Botërori 2014, Hodgson shpall listën e Anglisë

Trajneri i kombëtares së Anglisë Roy Hodgson shpalli të hënën listën zyrtare të 23-futbollistëve që do të marrë me vete në Botërorin e Brazi...


Trajneri i kombëtares së Anglisë Roy Hodgson shpalli të hënën listën zyrtare të 23-futbollistëve që do të marrë me vete në Botërorin e Brazilit. Ashtu sic pritej numri 1 i stolit të tre luanëve ka grumbulluar lojtarët që kanë qenë më në formë gjatë këtij sezoni. Në listën prej 23-emrave bëjnë pjesë disa futbollistë me eksperiencë por edhe shumë lojtarë të rinj në moshë. Tre luanët në Kupën e Botës do të udhëhiqen nga eksperienca e Stiven Gerrard, Wayne Rooney-it dhe Frank Lampard por edhe nga talenti u Adam Llallana, Luke Shaw e Daniel Sturidge. Për ti bërë vend talentit 18-vjecar të Sauthempton, Hodgson la jashtë Ashley Cole. Nuk figurojnë gjithashtu në listën e shpallur nga 66-vjecari britanik emra të tillë si Andy Carrol e Michael Carrick e Tom Cleverley edhe pse të tre këta futbollistë do të jenë zgjedhjet e para të trajnerit në rast se dëmtohet ndonjë lojtar I përfshirë në listë.
Porta e 1-herë kampionëve të botës do të mbrohet nga futbollisti I Manchester City-it Joe Hart ndërsa zëvendësuesit tij do të jenë Ben Foster I West Bromwich Albion dhe Fraser Forster I Celtic. Pjesë e 23 të grumbulluarve janë edhe tre lojtarë të Evertonit, dy mbrojtësit Baines e Jagielka si dhe mesfushori I talentuar Rose Barkley. Nuk mungojnë as lojtarët e Liverpool-it Jordan Henderson, Glen Jonhson si dhe 19-vjecari me origjinë nga Jamaica Raheem Sterling. Arsenali ka vetëm dy futbollistë në 23- të përzgjedhurit e ish trajnerit të Liverpoolit që janë Jack Wilshire dhe Chamberlain pasi Theo Walcott nuk ja doli të rikuperohej dot në kohë. Hodgson do të marrë me vetë në Brazil edhe dy mbrojtësit e Manchester United, Phil Jones e Chris Smalling ndërsa në sulm përvec Rooney e Sturridge ka grumbulluar edhe Danny Welbeck e Rickie Lambert. Shorti I ka vendosur tre luanët në grupin D sëbashku me Italinë, Uruguain dhe Costa Rica. Botërori I Brazilit për Anglinë merr start me sfidën e 14 qerëshorit përballë Italisë në stadiumin Arena Amazonia në qytetin e Manaus.

Related

Sport 8572543515182556547

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item