Shkrimtarë e botues kundër armëve kimike (Video)
Prej ditësh opinioni publik ka qenë dhe vijon të jetë i ndjeshëm lidhur me debatin mbi ardhjen e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Edhe ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/11/shkrimtare-e-botues-kunder-armeve.html
Prej ditësh opinioni publik ka qenë dhe vijon të jetë i ndjeshëm lidhur me debatin mbi ardhjen e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Edhe në Panairin e librit, shkrimtarët, botuesit, intelektualet e kanë një opinion lidhur me këtë çështje, të cilin e kanë ndarë me ne. Shkrimtari Fatos Kongoli u shpreh: – “Jam i shqetësuar nga mungesa e transparencës. Duhet të kuptojmë rrezikun, dhe nëse ka një rrezik qofte edhe 0.5 për qind këtë duhet të na e thonë. Jam i lumtur me protestat pa ngjyra partiake”. Ndërsa shkrimtarja Flutura Açka tha se “është shqetësuese për ne, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Mendoj se po krijohet një destabilitet për të gjithë rajonin”. Botuesja Arlinda Dudaj u shpreh: “Mos duhet të dëgjojmë njëherë vendimin pastaj të bëjmë kaq zhurme. Mendoj se tani për tani po bëhet me tepër seç duhet zhurmë.