Vritet Ish-ushtari i UÇK-së nga Kumanova në Siri

Adnan Rexhepi nga Kumanova është luftëtari i radhës shqiptarë që u vra të shtunën në luftimet në qytetin Sham në  Siri, informon agjencia e ...


Adnan Rexhepi nga Kumanova është luftëtari i radhës shqiptarë që u vra të shtunën në luftimet në qytetin Sham në  Siri, informon agjencia e lajmeve INA.
31 vjeçari ka qenë pjesë e kryengritësve sirian kundër regjimit të diktatorit Bashar Al Asad.  Siç mësohet ai ka ndërruar jetë të shtunën, ndërsa sot zyrtarisht janë informuar të afërmit e tij.
“Sot morëm lajmin se vëllau jonë Adnani ra shehid në tokën e Shamit,  All-llahu e past mëshiruar ,  ndjehemi krenarë qe e patëm shok”, kanë shkruar shokët dhe miqtë e tij në rrjetin social ‘facebook’, duke shprehur ngushëllime edhe pranë familjes së tij.
Adnan Rexhepi ka qenë ish-luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në luftën e vitit 2001 në rajonin e Karadakut të Kumanovës, duke qenë pjesë e njësisë speciale.  Në vitin 2003 ai u arrestua dhe u dënua me 4 vjet burg, si viktimë e një procesi të montuar për gjoja vendosjen e bombave në qendër të Kumanovës.

Related

Kronika e zezë 6885075137257777856

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item