Shenja të çuditshme që tregojnë për sëmundje të hershme
Shumë sëmundje fillojnë me çrregullime të vogla që mund t’i zbuloni edhe vetë – nëse e dini se çka kërkoni dhe ku duhet të shiqoni. Këto jan...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/shenja-te-cuditshme-qe-tregojne-per.html
Shumë sëmundje fillojnë me çrregullime të vogla që mund t’i zbuloni edhe vetë – nëse e dini se çka kërkoni dhe ku duhet të shiqoni. Këto janë pesë “pikat” të cilat kohë pas kohe duhet t’i kontrolloni.
Shqisa e të nuhaturit
Dobësimi i shqisës së të nuhaturit mund të jetë shenjë e cila tregon në paraqitjen e sëmundjes së Alzheimer-it. Çrregullimet ndodhin në skajet nervore brenda në hundë që janë të lidhur me pjesë të caktuara të trurit, dhe që kanë lidhje me këtë sëmundje.
Kontrolloni thonjtë
Thonjtë e shëndoshë janë të rrafshtë, pa ‘ënjtje’, dhe kanë ngjyrë rozë të theksuar. Nëse vëreni skuqje dhe ënjtje nën thonjtë, mund të jetë shenjë për “lupus”. Bëhet fjalë për sëmundje auto-imune e cila sulmon indin e shëndoshë.
Edhe flokët janë të rëndësishme
Kur gjëndrra tiroidale nuk funksionon ndikon në hormone të trupit, duke përfshirë edhe ato për rritjen e flokëve. Nëse vëreni se flokët ju bien me shpejtësi, dalin qime në ballë egziston mundësia se diçka nuk është në rregull me punën e kësaj gjëndrre.
Kontrolloni frymëmarrjen
Nëse mbani erë të keqe, më parë mund të jetë shenjë e higjienës së keqe orale dhe dhëmbëve të prishur. Por mund të jetë tregues edhe i vështirësive me ereksionin – nëse jeni mashkull.
Kontrolli i syve
Një hulumtim ka zbuluar se njerëzit e moshës 38 vjeç me kapilarë të zgjëruar në sy kanë koeficient inteligjence më të vogël. Me kohë funksionet e tyre kognitive (njohëse) zvogëlohen dhe kjo mund të paralajmërojë demencian (harresën)./femina