“Nëse foshnja e nuses të djalit është imi, do të var veten”

Para disa ditësh, prindërit gruas që mbyti foshnjën akuzuan vjehrrin e saj, se fëmija i përkiste atij, pasi ia kishte përdhunuar vajzën e ty...


Para disa ditësh, prindërit gruas që mbyti foshnjën akuzuan vjehrrin e saj, se fëmija i përkiste atij, pasi ia kishte përdhunuar vajzën e tyre. I tronditur nga akuzat e ish-nuses së djalit tij, Oriola Lleshit, 60-vjeçari nga Librazhdi, Haxhi Lleshi, mohon atësinë mbi foshnjën.
Sipas tij akuzat janë fabrikuar nga krushqit e tij për faktin së nuk mundi të mbronte krimin e nuses djalit, Oriola Lleshit, e cila aktualisht ndodhet prapa hekurave.
I moshuari rrëfen për “A1 Report” se nëse analizat tregojnë se, ai është babai i foshnjës, atëherë do vetëvaret në mënyrë demonstrative në mes të qytetit.
“Jam i pafajshëm, akuzat ndaj meje të ulëta, kanë qëllim denigrimin tim. Nëse akuzat vërtetohen do të var veten”, – është shprehur Haxhi Lleshi. Për Haxhi Lleshin kjo ngjarje ka një shkaktar dhe ai duhet të marrë dënimin e merituar, ai tregon se me nusen, Oriolën, kanë pasur raporte korrekte dhe se e kanë e respektuar.
 Oriola Lleshi 24-vjeçarja, nga Kuturmani i Librazhdit mbyti me jastëk foshnjën e saj, pasi bashkëshorti nuk pranonte atësinë e saj.
Prindërit e Oriola Lleshit, kanë thënë se fëmija nuk ishte e bashkëshortit, por dyshojnë se fëmija ishte i vjehrrit të vajzës. Bajram dhe Xhevrie Radiçi, kanë akuzuar vjehrrin e vajzës, duke thënë se ai ishte imoral.
Ata kanë dënuar aktin e kryer nga e bija, por hedhin dyshime për atësinë e babait të foshnjës, duke akuzuar krushkun për përdhunimin e vajzës.
Prindërit kanë treguar se vajza e tyre ka qenë një herë e martuar dhe kjo ishte martesa e dytë me Artanin. Nëna e vajzës ka treguar, se në 4 vjet martesë vajza e tyre nuk shkonte te prindërit e saj. Ajo edhe pse nuk ka treguar, sipas prindërve dhunohej nga kunetërit dhe nga i vjehrri, i cili e ofendonte vazhdimisht.
Prindërit e Orjolës, tregojnë se janë detyruar ta lënë vajzën atje për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Por, qysh herët e kishin këshilluar dhëndrin e tyre Artanin që ta merrte Orjolën me vete në emigrim, pasi vjehrri i saj ka qenë imoral.
Babai i vajzës ka thënë se, kur ka shkuar ka takuar Orjolën në burg, ajo i kishte thënë se ishte më e lirë në qeli se në shtëpinë e burrit.
 /Shekulli Online/ E.L./

Related

Kronika e zezë 2218550989599053237

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item