Dhjetë arsye pse shahu nuk bëhet sport spektakolar

Ka pak raste të rralla kur shahu është bërë sporti që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Por edhe në këtë rast, ka qenë koniunktura gjeopo...

Ka pak raste të rralla kur shahu është bërë sporti që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Por edhe në këtë rast, ka qenë koniunktura gjeopolitike ajo që i ka dhënë famë. Pjesën tjetër të kohës, shahu është një sport i mërzitshëm 
Ushtar në e4

Kampionati aktual botëror i shahut mes Magnus Karlsen (Carlsen) të Norvegjisë dhe kampionit në fuqi Visuanatan Anand është një moment i rrallë kur ky sport vihet në qendër të vëmendjes botërore. Dhe në këto çaste të profilit të lartë, shtrohet gjithmonë e njëjta pyetje: a do të bëhet ndonjëherë shahu një “sport” spektakolar? Ka dhjetë arsye se pse kjo mund të mos ndodhë kurrë, shkruan Finlo Rohrer.
1. Gjuha e trupit të lojtarëve vështirë se mund të jetë e tillë që të transmetohet në televizor. Shumë lojtarë ulen me kokën e tyre të mbështetur te shputat e duarve. Ata mund të luajnë shumë shpejt në fillim por pastaj asgjë nuk ndodh për shumë minuta. Në fytyrat e lojtarëve nuk lëviz pothuajse asnjë muskul. Sa për krahasim, lojtarët e pokerit janë shumë më të gjallë.
2. Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Rastet më mbresëlënëse në historinë e shahut filluan me një seri ndeshjesh mes dy blloqeve. E para ndodhi mes gjeniut amerikan Bobi Fisher (Bobby Fischer) dhe kampionit sovjetik Boris Spaski në Irlandë më 1972. Pikëpamja gjeopolitike shtoi pikanten në këtë betejë, e cila dominoi gazetat në të gjithë botën. Ajo ishte një lojë e përshkruar si individualisti amerikan përballë sovjetikut të ngjashëm me një makinë.
3. Shahu nuk është siç paraqitet nëpër filma. Filmat pëlqejnë të përdorin shahun si: a) një sinjal se truri i një personi ka gjasa po devijon dhe si; b) një metaforë për njëfarë përpjekjeje. Përpjekja mund të jetë intelektuale si te filmi Roi Bari v Eldon Tirell te Blade Runner ose një lojë romantike te Çështja Tomas Kroun.
4. Spektatorët nuk kanë informacion të vërtetë nga mendjet e jashtëzakonshme të Karlsen dhe Anand. Karlsen thuhet se ka në mendjen e tij mbi 10 mijë lojë të memorizuara. Ai mund të ndeshet me 10 kundërshtarë njëkohësisht. Pa e parë tabelën. Ky nivel fuqie mendore mund të krijojë përshtypje te spektatorët, por nuk shfaqet fare në çastin e ndeshjes.
5. Ndeshja e parë e këtij kampionati përfundoi remi pas 16 lëvizjesh. E dyta përfundoi gjithashtu remi.
6. Kishte arsye të mira për këto barazime, por shumica e njerëzve që nuk kanë luajtur shah në garë e kanë të vështirë t’i kuptojnë, madje edhe kur u jepen shpjegime të duruara. Për ata që nuk dinë arsyet e gjera strategjike, shahu është hetues. Të duhet të dish se ushtarët e dyfishuar (të të njëjtës ngjyrë mbi njëri-tjetrin), krijojnë përgjithësisht një situatë të keqe. T’i mbash të dy oficerët është përgjithësisht mirë. Dhe ka edhe 59 çështje të tjera strategjike me rëndësi të nivelit të ndryshëm të ezoterizmit.
Turnetë shpesh kanë një dhomë analizash ku mjeshtër jo aq të mëdhenj shpjegojnë se çfarë po ndodh, duke luajtur sipas sugjerimeve të turmës përmes një kompjuteri. Është shumë gallatë kur ndonjë lojtar modest dallon një lëvizje që supermjeshtrat e mëdhenj nuk e kanë menduar, por ata që nuk luajnë shah vështirë se do të entuziazmohen nga këto ndodhi.
7. Një nga format më të njohura të shahut nuk është shahu i turneve. Në sheshe të caktuara në SHBA dhe Europë, njerëzit ulen në diell dhe luajnë lojëra shumë të shpejta të shahut, shpesh vënë baste. Turistët mblidhen përreth për të dalluar lëvizje të vogla në balancën skematike. Ka edhe brohoritje. Ka një dramë natyrore. Në anën tjetër, në atmosferën e zymtë të kampionatit botëror, argumentohet se tensioni ekziston vetëm brenda kokës së të fiksuarve pas lojës. Loja luhet në heshtje të plotë, me Anand dhe Kalsen, që konkurrojnë në një dhomë xhami me izolim të plotë akustik.
8. Nuk ka më Bobi Fisher. Fisher ishte një telenovelë me një personazh e nivelit të lartë. Ai ishte përplot me egomani dhe me citime arrogante (“Mua më pëlqen çasti kur thyej egon e njeriut”) dhe me një aftësi thjesht mbytëse për të luajtur. Ai ishte një burim i kuptueshëm magjepsjeje. Duket se shahu është një sport që përfiton nga figura plot kontradikta në qendër.
9. Shahu është përgjithësisht i ngadaltë për jo të pasionuarit. Lojërat për kampionatin botëror mund të zgjasin për më shumë se gjashtë orë. Disa lloje të tjera sporti i kanë bërë gjërat më të shpejta dhe tërheqin interes. Shahu nuk ka ekuivalentin e penalltive apo ndëshkimeve dhe rrjedhimisht nuk e ka emocionin nervor të goditjeve nga pika e dënimit. Nëse Karlsen dhe Anand dalin barazim gjatë 12 lojërave të turneut, ata do të përballen me një seri lojërash më të shpejta. Nëse ka sërish barazim, do të luhen lojëra shumë të shpejta, të njohura si blitz. Nëse sërish janë barazim, edhe në këtë pikë, do të kalojnë në diçka që quhet Armagedon. Në këtë variant të shahut, duhet të ketë patjetër rezultat. I bardhi merr pesë minuta për të kryer të gjitha lëvizjet e veta, i ziu merr katër minuta, por diferenca është që i ziu duhet vetëm të barazojë në mënyrë që të fitojë lojën.
10. Asnjë lojë tjetër tavoline nuk përbën sport spektakolar. Asnjë lojë e tillë nuk shfaqet në ekrane të mëdha dhe as nuk tërheq turma të mëdha spektatorësh.

Related

Lajme 3644962843490498982

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item