E ARDHMJA E LAJMIT/ Mr. Google News: Gazetat do ribëhen

“E tashmja e informacionit është e jashtëzakonshme dhe e ardhmja do të jetë edhe më shumë. Ata që nuk e kuptojnë, nuk po shohin në drejtimin...


“E tashmja e informacionit është e jashtëzakonshme dhe e ardhmja do të jetë edhe më shumë. Ata që nuk e kuptojnë, nuk po shohin në drejtimin e duhur”. Ai që e thotë këtë është një 72-vjeçar mjekërrbardhë që ka një optimizëm prej adoleshenti. Quhet Richard Gingras dhe është kreu i Google News, mbledhësi i lajmeve që sot ka më shumë se një miliardë lexues unikë në javë, në 72 vende të botës dhe 45 gjuhë të ndryshme. Më parë ka mbuluar role të rëndësishëm tek Excite dhe Apple, dhe më herët tek Cbs, Nbc dhe Pbs ku ka krijuar të parën revistë interaktive online në vitin 1979. “Të jem i sinqertë, nuk ka ekzistuar asnjëherë në histori një periudhë kaq pjellore për shanset dhe instrumentat e medias”.
E megjithatë, shumë gazeta të mëdha po marrin fund. Ndërkohë që, në SHBA për shembull, disa kanë nisur përdorimin e programeve kompjuterikë për krijimin e artikujve në kohë reale. Aq sa është parashikuar zhdukja e profesionit të gazetarit brenda dhjetë viteve.
Mund të përdoren programe të tillë kompjuterikë për lajmet e shkurtër të rezlutateve të një ndeshje futbolli, për shembull. Por nuk ka asnjë shans, as sot e as nesër, që një kompjuter të jetë në gjendje të rrëgejë një ngjarje ashtu si e bën një person. Dhe është pikërisht rrëfimi i botës që nuk do të zhduket. Dhe nuk do të zhduket as edhe ajo aftësi njerëzore që të bën të kuptosh çfarë është e rëndësishme dhe çfarë nuk është.
(Pershtatur ne shqip nga bota.al)
Motorrë kërkimi, blogje, rrjete socialë. Burimet duket se po shumëfishohen, por ka nga ata që thonë se horizonti i publikut është ngushtuar.
Po ju përgjigjem me një citim dhe një shembull. Marshall McLuhan, dhe më vonë Andy Warhol, thoshin që në të ardhmen çdokush do të mundej të bëhej i famshëm për pesëmbëdhjetë minuta. Por në fund, ajo që po ndodh në open media është që kushdo mund të bëhet i famshëm në 15 minuta. Kohët e fundit Espreso TV, një rrjet i Kievit që ka lindur prejmë pak se një viti, ka arritur vendin e parë mes ngjarjeve më të shikuara në YouTube: 17.6 milionë orë të shikuara në 54 ditë.
Megjithatë, nesër mund të përfundojë në harresë, në shoqërinë e gazetave të mëdha më të besueshme. Ju akuzojnë se jeni ndër përgjegjësit e kësaj rënieje.
Ndodhte edhe në të kaluarën që gazetat e mëdha mbylleshin, dhe po ju them që prej Google News, faqet e informacionit marrin 10 miliardë vizita në muaj. Pastaj, është mirë të kujtoj që gazetat kanë qenë gjithmonë një instrument i fuqishëm, por nuk kanë qenë kurrë një biznes i frutshëm. Unë besoj që, në rastin e organeve të informacionit në krizë, nuk shfrytëzojnë potencialin që kanë. Të ashtuquajturit big data, sa për të përmendur një rast, mund të na thonë shumë për realitetin e gjërave dhe me një saktësi që nuk ka ekzistuar kurrë më parë. Nëse përdoren për qëllime tregtarë, përse të mos shfrytëzohen për të rrëfyer botën? Për të mos folur për arkivat e të përditshmeve. Sikur gazetat të organizoheshin ashtu si duhet… Janë miniera ari autentike. Një prej të përditshmeve më të rëndësishme amerikane ka realizuar një aplikacion që i dedikohet kuzhinës, dhe 98 përqind e materialeve ishin receta të botuara gjatë njëzetë viteve të fundit. Ishte një sukses, edhe ekonomikisht. As ata vetë nuk e besonin. /la repubblica/
Pershtatur ne shqip nga bota.al

Related

Top Lajm 2250376479727343482

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item