Psikologji/Bizens Mirëkuptimi duhet nxitur qysh te fëmijët e vegjël
Detyra e krijimit të opsioneve përfshin katër lloje mendimesh: Lloji i parë ka të bëjë me një problem të veçantë: situatën faktike që nuk ju...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/11/psikologjibizens-mirekuptimi-duhet.html
Detyra e krijimit të opsioneve përfshin katër lloje mendimesh:
Lloji i parë ka të bëjë me një problem të veçantë: situatën faktike që nuk ju pëlqen, për shembull, një lumë me erë të keqe dhe i ndotur, që kalon në tokën tuaj.
Lloji i dytë i mendimit është analiza përshkruese – ju diagnostikoni një situatë ekzistuese në terma të përgjithshëm; ju i ndani problemet në kategori dhe përpiqeni të gjeni shkaqet. Uji i lumit mund të ketë një përmbajtje të lartë të kimikateve të ndryshme ose shumë pak oksigjen. Ju mund të dyshoni në bimët e ndryshme industriale sipër lumit.
Lloji i tretë i mendimit, përsëri në terma të përgjithshëm, është të shqyrtohet se çfarë duhet bërë. Nisur nga diagnostikimet që keni bërë, ju kërkoni receta që mund t’i sugjerojë teoria, të tilla, si: pakësimi i derdhjes së kimikateve, zvogëlimi i shmangieve të ujit ose sjellja e ujit të freskët nga një lumë tjetër.
Lloji i katërt dhe i fundit i mendimit është të gjenden disa sugjerime specifike dhe të mundshme për të vepruar. Kush do të mund të bënte diçka nesër, dhe çfarë konkretisht, për ta vënë në praktikë njërën prej këtyre metodave të përgjithshme? Për shembull, agjencia shtetërore e mjedisit mund të urdhërojë industrinë e vendosur në pjesën e sipërme të derdhjes së lumit për të kufizuar sasinë e shkarkimit të kimikateve.
Nëse gjithçka shkon mirë, veprimi specifik i gjetur në këtë mënyrë, nëse adoptohet, do të trajtojë problemin tuaj fillestar.
Diagrami rrethor siguron një mënyrë të lehtë të përdorimit të një ideje të mirë për të gjeneruar të tjera. Me një ide të dobishme veprimi përpara jush, ju (ose një grup nga ju që po konsultoheni) mund të riktheheshit edhe një herë e të përpiqeshit të identifikonit metodën e përgjithshme nga e cila ideja e veprimit është vetëm një zbatim i saj.
Më pas ju mund të gjeni ide të tjera veprimi, të cilat do të vinin në zbatim të njëjtën metodë të përgjithshme në botën reale. Në mënyrë të ngjashme, ju mund të ktheheni një hap prapa dhe të pyetni: “Nëse kjo metodë teorike duket e dobishme, cila është diagnoza prapa saj?” Pasi ta keni bërë diagnostikimin, ju mund të gjeni metoda të tjera për të trajtuar një problem të analizuar në atë mënyrë, e më pas të përpiqeni t’i vini në praktikë këto metoda të reja. Një opsion i mirë në tryezë u hap derën pyetjeve në lidhje me teorinë që e bën këtë opsion të mirë dhe më pas kjo teori përdoret për krijimin e më shumë opsioneve.
Katër hapat themelorë në krijimin e opsioneve
Një shembull mund ta ilustrojë këtë proces. Kur trajtohej konflikti për Irlandën e Veriut, një mendim mund të ishte që mësuesit katolikë dhe protestantë të përgatitnin një libër shkollor të përbashkët për historinë e Irlandës së Veriut, i cili do të përdorej në shkollat fillore të të dyja sistemeve shkollore. Libri duhej ta paraqiste historinë e Irlandës së Veriut të parë nga pikëpamje të ndryshme. Në të duhej t’u jepeshin fëmijëve ushtrime, ku do të përfshihej interpretimi i roleve dhe vënia e vetes në vendin e të tjerëve.
Për të gjetur më tepër ide, ju mund të filloni me këtë sugjerim veprimi e më pas të kërkoni metodën teorike që është në themel të saj. Ju mund të bëni propozime të përgjithshme të tilla, si:
“Duhet të ketë një përmbajtje arsimore të përbashkët në të dyja sistemet shkollore.”
“Katolikët dhe protestantët duhet të punojnë së bashku në projekte të vogla të menaxhueshme.”
