Lidhur me shpërnguljen e familjes Zeqiri nga Radishani i Shkupit, për në Shturgard të Gjermanisë, e cila ishte e detyruar të shpërngulet nga shtëpia për shkak të presioneve nga bashkëvendësit e tyre maqedonas, ka reaguar edhe publicisti i njohur, Kim Mehmeti.
“16 anëtarët e familjes Zeqiri nga Radishani i Shkupit e braktisën vatrën e tyre e shkuan në Gjermani! Ata shkuan që ta shpëtojnë vetveten, por pa na treguar se kush do na shpëtojë neve nga turpi! Ku ta dish, mbase pas legjitimimit të politikës së përmendoreve, ne edhe s’kemi përse të turpërohemi! Do vazhdojmë tutje si deri më tani: për çdo gjë ta fajësojmë palën maqedonase, por jo edhe ata që korrën fitore ‘historike’, të ndihmuar edhe nga mediat që na informojnë për ndodhitë në ‘Tunguzi’, por jo edhe për disfatën e shqiptarëve që jetojnë qindra metra larg redaksive të tyre!”- , shkruan Kim Mehmeti.