Prostituta shqiptare rrëfen ankthin nga maniaku vrasës (Video)

Oggi”, e përditshmja italiane, për të mos dhënë identitetin e saktë të prostitutës shqiptare e quan “Anxhela”. Ajo tregon tmerrin e dy muajv...


Oggi”, e përditshmja italiane, për të mos dhënë identitetin e saktë të prostitutës shqiptare e quan “Anxhela”. Ajo tregon tmerrin e dy muajve më parë, kur takoi maniakun e Firences duke rrezikuar të pësonte të njëjtin fat si shoqja e saj rumune.
Anxhela tregon se hidraulikun 55-vjeçar, e kishte takuar para 2 muajsh. Ai i kishte premtuar 300 euro për një raport seksual, të cilin do ta bënte me duar të lidhura.
“Meqë ishte italian dhe meqë kishte një farë moshe mendova se s’do më bënte gjë, pasi ne kemi besim tek italianët. Ishim duke kryer një raport seksual, kur më ngriti peshë dhe më tha të kthehesha. Hapi valixhen që mbante me vete, por unë nisa të bërtisja dhe ai iku me vrap, pasi më mori 110 euro që kisha në çantë. Të bërtiturat e mia i dëgjuan disa njerëz që kishin shtëpinë aty pranë. Ishin ata që erdhën dhe më liruan. Nuk e denoncova në polici, pasi më vinte turp, edhe për shkak të punës që bëj. Nëse do ta kisha denoncuar ndoshta do kisha shpëtuar nga vdekja Kristinën. Kur më thirrën në komisariat për ta identifikuar e njoha menjëherë”,- rrëfen 40-vjeçarja.
Ajo tregon se, monstra Riccardo Viti, pas raportit seksual, e kishte lidhur këmbë e duar, ai kishte ikur duke i marrë 110 eurot që kishte në çantë, pasi ajo kishte nisur të bërtiste. 55-vjeçari hidraulik, Riccardo Viti, nga Firence, akuzohet për vrasjen e prostitutës rumune, Cristina Zamfir, e cila u gjet e kryqëzuar në një tra të një nënkalimi e vdekur. Viti u arrestua pak ditë më parë, pasi akuzohet si vrasës serial i prostitutave.
Video

Related

Kronika e zezë 7304045798148977323

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item