TheLadders: 10 profesionet më të kërkuara i përkasin fushës së teknologjisë
Sipas një studimi të kryer së fundmi nga TheLadders (shërbim për gjetjen e vendeve të punës) është zbuluar se pozicionet që po kërkohen gjit...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/11/theladders-10-profesionet-me-te.html
Sipas një studimi të kryer së fundmi nga TheLadders (shërbim për gjetjen e vendeve të punës) është zbuluar se pozicionet që po kërkohen gjithnjë e më tepër nuk i përkasin më menaxhimit, por po përqëndrohen më së shumti drejt kualifikimeve dhe aftësive specifike në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.
Ndër 10 profesionet që kanë pësuar rritjen më të shpejtë në këto 5 vitet e fundit është vënë re se 7 prej tyre i përkasin fushës së teknologjisë. Për këto pozicione nevojiten aftësi specifike teknike në zhvillimin e softuereve dhe analizimin e të dhënave (data mining).
Më poshtë po paraqesim profesionet me rritjen më të shpejtë në periudhën 2008 – 2013:
- Inxhinier zhvillimi dhe operimi
- Zhvillues në iOS
- Specialist të dhënash
- Dizajner UX (User Experience)
- Kontabilist
- Avokat
- Zhvillues UI (User Interface)
- Asistent administrativ
- Zhvillues në Android
- Zhvillues në Inteligjencë Biznesi
Në qoftë se përqëndrohemi vetëm në 7 profesionet të fushës së teknologjisë që kanë pësuar rritjen më të shpejtë vlen të theksojmë se pozicioniet Inxhinier Zhvillimi dhe Operimi, Zhvillues në iOS, Specialist të dhënash dhe Zhvillues në Android nuk ekzistonin para 5 vitesh në TheLadders.
Sipas studiuesve, ekzaminimi i kërkesës së profesioneve tregon se është rritur së tepërmi nevoja për zhvillues dhe analistë që disponojnë aftësi unike në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Ndërkohë, reduktimi i kërkesës për pozicionet e menaxhimit tregon se pozicionet e paguara më tepër nuk i përkasin me patjetër nivelit të menaxhimit.
Studimi tregoi se norma e rritjes për profesionet që përfshijnë në titullin e tyre fjalën “menaxher” ka qenë 25% më e ulët se norma mesatare e rritjes, ndërsa profesionet që përmbajnë në titullin e tyre fjalën “drejtor” është 50% më e ulët. Ndërkohë në 10% të listës së profesioneve më të kërkuara, vetëm 2% e titujve përmbajnë fjalën “menaxher” ose “drejtor”.
Kërkimi është bazuar në ekzaminimin e fjalëve dhe frazave kyçe përdorin njerëzit për të kërkuar një punë në TheLadders. (PCWorld Albanian)