FITORE E MADHE, PAZAR I ULËT I BDI-SË

Arta Tahiri Ekspertët parashikojnë që NATO do mbetet vetëm në kuadër të premtimeve partiake, sepse VMRO-DPMNE nuk ndryshon kursin e saj poli...

Arta Tahiri


Ekspertët parashikojnë që NATO do mbetet vetëm në kuadër të premtimeve partiake, sepse VMRO-DPMNE nuk ndryshon kursin e saj politik


Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), si parti fituese në bllokun shqiptar, bëri të ditur se para statusit të shqiptarëve, ka vendosur NATO-n dhe Bashkimin Evropian(BE). Nëse kjo nuk ndodh për gjashtë muaj, atëherë thotë se do të rishqyrtojnë koalicionin qeveritar me VMRO-DPMNE-në.
Prioritet i bashkëqeverisjes do të jetë integrimi i vendit në NATO dhe BE.Më pas do të shtrohen në tavolinë premtimet parazgjedhore të BDI-, për çështjet që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve”, ka thënë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
BDI-ja  me anëtarësimin në këtë organizatë, ka “kushtëzuar” edhe njohjen e presidentitGjorgje Ivanov, të cilin e konsideron jolegjitim, meqë sipas partisë së Ahmetit, atë e bojkotuan 90 për qind e shqiptarëve.
BDI-ja në bisedimet e para me partnerin qeveritar, nuk arriti të marrë funksionin e kryetarit të Kuvendit, edhe pse gjatë fushatës parazgjedhore, lideri i kësaj partie Ali Ahmeti, vazhdimisht deklaronte, se ka ardhur koha, që njëri nga tre pozicionet më të fuqishme politike në Maqedoni, tu takojë shqiptarëve.
Fejzi Hajdari botues i gazetës “Lajm”, vlerësoi se nuk ka dilema se negociatat për qeverinë e re, do të zhvillohen midis dy palëve të pabarabarta.Në njërën anë kemi pozicionin super të dobët të BDI-së dhe në anën tjetër është VMRO-DPMNE-ja që ka pozicionin e të plofuqishmit”, tha Hajdari për Inbox7.

Në negociatat me VMRO-DPMNE, dobësohet pozicioni i BDI-së

Pak para kumtimit se VMRO-DPMNE-ja do të bëjë qeverinë e re, disa akademikë, intelektualë dhe analistë shqiptarë, kërkuan që në qeveri të përfshihet BDI-ja, si parti fituese në bllokun politik shqiptar.Nga partia fituese shqiptare ata kërkuan që “në asnjë mënyrë të mos shkelet mbi vullnetin e 153.000 votuesve…”
Abdylmenaf Bexheti: Kurse individë dhe analistë tjerë të caktuar, që dikur, kur ishin në pushtet të BDI-së, nga Vjena e gjithandej, shpallnin mit heroik Ali Ahmetin, sot derdhin vrer për motive, që jo vetëm ata i dinë

Akademiku Abdylmenaf Bexheti i cili firmosi këtë peticion tha për Inbox7 se edhe pse akoma nuk kemi informacione të detajuara për negociatat për formimin e qeverisë nga partitë fituese, në të dyja blloqet më të mëdha etnike në Maqedoni, të njëjtat janë si  “historikisht më të dobëta”.
Kjo aq më tepër kur dihet se VMRO-DPMNE, pas bojkotit absolut të opozitës maqedonase, kurrë s’ka qenë politikisht më e dobët! Pikërisht kjo ishte edhe arsyeja jonë për Apelin e “shumëpërfolur”. Madje edhe nga ata që shumë pak e kanë kuptuar drejt atë! Apeli ishte paralajmërim pikërisht për “fitimtarët”, që të mos ulin pazarin politik, meqë, edhe ashtu jemi shumë të margjinalizuar historikisht. Fatkeqësisht që kjo ndodhi”.
“Të “brengosurit” tjerë, të cilët moti i ka kapluar eklipsi politik, as që pres ta kuptojnë këtë! Kurse individë dhe analistë tjerë të caktuar, që dikur, kur ishin në pushtet të BDI-së, nga Vjena e gjithandej, shpallnin mit heroik Ali Ahmetin, sot derdhin vrer për motive, që jo vetëm ata i dinë!, theksoi Bexheti.
Në këtë kuadër, sipas Hajdarit, kërkesat e BDI-së do të jenë të papërfillshme gjatë bisedimeve.
”Nuk pritet që BDI-ja të ketë ndonjë pozicion të fortë në këtë qeveri.Kjo do të jetë pozita më e disfavorshme e një partie shqiptare në qeveri, që nga fillimi i sistemit shumëpartiak në Maqedoni”, tha Hajdari.
Eksperti i çështjeve politike, Sasho Klekovski në një prononcim për Inbox7, pak para zgjedhjeve parlamentare, kërkoi që pjesë e qeverisë të jetë partia shqiptare, që ka ideologji më të afërt politike me VMRO-DPMNE-në, e që sipas tij është PDSH-ja. Tani,Klekovski sqaroi  se formimi i qeverisë midis partive fituese, është pasojë e faktit se për këtë ekziston marrëveshje joformale midis partive, e që sipas tij “ qeverinë ta formojnë partitë, që kanë numër më të madh të deputetëve”. Ai mendon se koalicioni duhet të jenë ideologjik e jo etnik.

