Sekti ilegal në Elbasan, studentja abortoi prej predikimeve

Zbardhet dosja e plotë të hetimeve për sektin ilegal në Elbasan, që u finalizua pak ditë më parë me arrestimin e predikuesit, xhamalarës. Pr...


Zbardhet dosja e plotë të hetimeve për sektin ilegal në Elbasan, që u finalizua pak ditë më parë me arrestimin e predikuesit, xhamalarës. Predikimet e xhamalarësit elbasanas ndaj vajzave studente është kthyer në një dramë sociale për to. Mungesa e komunikimit me prindërit, zënkat me bashkëshortin pasi sipas predikuesit ai e tradhtonte, e deri te ndërprerja e shtatzënisë, janë disa nga dramat e përjetuara prej tyre. Zbardhet e plotë kërkesa e Prokurorisë drejtuar Gjykatës për caktimin e masës së sigurisë ndaj 39- vjeçarit Ilirian Hida. Kërkesa e Akuzës ndodhet tashmë në dosjen gjyqësore dhe është detajuar i gjithë historiku i katër vajzave, prindërit e të cilave iu drejtuan policisë për ndihmë. Hida është i dyshuar për veprën penale të “nxitjes së urrejtjes ose grindjes”, të parashikuar nga neni 265 i K.Penal.
Siç mësohet, më 20 shkurt të këtij viti, janë paraqitur në Policinë e Elbasanit shtetasit F. B. nga Skrapari, K. Q. nga Tirana dhe Sh. H. nga Tirana, të cilët kanë bërë kallëzim ndaj Ilirian Hidës. F. B. nga Skrapari ka kallëzuar se vajza e tij S. B., studente në Tiranë, ka disa kohë që frekuenton një sekt fetar me predikues Ilirian Hida.
“Gjatë kohës që vajza frekuentoi predikimet e këtij sekti, ajo ka shfaqur shqetësime psikologjike dhe sjellje jonormale. Në përgatitjet për festën e Vitit të Ri, vajza ishte kundër zhvillimit të kësaj feste. Thoshte se në besimin që ajo predikon nuk lejohen festat e asnjë lloji (Krishtlindjet, Bajrami etj), nuk ka gëzime. Pasi bisedova me vajzën, mësova se predikuesi i mësonte që të tërhiqej nga familja, të mos ushqenin respekt dhe dashuri”, është shprehur për grupin e hetimit babai i studentes.
Ndërsa kallëzuesi K. Q. është shprehur se 9 vjet më parë, dy vajzat e tij A. Q. dhe M.Q. kanë frekuentuar “Kishën e Lirë të Apostujve të Pentagosis” në Tiranë.
Vajza e madhe A.Q. është martuar dhe është larguar në Amerikë, ndërsa e motra pasi mbaroi shkollën e lartë, nuk pranoi të punësohet pasi sipas saj nuk e lë Zoti që të punojë. Ajo ishte rënduar nga ana psikologjike, rrinte e vetmuar, e shkëputur nga shoqëria e saj dhe për një kohë të gjatë nuk pranonte të takonte as babain e saj. Ajo u largua pa lejen e tij nga shtëpia, duke qëndruar te banesa e Ilirian Hidës në Elbasan, dhe kur i ati i kërkonte të vinte në shtëpi, ajo përgjigjej se unë do të ndjek Zotin. Ndërsa vajza e madhe që jeton në USA, ka pasur edhe probleme me të shoqin pasi Ilirian Hida vazhdimisht i thoshte që burri e tradhton.
Kallëzuesi tjetër SH.H. është shprehur se vajza e tij E.H. pasi mbaroi shkollën e lartë në vitin 2012 filloi të shfaqte shqetësime serioze. Ajo e konsideronte Ilirjan Hidën si të dërguarin e Zotit.
“Nga ndikimi i predikimeve të Hidës, vajza ka shfaqur shenja të lodhjes fizike dhe psikike, është shkëputur nga shoqëria”. Në vitin 2011, E.H ka qenë shtatzënë dhe për shkak të predikimeve të Hidës ajo e ka ndërprerë shtatzëninë.
Mbi bazën e kallëzimit të këtyre shtetasve,. Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar procedimin penal ndaj shtetasit Ilirjan Hida, i dyshuar për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe grindjes.

Related

Lajme 5503834471519775146

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item