Shtetet që paguajnë taksa më të larta

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD, ka publikuar listën e shteteve që paguajnë taksa më të larta. Ky studim i kryer krah...


Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD, ka publikuar listën e shteteve që paguajnë taksa më të larta. Ky studim i kryer krahason kuotën e taksave dhe sigurimeve shoqërore në bazë të të ardhurave mesatare në 34 vende të botës.
Ndryshe nga herët e tjera që ishim mësuar që të dëgjonim se, taksat më të larta i paguajani amerikanët, japonezët, australianët apo edhe anglezët, sipas OECD, Belgjika, Gjermania dhe Danimarka janë shtetet që kanë barrën më të lartë të taksave.
Ndërsa shtetet që paguajnë më pak taksa janë Koreja Jugut, Meksika dhe Kili. Amerikanët ndodhen në mes.
OECD e bëri krahasimin duke marrë të ardhurat mesatare vjetore në secilin vend dhe më pas duke hequr taksat federale dhe lokale, si dhe kontributet shoqërore të personave të punësuar.
Studiuesit përdorën si subjekt një punëtor të thjeshtë që nuk kishte fëmijë apo detyrime kundrejt të tjerëve. Kur fillon dhe bëhet zbritja e shifrave rezulton se, barra e taksës për një punëtor amerikan që fiton rreth 48 mijë e 463 dollarë në vit është paksa më poshtë se mesatarja globale.
Amerikanët paguajnë 24.6 për qind të rrogës së tyre në taksa dhe sigurime, duke pasur mundësi të çojnë në shtëpitë e tyre 75 për qind të pagës.
I njëjti studim tregon gjithashtu se barra e taksave për një punëtor kanadez është dy për qind më e ulët se e amerikanëve, edhe pse vendi siguron kujdes shëndetësor për të gjithë banorët përmes sistemit të taksimit.

Ndërsa belgët janë ata që kanë barrën më të madhe, pasi u mbetet vetëm 57.4 për qind e rrogës së tyre.

Related

Ekonomi 2091961369658557062

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item