Sistemi kundër-raketave i NATO-s në Rumani do të forcojë sigurinë e Evropës
“Southeast European Times” Një sistem mbrojtje kundër raketave i NATO-s në Rumani do të mbrojë "aleatët në Evropë nga raketat balistike...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/11/sistemi-kunder-raketave-i-nato-s-ne.html
“Southeast European Times”
NATO i është rikthyer ndërtimit të një baze ushtarake në Rumani me ndërtimin e një mburoje kundër raketave për të mbrojtur vendet evropiane nga kërcënimet balistike që vijnë nga Lindja e Mesme, kryesisht nga shtetet armiqësore si Irani, thanë zyrtarë dhe ekspertë në Bukuresht. "Kërcënimet me raketa ndaj territorit dhe popullatave të aleancës janë reale dhe në rritje," tha Zëvendës/Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Aleksander Vershbov në ceremoninë në bazën ajrore të Deveselu në Rumaninë e jugut. "Edhe mbrojtja e NATO-s kundër këtyre kërcënimeve duhet të jetë reale. Dhe duhet të jetë në gjendje të rritet dhe të përshtatet ndërsa kërcënimi ndryshon". "Rumania u bashkua me shtetet anëtare të NATO-s gjë që do të sigurojë një prej zgjidhjeve më të përkryera kundër kërcënimit real që përbëjnë raketat balistike," tha në ceremoni Presidenti i Rumanisë Trajan Bashesku. Zyrtarët në Bukuresht thanë se baza ajrore e Deveselu do të strehojë 24 zbulues SM-3 që do të lidhen me strukturat kundër raketave në Turqi, Poloni, Portugali dhe Spanjë. Pasi të vihet në funksionim, sistemi në Rumani do të përbëjë fazën e dytë të Metodës Adaptuese Europiane me Faza, pasi vitin e kaluar u paraqit faza e parë, një stacion radar në Turqi. "Ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme tregon një mjedis të paqëndrueshëm dhe të paparashikueshëm", tha Dan Dungaciu, drejtor i Institutit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Akademisë Rumune. "Sistemi kundër raketave do të mbrojë sigurinë dhe zonat e interesit të NATO-s nga sulmet nga ky rajon i paqëndrueshëm". Joan Mokioalka, kryetar i komitetit të mbrojtjes së Dhomës së Deputetëve, tha se kërcënimet kryesore me të cilat përballet komuniteti ndërkombëtar vijnë nga Koreja e Veriut dhe Irani. "Shqetësimi kryesor është Koreja e Veriut, e cila përveçse po zhvillon një raketë të re ndërkontinentale, ka zhvilluar edhe teste bërthamore, të cilat janë një kërcënim i rëndë për komunitetin ndërkombëtar," tha Mokioalka. "Kërcënimi i dytë vjen nga Irani, i cili ka kapacitetet teknologjike për të zhvilluar programin e tij bërthamor dhe për të pasuruar uraniumin përtej nivelit të pranueshëm nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike". Mokioalka tha se siguria është një parakusht për çdo lloj zhvillimi, duke përfshirë progresin ekonomik, i cili e bën edhe më të rëndësishëm për sigurinë e rajonit kontributin e Rumanisë. "Fakti se Rumania është në një pozicion për të krijuar siguri si për qytetarët e saj, ashtu edhe për aleatët, përforcon rëndësinë e saj gjeo-strategjike," tha ai. "Duke u bashkuar me këtë projekt, Rumania ka vërtetuar se është një partner i besueshëm dhe i parashikueshëm [i NATO-s] në këtë pjesë të Evropës," tha George Skutaru, një ligjvënës në komitetin e mbrojtjes të Dhomës së Deputetëve. Baza e Deveselu do të vihet në funksionim dhe do të integrohet në sistemin e NATO-s deri në fund të 2015-ës. Rumania do të ketë juridiksion të plotë në bazë.
Një sistem mbrojtje kundër raketave i NATO-s në Rumani do të mbrojë "aleatët në Evropë nga raketat balistike nga Lindja e Mesme," thonë zyrtarë dhe ekspertë