Studimi: Si iu desh dinozaurëve të evoluonin që të mbijetonin

Kërkuesit e Universitetit të Oksfordit kanë zbuluar së fundmi se dinozaurët pësuan një proces tkurrjeje, që ishte i domosdoshëm për mbijetes...

Kërkuesit e Universitetit të Oksfordit kanë zbuluar së fundmi se dinozaurët pësuan një proces tkurrjeje, që ishte i domosdoshëm për mbijetesën e tyre

Kur vjen puna te përmasat, duket sesa më i vogël të jesh, aq më shumë shanse ke për të mbijetuar. Ose të paktën kjo është teoria e kërkimit më të fundit që shpjegon përse disa grupe dinozaurësh mbijetuan më shumë se të tjerët.
Studimi, që ‘peshoi’ qindra dinozaurë, sugjeron se tkurrja mund të ketë ndihmuar grupin që u bë shpend për të vazhduar në eksplorimin e disa aspekteve të fshehta të evolucionit.
Një skuadër ndërkombëtare, e udhëhequr nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit dhe Muzeut “Royal Ontario”, vlerësoi masën trupore të 426 specieve të dinozaurëve bazuar në trashësinë e kockës së këmbëve.
Skuadra zbuloi se dinozaurët shfaqnin shkallë të shpejta të evolucionit të masës trupore, 220 milionë vjet më parë kur u shfaqën fillimisht.
Megjithatë, shumë shpejt procesi u ngadalësua dhe vetëm linja e zogjve vazhdoi të ndryshonte përmasat. Kjo vazhdoi të ndodhte për 170 milionë vjet, duke prodhuar diversitet ekologjik të pahasur më parë te dinozaurët.
Archaeopteryx, shpendi i parë, ishte një dinozaur që peshonte vetëm 1 kg. Masa e vogël mund të ketë qenë çelësi i suksesit evolucionar të zogjve. Kjo linjë speciesh vazhdoi eksperimentimin me përmasa akoma më të vogla, duke bërë të mundur ‘dizajnime’ të reja trupi dhe përshtatje në rritje më të shpejta.
Çfarë tregon ngjyra e dinozaurëve për evoluimin e shpendëve?
Shpendët e parë që evoluuan pas grupit të dinozaurëve morën një ngjyrë më të theksuar, tregon një studim i fundit. Kërkimi zbuloi se, përveç ngjyrës, kimikatet e pigmenteve i përgatitën dinozaurët për fluturim. Të njëjtat kimikate kanë ndihmuar në ndryshimin e metabolizmit të shpendëve të hershëm, në mënyrë që ata të qëndronin në ajër gjatë fluturimit.
Studimi u përqendrua në maniraptoranët mishngrënës, që jetuan 150 milionë vite më parë dhe kishin shumë organe të shpendëve, që më pas u zhdukën.
Shkencëtarët krahasuan qimet, lëkurën dhe pendët e vertebrorëve që jetonin në tokë përfshirë këtu zogjtë, mamalët dhe zvarranikët me fosilet e specieve të lashtë si hardhuca, breshka dhe dinozaurë. Ata u befasuan kur zbuluan se speciet e studiuara ndanin një variete të zhvillimit evolucionar të masave dhe formave të melanozomës, një kimikat që mundëson ngjyrën e indeve, flokëve dhe pendëve.
“Ajo që zbuluam ishte goditëse”, tha Dr. David Evans në Muzeun “Royal Ontario”. Masa trupore e dinozaurëve që evoluoi shumë shpejt në format e hershme, ka gjasa të jetë e lidhur me gjetjen e kleçkave ekologjike. Në përgjithësi, shpejtësia e evoluimit u ngadalësua teksa pasardhësit vazhduan të zhvillohen në diversitet.
Falë ritmit të qëndrueshëm të evolucionit te dinozaurët me pendë, u shfaqën shpendët. Zhvillimi i dytë më i madh i dinozaurëve. Kjo linjë speciesh vazhdoi të eksperimentonte me përmasa trupore që sa vinin e zvogëloheshin. Grupe të tjera dinozaurësh që nuk mundën të vepronin në të njëjtën mënyrë, u rrezikuan nga zhdukja.
Skuadra ekzaminoi evolucionin e masës trupore tek e gjithë familja e dinozaurëve dhe zbuloi se ata u shfaqën në 160 milionë vitet e parë në Tokë. Nëse të afërm të tjerë kanë përmasa deri diku të ngjashme, kjo nënkupton se evolucioni i tyre ishte i ngadaltë. Por nëse ata kanë përmasa të ndryshme, atëherë procesi i evolucionit ka qenë i shpejtë për ta.
Shkencëtarët arritën në përfundimin se masa e vogël trupore mund të jetë çelësi i ruajtjes së potencialit evolucionar te shpendët, që e thyen rekordin e përmasës më të vogël të trupit 1 kilogram, të cilën e kishin vendosur dinozaurët.
“Dinozaurët nuk janë në zhdukje, ekzistojnë 10 mijë specie prej tyre që janë të gjallë, në formën e zogjve”, tha dr. Roger Benson nga Departamenti i Shkencave të Tokës në Universitetin e Oksfordit.
Tiranosauri reks peshonte 7 tonë dhe ishte grabitqari më i madh i të gjitha kohërave. Por për shkak se nuk arriti të përshtatej, ai u zhduk.

Related

Studime 8474268287383388301

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item