“Mirëkuptimi duhet nxitur te fëmijët e vegjël përpara se të jetë tepër vonë.”
“Historia duhet t’u mësohet në mënyra të tilla që krijojnë perceptime të njëanshme.
Duke punuar me këtë teori, ju mund të jeni në gjendje të gjeni sugjerime të tjera veprimi, për shembull: një projekt i përbashkët i katolikëve dhe protestantëve për filma që paraqesin historinë e Irlandës së Veriut ë parë nga këndvështrime të ndryshme. Ide të tjera veprimi mund të ishin edhe programet e shkëmbimit të mësuesve ose disa orë të përbashkëta për fëmijët e klasave fillore në të dyja sistemet.
Shihni nga këndvështrime të ekspertëve të ndryshëm. Një mënyrë tjetër për të gjetur opsione të shumta është ta shqyrtoni problemin tuaj në këndvështrimin e profesioneve dhe disiplinave të ndryshme.
Në gjetjen e zgjidhjeve të mundshme lidhur me një debat për kujdestarinë e një fëmije, për shembull, shiheni problemin ashtu siç mund të shihej nga një edukator, bankier, psikiatër, avokat i të drejtave civile, ministër, specialist i vlerave ushqimore, doktor, feminist, trajner futbolli ose dikush me ndonjë pikëpamje tjetër të veçantë. Nëse ju po negocioni një kontratë biznesi, krijoni opsione që mund t’i mendojë një bankier, shpikës, drejtues sindikatash, spekulator në pasuritë e paluajtshme, agjent i bursës, ekonomist, ekspert taksash apo një politikan.
Gjeni marrëveshje të ndryshme për sa i përket fuqisë së tyreJu mund ta shtoni numrin e marrëveshjeve të mundshme mbi tryezë duke menduar për versione “më të dobëta”, që ju mund të donit t’i kishit në dorë, në rast se marrëveshja që ju kërkoni, rezulton e paarritshme. Nëse nuk bini dakord në përmbajtje, ndoshta mund të bini dakord për procedurën. Nëse një fabrikë këpucësh nuk bie dakord me një shitës shumice se kush duhet ta paguajë një ngarkesë me këpucë të dëmtuara, ndoshta mund të merren vesh për ta paraqitur çështjen përpara një gjykatësi. Në mënyrë të ngjashme, atje ku nuk është e mundur një marrëveshje e qëndrueshme, ndoshta mund të arrihet një marrëveshje e përkohshme. Të paktën, nëse ju dhe pala tjetër nuk mund të arrini një marrëveshje parësore, zakonisht mund të arrini një marrëveshje dytësore – domethënë, të caktoni bashkërisht se për cilat çështje nuk bini dakord, në mënyrë që të dy t’i dini çështjet për të cilat po debatoni, sepse ato jo gjithmonë janë të qarta. Çiftet e mbiemrave më poshtë sugjerojnë marrëveshje të mundshme të “fuqive” të ndryshme:Ndryshoni hapësirën e veprimit në një marrëveshje të propozuar. Shqyrtoni mundësinë e ndryshimit jo vetëm të fuqisë së marrëveshjes, por edhe hapësirën e veprimit. Për shembull, ju mund ta ndani problemin në njësi më të vogla dhe më të menaxhueshme. Një botuesi të ardhshëm të librit tuaj ju mund t’i sugjeronit: “Po sikur ta botojmë kapitullin e parë për 300 dollarë dhe pastaj shohim se si do të shkojë?” Marrëveshjet mund të jenë të pjesshme, të përfshijnë më pak palë, të mbulojnë vetëm çështje të zgjedhura, të zbatohen vetëm në një zonë gjeografike të përcaktuar ose të mbeten në fuqi vetëm për një periudhë kohe të kufizuar.Është gjithashtu provokuese të pyetni se si mund të zgjerohej çështja në mënyrë që marrëveshja të bëhej më tërheqëse. Konflikti midis Indisë dhe Pakistanit në lidhje me ujërat e lumit Indus u duk se mori zgjidhje kur Banka Botërore hyri në diskutime; palët u vunë përpara sfidës për të hartuar projekte të reja ujitjeje, për të krijuar diga të reja, si dhe për të kryer punime të tjera inxhinierike në dobi të të dyja vendeve – të gjitha këto të financuara me ndihmën e Bankës.