Çfarë është “Panda diplomacia”?
Panda diplomacia Ariu panda është një nga simbolet e Kinës. Të gjithë e dinë se atdheu i këtij ariu të rrallë tepër të pëlqyer nga të gjithë...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/cfare-eshte-panda-diplomacia.html
Panda diplomacia
Ariu panda është një nga simbolet e Kinës. Të gjithë e dinë se atdheu i këtij ariu të rrallë tepër të pëlqyer nga të gjithë është Kina. Ndonëse në Kinë tregohet një kujdes i veçantë për ruajtjen e kësaj pasurie të faunës kombëtare, në shumë vende të botës ju mund të takoni panda.
Çfarë është “Panda diplomaci”?
Diplomacia kineze hershëm ka përdorur pandat si dhuratat diplomatike për vendet e tjera. Kjo praktikë ka ekzistuar që në sundimin e dinastisë kineze Tang në vitet 625-705, kur perandori Wu Zetian i dërgoi një çift pandash perandorit japonez. Kjo praktikë diplomatike rinisi në vitet 50-të të shekullit të kaluar për të vazhduar suksesshëm deri në ditët tona. Si kanë arritur pandat deri në SHBA, Britaninë e Madhe, Belgjikë apo Danimarkë?
Misioni “diplomatik” i pandave
Nga 24-28 prill mbretëresha e Danimarkës Margrethe zhvilloi një vizitë zyrtare në Kinë. Gjatë takimit që ajo pati me presidentin e Kinës Xi Jinping u theksua nevoja e rritjes së bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme të jetës. Një nga shkëmbimet konsiston në faktin se Kina ka lejuar huazimin e dy pandave për kopshtet zoologjike të Danimarkës.
Arinjtë panda -dhurata diplomatike
Në një periudhë 26 vjeçare, 23 arinj panda janë dërguar nga Kina në 9 vende të botës, njofton china.org.cn. Nëse do të shohim kronologjikisht dhurimin e pandave, ky mision diplomatik i tyre nisi në vitin 1957 kur pandat Ping Ping dhe An An ju dhuruan Rusisë. Më pas në periudhën 1965-1980, katër panda iu dhuruan Koresë së Veriut, e pikërisht Dan Dan, San Xing etj. Kurse pas vizitës së ish presidentit amerikan Nixon në Kinë dy panda të tjera iu dhuruan SHBA-së dhe bëhet fjalë për Ling Ling dhe Xing Xing. Zonja Nixon ia dhuroi këto panda kopshtit zoologjik të Uashingtonit. Në të njëjtin vit iu dhuruan dy pandat Lan Lan dhe Kang Kang Japonisë. Në vitin 1973 dy panda iu dhuruan Francës. Ato ishin Li Li dhe Yan Yan. Në vitin 1974 Britanisë së Madhe, Kina i dhuroi një çift pandash me emrat Jia Jia dhe Jing Jing. Po në vitin 1974 Gjermania priti pandat Tian Tian dhe Bao Bao. Kurse në 1975 pandat kineze Shao Shao dhe Qiang Qiang udhëtuan drejt Meksikës. Në vitet 1980 dhe 1982 u dërguan si dhuratë në Japoni pandat Huan Huan dhe Fei Fei.
Huazimi i pandave kineze
Një kopsht zoologjik me panda ndryshon shumë në cilësinë e tij nga një zoo pa ariun e adhuruar. Ndaj kopshte të ndryshëm zoologjikë marrin panda me qira nga Kina. Por Kina ka vendosur rregulla të forta për këtë. Marrja me qira e pandave bëhet për një periudhë 10 vjeçare dhe qiraja vjetore është 1 milion dollarë amerikanë. Pas 10 vjetësh pandat rikthehen në atdheun e tyre Kinë. Paratë e mbledhura nga qiraja e pandave i jepen Shoqatës për mbrojtjen e kafshëve të egra të Kinës. Gjithashtu në kontratën e qirasë përcaktohet se çdo këlysh pande i lindur jashtë Kinës do të kthehet bashkë me prindërit në atdheun e tyre.
Cilat janë shtetet që kanë huazuar panda
Përveç qirasë së marrjes së pandave për ti shfaqur në kopshte zoologjike, vendet e ndryshme duhet të përballojnë dhe shpenzime të konsiderueshme për mirëmbajtjen dhe ushqimin e pandave. Nëse do ti referohemi studimeve për këtë do të shohim se sa shpenzime ka marrja e një ariu panda me qira për një vit.
Britania e Madhe- Vendqëndrimi i pandave kërkon shpenzime të konsiderueshme dhe bashkë me importimin e bambusë me të cilën ushqehen pandat kap shifrën 100 mijë dollarë. Ndërkohë në Belgjikë është krijuar një pavion për pandat i ngjashëm me atë të Sichuan-it të Kinës.
SHBA- Në SHBA për mirëmbajtjen e pandave është krijuar një ambient i monitoruar nga video për 24 orë. Një ekip profesional veterinerësh kujdeset për pandat. Arinjtë panda ushqehen çdo ditë me bambu të freskët, patate, radhiqe, lëngje frutash të pasura në vitamina dhe minerale. (Eda Merepeza, albanian.cri)