Hollande dhe Merkel kërcënojnë Moskën për pasoja të rënda në rast dështimi të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë
STRALSUND (Gjermani), 10 maj /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, François Hollande përdorën tone të ashp...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/hollande-dhe-merkel-kercenojne-mosken.html
STRALSUND (Gjermani), 10 maj /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, François Hollande përdorën tone të ashpra ndaj Rusisë në rast të mosmbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të parashikuara më 25 maj, bëhet e ditur nga një deklaratë e përbashkët e publikuar sot në Gjermani.
“Dështimi i mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të njohura ndërkombëtarisht do të destabilizonte më tepër vendin. Franca dhe Gjermania vlerësojnë se në këtë rast pasojat duhen shmangur, siç parshikohej nga Këshilli evropian më 6 mars”, shkruante ai në këtë tekst franko-gjerman të publikuar në Stralsund (veri) në përfundim të një takimi informal mes dy drejtuesve.