Fobitë më të zakonshme të njerëzve
Ekzistojnë 10 lloje fobish të cilat janë shumë të zakonshme në të gjithë botën. Ja se nga karakterizohen ato… Psikologji Fobia është përkufi...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/11/fobite-me-te-zakonshme-te-njerezve.html
Ekzistojnë 10 lloje fobish të cilat janë shumë të zakonshme në të gjithë botën. Ja se nga karakterizohen ato…
Psikologji
Fobia është përkufizuar si ndjenja e shqetësimit që provohet ndaj një objekti apo situate të caktuar e nga e cila duam të ikim apo të largohemi. Nëse kjo nuk ndodh, ajo shkakton një seri simptomash që në gjuhën mjekësore quhen kriza ankthi: rrahje të shpejta të zemrës, mungesë ajri, tmerr për atë që mund të na ndodhë në të ardhmen, duar të cilat dridhen, djersë të ftohta etj. Të gjitha këto reaksione vijnë nga një interpretim anormal i psikikës sonë ndaj diçkaje që ne e kemi shumë frikë, që një pamje (figurë) për shembull, mund të na dëmtojë aq shumë sa mund të na çmendë. Kjo seri ankthesh mund të lidhet me një objekt të veçantë ose situatë (frike) ose më pak se kaq (në rastin e fundit bëhet fjalë për një çrregullim ankthi të përgjithësuar). Sipas një studimi të realizuar nga Hofman (Hofmann), Lehman (Lehman) dhe Barlou (Barloë) në 1997, ata që vuajnë nga një fobi specifike (një nga ato të cilat përmenden në vijim, ose të tjera) janë më të predispozuar që të vuajnë nga një e dytë, apo madje edhe nga një e tretë. Më poshtë do të përshkruajmë fobitë më të njohura apo ato më të zakonshmet.
Klaustrofobia
Është një nga fobitë më të njohura në të gjithë botën. Bëhet fjalë për frikën nga hapësirat e ngushta ose të mbyllura (si për shembull një ashensor apo një dollap) dhe për të gjitha vendet nga të cilat subjekti ndihet i rrethuar.
Agorafobia
Është e kundërta e klaustrofobisë: në këtë rast subjekti provon një siklet të fortë për të qëndruar në hapësira të hapura, në shumicën e rasteve për shkak të frikës se mos nuk marrin ndihmë ose ndërhyrje mjekësore në kohë, në rast të ndonjë aksidenti.
Brontofobia
Brenda seksionit të frikës së tepërt dhe të paarsyeshme ndaj hapësirave të hapura, gjejmë ata që vuajnë nga brontofobia, ose ata të cilët përjetojnë tmerr ndaj disa ngjarjeve të motit (të tilla si stuhitë apo bubullimat). Kjo fobi apo frikë, zakonisht shkaktohet nga një incident fatkeq në lidhje me këto fenomene. Gjithsesi, personat që vuajnë nga brontofobia kanë mundësi të mëdha shërimi.
Akrofobia
Është frika nga lartësitë dhe vendet e larta, edhe në momentin kur ekzistojnë masa sigurie (për shembull parmak). Kjo frikë nuk është e njëjtë me aerofobinë (frikën nga fluturimet). Gjithashtu akrofobia ngatërrohet shpesh me vertigo. Kjo e fundit ka të bëjë me një gjendje të caktuar fizike, që shkakton marrje mendsh dhe çorientim kur shikon poshtë nga një lartësi e madhe. Ndërsa akrofobia, tek ata që vuajnë nga frika e lartësisë, zhvillon një krizë tipike ankthi. Këta persona kanë tendencë t’u shmangen situatave që mund t’i bëjnë të provojnë ndjenja të tilla (pra marrje mendsh, çorientim, etj).
Aerofobia
Kjo është frika e fluturimit. Ne të gjithë ndiejmë pak frikë, por ata që vuajnë nga kjo fobi, edhe në qoftë se vendosin vetëm këmbën në një avion, u shkaktohen një numër i madh simptomash që i çojnë në një krizë të vërtetë ankthi.
Kancerofobia
Njerëzit që vuajnë nga kjo lloj fobie, në çdo kohë, janë të fiksuar ndaj çdo simptome të trupit të tyre apo e thënë ndryshe i kushtojnë rëndësi shumë të madhe një shqetësimi shumë të vogël. Madje ata persona që vuajnë nga kjo fobi besojnë se çdo sinjal është shenjë e pranisë së një tumori. Numri i individëve të cilët vuajnë nga kancerofobia është rritur në mënyrë të ndjeshme këto vitet e fundit, për shkak të zbulimeve të reja shkencore dhe përhapjes së informacioneve shëndetësore të ndryshme nga mjekët.
Emofobia
Është fobia e gjakut ose e plagëve. Nuk është e lehtë ta dallosh atë nga lipotimia ose zalisja që mund t’i ndodhë një personi në momentin që sheh gjak; mund të thuhet se emofobia, më pak e zakonshme nga se mund të besohet, shkon përtej pavetëdijes thjeshtë.
Emetofobia
Emetofobia është frika për të vjellë, edhe pse ajo shpesh lidhet me frikën për të ngrënë ushqime të caktuara. Prindërit në të shumtën e rasteve janë shkaku kryesor i zhvillimit të kësaj frike, megjithatë nuk mund ta përcaktojë këtë si një rast tipik të emetofobisë.
Latrofobia
Kjo është frika nga mjekët. Kjo frikë në fakt lidhet me atë se çka mjekët mund të thonë për shëndetin tonë. Është ndryshe nga kancerofobia sepse latrofobistët nuk duan të kenë fare lidhje me mjekët, ndërsa kancerofobikët e vizitojnë veten e tyre tek mjekët shumë shpesh, në mënyrë madje maniake.
Nozofobia
Ke frikë ndaj ndonjë sëmundjeje të veçantë ose nga ato ngjitëse? Atëherë ka mundësi që vuan nga nozofobia.