Elbasan, zjarri në familjen rome, pas nënës dhe djalit 7 vjeç vdes edhe kryefamiljari
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit Eduard Seferi, bashkëshortja dhe djali 7 vjeçar i të cilit humbën jetën më 21 pri...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/elbasan-zjarri-ne-familjen-rome-pas.html
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit Eduard Seferi, bashkëshortja dhe djali 7 vjeçar i të cilit humbën jetën më 21 prill, kur shtëpia-barakë ku ata jetonin u përfshi nga flakët.
Lumturi Basha, 30 vjeçe dhe djali i saj K. Basha, 7 vjeç, pjesëtarë të komunitetit rom nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra nga zjarri që përfshiu banesën e tyre që ndodhej në lagjen ‘Brigada e 17 Sulmuese’ të qytetin e Elbasanit.
Ndërkohë, kryefamiljari Eduard Seferi mori gjithashtu plagë të rënda në përpjekje për të shpëtuar nga flakët të afërmit e tij, por arriti të mbijetonte deri ditën e sotme, kur edhe ndërroi jetë në spitalin e qytetit ku ishte shtruar qe nga dita e aksidentit.
Shkak i zjarrit që shoi një familje të tërë sipas policisë, mendohet të ketë qenë soba me dru që përdorej nga familjarët për t’u ngrohur, ndërkohë që flakët janë favorizuar edhe nga materiali me të cilin ishte ndërtuar banesa e tyre, kartonë, dërrasa dhe kompensata.