Njihuni me uebfaqen që iu shtyn të mësoni një aftësi të re në 100 ditë
Web: Uebfaqja 100 ( www.giveit100.com ) dëshiron të ju motivoj që të mësoni një aftësi të re në një qind ditë, duke ndjekur progresin tuaj ç...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/11/njihuni-me-uebfaqen-qe-iu-shtyn-te.html
Web: Uebfaqja 100 (www.giveit100.com) dëshiron të ju motivoj që të mësoni një aftësi të re në një qind ditë, duke ndjekur progresin tuaj çdo ditë përgjatë një postimi të një videoje të shkurtër.
Përgjatë rrugës, njerëzit mund të pëlqejnë videot e juaja dhe të ju dërgojnë disa fjalë për përkrahje. Karen X.
Cheng është mjaft e aftë. Ajo u largua nga Microsoft me një këngë si një letër dorëheqjeje dhe më pas mësoi se si të vallëzojë në një vit, që u bë video e famshme. Tani ajo ka marrë mësimet nga projekti i saj i fundit dhe e ktheu atë në 100.
Ideja prapa faqes është që t’i bëjë njerëzit më të mirë në diçka si: programim, shkrim, ose vetëm duke u zgjuar herët në mëngjes, duke e bërë këtë gjë për 100 ditë rresht dhe duke e regjistruar progresin tuaj në video prej 10 sekondash të cilat mund t’i postoni në faqe.
Në një kohë, ju mund të merreni vetëm me një projekt të ri. Ndonëse ju kërkon që të regjistroheni me llogarinë tuaj nga Twitter ose Facebook, ju mund të zgjidhni për të bërë videot publike ose private.
Nëse janë publike, njerëzit mund t’i pëlqejnë ato, ose të komentojnë në to, duke iu përkrahur për ta bërë më mirë.
Nuk ka ndonjë gjë të keqe nëse nuk e praktikoni shkathtësinë e re për ndonjë ditë, në fakt, ju mund të keni 100 ditët e juaja jo në vazhdimësi, pra varet nga ju. “Nuk është një punë e madhe, aspak.
Vetëm, vazhdoni,” thotë Cheng. Në fund të 100 ditëve, ju merrni një video prej 1 minute dhe ju mund të zgjidhni për të zgjeruar projektin tuaj në 365 ditë ose në ditë të pakufizuara. 100 (PCWorld Albanian)