Shqiptari i kombëtares gjermane

Përveç shqiptarëve që do të luajnë me kombëtaren e Zvicrës në Kupën e Botës “Brazil 2014”, mund të ketë dhe një lojtar shqiptar në kombëtare...


Përveç shqiptarëve që do të luajnë me kombëtaren e Zvicrës në Kupën e Botës “Brazil 2014”, mund të ketë dhe një lojtar shqiptar në kombëtaren gjermane.
Bëhet fjalë për Shkodran Mustafin, i cili luan tek ekipi i Sampdorias në Seria A, në Itali. 22-vjeçari është thirrur në ekipin provizor të kombëtares gjermane për “Brazil 2014”.
Një lajm i tillë ka bërë bujë më shumë në Angli sesa në Shqipëri. Kjo për shkak të një historie të tij me trajnerin e shkarkuar të Mancherster United, David Moyes.
Mustafi ishte pjesë e Evertonit para se të kalonte me çmim zero tek ekipi Italian. Kjo pasi Everton me urdhër të Moyes e la të lirë lojtarin.
Një vendim të tillë ai e mbrojti duke thënë se, lojtari nuk ishte mjaftueshëm i mirë për Evertonin, ndërsa sot 22-vjeçari është një nga mbrojtësit më premtues.
Mustafi, që është me origjinë shqiptare ishte pjesë e ekipit U-17 në Kupën e Botës së vitit 2009. Roli i tij ka qenë jetësor për Sampdorian këtë sezon pasi ka luajtur 31 ndeshje dhe ka shënuar një gol.
Ai duhet të tërheqë më shumë vëmendje sesa mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker dhe ai i Bajernit, Jerome Boateng për të zënë një vend për në “Brazil 2014”. Mustafi ka qenë pjesë e rregullt e ekipeve të të rinjve të kombëtares gjermane, por ai është i lirë të luajë edhe për Shqipërinë.
Emri: Shkodran Mustafi
Ditëlindja : April 17, 1992
Vendlinja: Bad Hersfeld, Germany
Ekipi: Sampdoria (2012- )
Ekipet të mëparshme: Hamburg (2006-09), Everton (2009-12)

Related

Sport 8200940934547158599

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item