Muhamed Zeqiri: Zhgënjimi i fundit i BDI-së
Politika nuk është gjithmon të thuash PO! Në politikë duhet të dish të thuah JO, atëherë kur duhet thënë. Kërkuat mbështejten e popullit, e ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/muhamed-zeqiri-zhgenjimi-i-fundit-i-bdi.html
Politika nuk është gjithmon të thuash PO! Në politikë duhet të dish të thuah JO, atëherë kur duhet thënë. Kërkuat mbështejten e popullit, e morët si asnjë parti shqiptare në Maqedoni deri më tani me mbi 150 mijë vota. Ua dhanë besimin për të realizuar atë që premtuat! Nuk ua dhanë të përkuleni para Nikolla Gruevskit. Nuk ua dhanë votën që të futeni në qeveri pa marrëveshje politike , nuk ua dhanë votën që ti zgjënjeni ata, nuk ua dhanë votën që të shkelni mbi trupat e gjallë të tyre sikur nuk i vëreni, ua dhanë duke patur besimin se do të realizoni atë që premtuat, por në asnjë moment nuk ua dhanë që ti besoni përrallave të Nikolla Gruevskit dhe as atyre tuajave se do të na anëtarësoni në NATO për 6 muaj. Edhe në 2008 po një një koment të ngjajshëm u thash të mos keni iluzione se do të futemi në NATO me Gruevskin kryeministër, po ua them edhe tani 6 vite më pas. Çka pas 6 muajve kur jo populli por Ju të BDI-së do të zgjënjeheni? Do të kërkoni sërish zgjedhje do tju premtoni sërish shqiptarëve integrimin në NATO?.. Më 27 prill dolët të buzëqeshur e të gëzuar duke shpallur fitoren historike të BDI-së dolët për të treguar se keni fituar mbi 150 mijë vota, po ç’ne kur shkelet mbi të njejtat, vetëm dy javë më pas. Po ç’ne kur harruat pse ata Ju votuan!?…. Edhe në këtë mandat nuk arritët që shqiptarët të marin një nga tre postet kyçe në shtet. Nuk arritët të bindi Gruevskin se gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare, nuk arritët të që të kemi ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e presidentit në parlament… Po vallë, çka arritët!? Përveç se të siguroni rrogat e disa funksionarëve Tuaj, që sërish do të ulen në kolltuqet e ministrive dhe drejtorive të ndryshme . A’thua a ja vlen KJO ?… A’thua a jan vlen të sakrifikoni 153 mijë votat e shqiptarëve për të shpëtuar 3-4 funksionar tuaj të komprementuar ?… A’thua mendoni se nuk janë të zhgënjyer me këtë pazar edhe anëtarët e simpatizantët më të flakt të BDI-së! Se nuk janë zhgënjyer edhe shokët Tuaj të luftës, se nuk janë zhgënjyer edhe një pjesë e deputetëve Tuaj nga të cilët kërkuat që në këto memente të demonstrojën unitet?. .. Jo jo, të gjithë janë të zhgënjyer me këtë pazar pa marrëveshje që bët si BDI….Mos kërkoni as alibi te faktori ndërkombëtar se ata ju paskan sugjeruar ta bëni këtë që bët! Mos harroni se nuk ju votuan ndërkombëtarët, por mandatin e morët nga populli Juaj. BDI është një proverb popullore “ FIKË SE FIKË, POR LE T’JET ME MUZIKË”! Njiheni edhe Ivanovin për president e ta festoni humbjen e fitores historike….Do ta përbylli këtë koment me muzikë, me një pjesë të tekstit të këngëtarit, Flori të këngës “Zëmërthyer”, kushtuar zhvillimeve politike në Shqipëri e që sot përkon me realitetin tone politik këtu në Maqedoni:
E nisa rrugën pastër me ideale te zjarrta
Duke ecur ëndrrat vdiqën
Ambiciet janë të qarta
Lëpin aty ku folën, shkelën mbi parime
Këtu ka vetëm pazare, nuk ka me qëllime
Tradhtar ne sy te njerëzve
Tradhtar përpara Zotit
Dikush më tha rri urtë
Thashë më mirë mos flas
Po pse dreqin të duroj
Kur shpirti po me plas
Duke ecur ëndrrat vdiqën
Ambiciet janë të qarta
Lëpin aty ku folën, shkelën mbi parime
Këtu ka vetëm pazare, nuk ka me qëllime
Tradhtar ne sy te njerëzve
Tradhtar përpara Zotit
Dikush më tha rri urtë
Thashë më mirë mos flas
Po pse dreqin të duroj
Kur shpirti po me plas
Jam i pa përfaqësuar, i parealizuar
Unë jam i tradhtuar, jam i nënvlerësuar
Unë nuk jam pazar e as matematikë
O politikë e ndyrë jam me gjak, jam me shpirt
E kur fillon për keq te shkoje deri ne fund
Me mire një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund
E shohin një drite te vogël
Se me keq s’ka ku te shkoje
Vetëm me besim te Zoti
Ky popull mund te shpëtoje
Unë jam i tradhtuar, jam i nënvlerësuar
Unë nuk jam pazar e as matematikë
O politikë e ndyrë jam me gjak, jam me shpirt
E kur fillon për keq te shkoje deri ne fund
Me mire një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund
E shohin një drite te vogël
Se me keq s’ka ku te shkoje
Vetëm me besim te Zoti
Ky popull mund te shpëtoje