Tragjedia në minierë, Erdogan anulon vizitën e tij në Tiranë
Kryeministri i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shtyrë vizitën e tij për në Tiranë, pas tragjedisë së ndodhur në një minierë ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/tragjedia-ne-miniere-erdogan-anulon.html
Kryeministri i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shtyrë vizitën e tij për në Tiranë, pas tragjedisë së ndodhur në një minierë në Turqi. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku disa minatorë janë raportuar të vdekur pas një shpërthimi dhe një zjarri në një minierë qymyri në Turqinë perëndimore.
Ndërkohë, më shumë se 300 punëtorë të tjerë besohet të jenë të bllokuar nën tokë në minierën në Soma, në krahinën Manisa. Ata janë bllokuar rreth 4 km larg daljes së minierës. Operacionet e kërkim shpëtimit tashmë kanë filluar për nxjerrjen e minatorëve, ndërkohë raportohet se në momentin e shpërthimit nëntokë ndodheshin 580 punëtorë.