Japoni, 3 vjet pas tsunamit gjejnë maçokun e tyre të dashur

Tre vjet pas tërmetit të fortë në historinë e Japonisë, ai që dëmtoi centralin e Fukushimës, familja Yamagishi është sërish e bashkuar. Kur ...


Tre vjet pas tërmetit të fortë në historinë e Japonisë, ai që dëmtoi centralin e Fukushimës, familja Yamagishi është sërish e bashkuar. Kur asnjë nuk besonte se do të ishte më e mundur, Suika, maçoku i dashur i një çifti nga Ofunato, është kthyer në shtëpi. Është gjetur në një pyll pak larg shtëpisë së tyre të vjetër dhe falë shenjës së personalizuar, arriti të ripërqafojë padronët e tij.
Në fillim të muajit prill, maçoku u gjet 50 kilometra larg Ofunatos në një pyll. E dërguar në një vendqëndrimi në ndihmë të kafshëve, drejtuesit pritën një muaj që të zotët të bëheshin të gjallë, të cilët kishin humbur çdo shpresë për ta gjetur.
Pasi nxorrën një njoftim në një gazetë lokale për maçokun e humbur, autoritetet zbuluan se në qafën e kafshës ishte shkruar mbiemri i familjes, Yamagishi, i shoqëruar me një numër telefoni. Pas më shumë se një mijë ditëve të kaluara në trishtim, pikërisht në ditën ë nënës, Takeo dhe Kazuko, mundën kështu të shikonin Suikën e dashur.

Related

Lajme te rralla 3897558079907237708

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item