Gruevski nuk ndryshon, BDI nuk del nga qeveria
 
Sasho Klekovski: Nuk besoj se BDI-ja do të dalë nga qeveria nëse në shtator, nuk bëhemi anëtar i NATO-s


Duke folur për integrimet euroatlantike, Bexheti tha se prioritet i qeverisë, deklarativisht është NATO, por pa ’prekur’ emrin. Kurse prioritet i pjesës së karvanit qeveritar të BDI-së , vazhdon të mbetet NATO.

 ”Besoj dëgjuat deklaratat e VMRO-së lidhur me këtë, si nga presidenti “jolegjitim”, ashtu edhe nga funksionarët e lartë të BDI-së.”
”Paralajmërime të këtilla dhe ‘vija të kuqe’, ka kohë që i kemi shijuar dhe kapërcyer”, tha akademiku Bexheti.
Për më shumë, Fejzi Hajdari, nuk beson se dy partitë në qeveri, VMRO-DPMNE-ja dheBDI-ja do të pajtohen lidhur me integrimin në NATO, aq më tepër që VMRO-DPMNE-jatani ka 61 deputetë.
Për vendimet e rëndësishme jetike për MaqedoninëGruevski asnjëherë, nuk e ka pyetur BDI-në, përkatësisht Ali Ahmetin.Pres që Gruevski edhe mëtutje të sillet me këtë avaz mospërfillës ndaj BDI-së”, potencoi Hajdari.

VMRO-DPMNE ka çelësin e afatgjatësisë së qeverisë

Akademiku Bexheti për jetëgjatësinë e qeverisë shprehet se tash e tetë vite u dëshmua se VMRO-DPMNE-ja vendos se deri kur dhe si funksionon qeverisja. “Për sa kohë dhe aq dëshirë të ketë VMRO-DPMNE-ja,ashtu do të zgjasë qeverisja”, konkludoiBexheti.

Ndërsa për kushtëzimin e BDI-së, se nëse në afat gjashtëmujor, Maqedonia nuk anëtarësohet në NATO, do ta rishqyrtojë koalicionin qeveritar, Hajdari tha se figurativisht bëhet fjalë për film të vjetër, me deklaratë të re.

Ahmeti shumë herë u kërcënua për shumë gjëra dhe prapë të gjitha i gëlltiti dhe i pranoi në formën që i levërdiste Gruevskit”. BDI-ja përfundimisht, asnjëherë nuk braktisë qeverinë për kërkesa.Këtë e dëshmojnë përpjekjet e fundit që me çdo kusht të jetë pjesë e qeverisë pa platformë politike”, tha Fejzi Hajdari.

Edhe eksperti Klekovski konsideroi se anëtarësimi në NATO dhe zgjidhja e çështjes së emrit, varet vetëm nga maqedonasit, Greqia, si dhe shtetet kyçe të NATO-s.
Nëse në shtator, nuk bëhemi anëtar i NATO-s, për shkak të Greqisë, nuk besoj se BDI-ja do të dalë nga qeveria, tha Klekovski për Inbox7.
Disa nga mediet në gjuhën shqipe, raportuan se jo vetëm sa i përket platformës politike, por BDI do të ketë pozicion jo të favorshëm edhe për sa i përket ndarjes së dikastereve ministrore dhe drejtorive shtetërore.BDI i quajti si të pabaza këto njoftime.Bisedimet vazhdojnë për formimin e qeverisë së re.
Redaktor: Selim Ibraimi /inbox7

Related

Maqedoni 6082218615840796456

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item