë edhe Bashkimin Sovjetik.

Funerali për Nënë Terezën


Nga presidenti amerikan, të dhënat të çojnë në funeralin e Nënë Terezës. U varros në Kalkuta të Indisë, e rrethuar me mbretëresha, kardinalë dhe presidentë, por veçanërisht nga të varfrit dhe të pafatët të cilëve ajo u dedikoi jetën. Rreth 150 mijë njerëz ndoqën funeralin në stadiumin e qytetit, ku pesë dekada më parë, Nënë Tereza filloi të ndihmonte të varfrit.

Funerali për Xhorxh Best


Pesëdhjetë mijë njerëz më pak, shoqëruan kortezhin për legjendën e futbollit Xhorxh Best. Funerali i tij, u shënua si funerali më i madh në Irlandën e Veriut dhe u transmetua nga BBC UTV, RTÉ, ITV News, BBC News 24, Sky News, Sky Sports News, EuroNews and MUTV.

Funerali për Elvis Presley


Të njëjtën “famë” kishte edhe funerali i mbretit të rokut Elvis Presley, i cili u nda nga jeta më 16 gusht 1977. Flamujt u valëvitën në gjysmë shtizë në Tenezi dhe Misisipi, ndërkohë që mijëra fansa të tij u mblodhën pranë shtëpisë së tij. 100 mijë pelegrinë mbërritën nga e gjithë bota për të shoqëruar trupin e yllit të muzikës në banesën e fundit. Por jo vetëm atë. Presidenti amerikan Jimmy Carter iu drejtua popullit, duke thënë se bashkë me të u varros dhe një pjesë e kombit tonë”.

Related

Lajme 4531521661986027875

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item