Ushtria turke kontribuon në pajtimin dhe stabilitetin e Bosnjë-Hercegovinës

“Southeast European Times” Në një veprim që ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës (BiH), usht...

“Southeast European Times”



Në një veprim që ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës (BiH), ushtarët nga Turqia janë në vendin ballkanik si pjesë e misionit të BE për të ndihmuar vendin në udhën e vet të pranimit në BE dhe NATO. Politikanët në BiH janë dakord se është e rëndësishme për vendin e tyre të bëhen anëtarë të NATO-s dhe BE dhe batalioni turk, si pjesë e EUFOR, ka ndihmuar BiH. Në një takim të fundit midis Nexhdet Ozel, shefi i shtabit të përgjithshëm mtë Turqisë dhe Ante Jelec, shef i shtabit të përbashkët të forcave të armatosura të BiH në Sarajevë, Jelec tha se Turqia ka mbështetur Bosnjen në udhën e saj për në integrimin euro-atllantik, NATO dhe zhvillimin e vet të përgjithshëm. Bashkëpunimi midis dy ushtrive është zbatuar nëpërmjet donacioneve të pajisjeve ushtarake, edukimit dhe trajnimit. Si pjesë e EUFOR, forcat e armatosura turke po ndihmojnë forcat e armatosura të BiH në fushat e arsimit dhe konsultimit. "Kontributi i kontigjentit të Turqisë në EUFOR për të mbështetur tranzicionin e forcave të armatosura të BiH në një ushtri moderne, është i rëndësishëm. Kjo mbështetje është e dukshme në zbatimin e planeve nga shtabi i EUFOR-it dhe në trainimin e forcave të armatosura të BiH", tha Uma Sinanoviç, kreu i departamentit të marrëdhënieve publike të ministrisë së mbrojtjes së BiH. Sinanoviç tha se bashkëpunimi përfaqëson vazhdimësinë e zhvillimit të partneriteteve dypalëshe midis të dy vendeve. Alptekin Tartiçi, komandant i misionit ushtarak turk në BiH, tha se pranimi i BiH në BE dhe NATO është i nevojshëm për të transformuar përfundimisht mjedisin e sigurisë të vendit. "Kjo do të ketë gjithashtu një ndikim pozitiv në sigurinë e rajonit të Ballkanit. Ne kemi mbështetur BiH gjatë procesit të pranimit për BE dhe NATO. Në këtë kontekst, në të gjitha platformat e NATO-s, ne po japim mbështetjen e duhur që BiH të bëhet një anëtar i NATO-s," tha Tartiçi. Tartiçi tha se përveç mbështetjes ushtarake, trupat turke po organizojnë aktivitete që forcojnë marrëdhëniet cilësore me administratat lokale bazuar në nevojat e tyre. Sipas Tartiçit, forcat e armatosura të Turqisë ndihmuan rindërtimin e 80 shkollave, 28 laboratoreve të gjuhës, shtatë urave, njësive të infrastrukturës dhe atyre fetare. "Ndihma financiare e dhënë nga ushtria turke është më shumë se 4 milion euro që nga 1993," tha Tartiçi. Projektet e ardhshme përfshijnë rindërtimin e një kopshti fëmijësh në Banja Luka. "Në këtë kopësht do të kemi vende për 70 fëmijë. Në një takim me kryebashkiakun e Banja Lukës Slobodan Gavranoviç, përfaqësuesit e ushtrisë turke dhanë një listë të projekteve potenciale në Banja Luka, me qëllim që të vendoset se cilat projekte mund të financohen. Ne ramë dakord që do të ishte kopshti," tha Zoran Novakoviç, shef i departamentit për strehimin, shërbimet dhe transportin në qeverinë e Banja Lukës.

Related

Lajme 7992418601313239338

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item