“Gjumë të ëmbël” pas një libri të zgjedhur
Ndonëse prejardhja e ëndrrave dhe aq më pak domethënia e tyre, ende nuk kanë marrë një konfirmim shkencor, asgjë nuk i ka ndalur shkëncëtarë...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/gjume-te-embel-pas-nje-libri-te-zgjedhur.html
Ndonëse prejardhja e ëndrrave dhe aq më pak domethënia e tyre, ende nuk kanë marrë një konfirmim shkencor, asgjë nuk i ka ndalur shkëncëtarët dhe studiuesit në periudha të ndryshme të kryejnë studime lidhur me to, apo për ndikimin që mund të kenë situata dhe fenomene të ndryshme pikërisht në ëndërrim. Një studim i tillë është kryer së fundmi edhe në Angli, ku një grup kërkuesish, kanë parë se si ndikon leximi i një libri para gjumit. Studimi është zhvilluar i tillë; janë realizuar mbi 100 mijë pyetësorë, të cilët u shpërndanë në thuajse çdo librari të Britanisë së Madhe, në lexues të moshave dhe katëgorive të ndryshme. Studimi, i mbiquajtur Dream Lab (Laboratori i ëndrrave) mundësoi në këtë mënyrë që të merrej një informacion i caktuar për 100 mijë lexues. Të dhënat më pas iu kaluan kërkuesve në Universitetin e Galesit, për t’u përpunuar dhe për të nxjerrë rezultate. Në këtë mënyrë, u arrit që të përcaktohej, në mënyrë shkencore se ka një lidhje mes leximit gjatë mbrëmjeve dhe gjumit që individët e caktuar bënin. Kështu, një libër i mirë, një histori e lehtë, mund t’ju favorizojë ndoshta edhe më shumë se një gotë qumësht apo kamomil, për të pasur një gjumë të mirë e për rrjedhojë edhe të shëndetshëm. Mos lexoni më shumë se një orë dhe përzgjidhni pozicionin e duhur gjithmonë, nëse i preferuari juaj para gjumit do të jetë libri. Nuk është mirë të lexoni në brinjë dhe as shtrirë, duke e mbajtur librin sipër, pasi kështu rrezikoni të krijoni dhimbje në shpinë dhe për sytë. Ndriçimi gjithashtu do të duhet të jetë ai i duhuri, pasi një ndriçimi më i dobët, por në të njejtën kohë edhe një ndriçim i fortë mund të rezultojnë shumë të dëmshëm për sytë tuaj. Kini parasysh të mos lexoni më shumë se një orë para gjumit. Megjithatë, për përzgjedhjen e librit, ç’ka përbën edhe thelbin e gjithë kësaj, lëxoni rezultatet dhe këshillat e studimit të mëposhtëm.
Cilët janë ëndërruesit?
Në pyetësorin e hartuar, kërkuesit janë munduar fillimisht të njohin profilin e atyre të cilët frekuentonin bibliotekat, duke konstatuar në fakt se personat që më shpesh shkonin në një bibliotekë, pra në një ambjent ku lexohet në masë, kishin një kujtesë më të mjegulltë të ëndrrave. Në përgjithësi, femrat kishin një kujtesë më të fortë ndaj ëndrrave dhe ishin më të prirura të pësonin ankthe. Ndër të tjera, kërkuesit arritën të kuptonin se më kalimin e moshës, njerëzit ëndërronin më pak dhe për rrjedhojë kishin edhe më pak netë me ankthe.
Më thuaj çfarë lexon
Psikologët kërkuan gjithashtu të krijonin një lidhje mes asaj që lexohej dhe ëndrrave. Për ta, leximi i një romani rozë, me leximin e një thriller, nuk sillte gjumë të njëjtë, e aq më pak ëndërra të njëjta. Kështu, nga përpunimi i të dhënave të marra nga kërkimet, psikologët arritën të kuptonin se sa më shumë njerëzit lexonin poezi, aq më pak i kujtonin ëndërrat dhe përpos kësaj, kishin edhe tendencë të mos i mbanin mend ose të mos jua tregonin ato të tjerëve. Një tjetër fakt interesant , i dalë nga kërkimi, ishte se ata të cilët lexonin romane rozë, me histori dashurie, e kishin më të lehtë të kujtonte dhe të fliste për ëndërrat e tij. Të tjerët, ata të cilët lexonin histori policeske, apo romane fantastiko shkencorë bënin një gjumë me ëndrra të çuditshme, me ngarkesë të madhe emotive. Në grupin e atyre të cilët ëndërronin më pak, por edhe flisnin më pak për ëndrrat e tyre, ishin edhe ata të cilët lexonin shumë material mbi zhvillime qytetërimesh dhe epokash.
Nga policesku tek ankthi
Në të kundërt me sa mund të mendohej, nuk ka absolutisht as edhe një lloj lidhje mes leximit të historive policeske apo thrillerave me pasjen e anktheve gjatë natës. Me sa duket, të tilla ankthe natën, i sjellin vetëm ato histori fantastiko – shkencore sikurse mund të jenë disa subjekte surreale, përshembull libri “Zotëria i unazave” apo të tjerë. Për këta libra, sipas studimit në fjalë, shtohej frekuenca e ëndrrave me përmbajtje të frikshme. Nga ana tjetër, duke iu referuar sërish të dhënave nga kërkimi, fëmijët dhe adoleshentët që lexonin libra nga me të frikshmit, kishin një probabilitet shume herë më të madh për të parë ëndërra të këqija dhe të pësonin makthe gjatë natës, se të tjerët që lexonin histori të ndryshme, osë që nuk lexonin fare para gjumit. Kërkimi nxorri gjithashtu fakte shumë herë më interesante për fëmijët. Në të kundërt, këta libra, nuk kishin të njëjtin impakt tek të rriturit. Megjithatë, fëmijët të cilët lexonin libra të frikshëm, edhe pse shihnin ëndërra më të këqija, e dinin në fakt që po ëndërronin.
Përzgjidhni librin dhe keni përzgjedhur gjumin
Në përfundim, psikologët dhe kërkuesit, këshillojnë se leximi është shumë i rëndësishëm në favorizimin e gjumit për disa arsye, ku dominonte ajo, sipas së cilës, nëse lexohet para gjumit mendja ka mundësi të çlodhet dhe për pasojë të bjerë në gjumë e tillë. Por kujdes, gjithnjë varet nga ajo çfarë përzgjidhni të lexoni. Bëni mirë të mos ngarkoni shumë mendjen tuaj me libra “të rëndë”. Megjithatë, mund edhe t’i lejoni vetes policeskë të lehtë, duke qenë se ishin këta, ndër librat që më pak sillnin ankthe dhe ju sillnin ëndërra jo të ngarkuara. Nëse doni që të “lodhni” sytë më shpejt, për t’ju ardhur edhe gjumi më shpejt, përzgjidhni një libër me poezi, apo një histori dashurie. Në këtë mënyrë nuk ngarkoni trurin me histori të rënda, por edhe keni shansin të ëndërroni më pak. Kujdes të veçantë duhet pasur me librat që përzgjidhni për t’ju lexuar fëmijëve para se t’i vini ata në gjumë. Mundohuni t’ju lexoni një libër jo me histori të frikshme, me figura të cilëve ata ju tremben, nëse doni të favorizoni për ta një gjumë të qetë e të ëmbël./100revista