Zgjedhjet mbahen më 8 qershor

Atifete Jahjaga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shpallur 8 qershorin si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohsh...

Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shpallur 8 qershorin si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ky njoftim pason shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, një ditë më parë, për shkak të dështimit për të votuar themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Pakicat kombëtare kushtëzuan votimin për këtë Forcë me zgjatjen e mandateve të rezervuara në Parlament, kushtëzim ky i cili u kundërshtua nga disa parti politike në opozitë.

Kjo ishte hera e dytë që institucionet e Kosovës nuk arritën të përmbyllin mandatin katër vjeçar. Mandatin e kaluar, Kuvendi pati shkarkuar qeverinë dhe më pas ishte shpërndarë, duke e dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Related

Lajme 2450433990275912080

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item