Studim: Arabia Saudite, shteti më aktiv në Twitter
Shteti i cili ka përqindjen më të madhe të përdoruesve të internetit të cilët janë aktivë në rrjetin Twitter mund të jetë si befasi: bëhet f...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/11/studim-arabia-saudite-shteti-me-aktiv.html
Shteti i cili ka përqindjen më të madhe të përdoruesve të internetit të cilët janë aktivë në rrjetin Twitter mund të jetë si befasi: bëhet fjalë për Arabinë Saudite.
Sipas PeerReach, një e treta e popullatës online të këtij vendi janë përdorues aktivë mujorë të rrjetit Twitter.
Studimi konsideron që përdorues aktivë janë vetëm ata që cicërojnë, në vend të matësve të atyre që vetëm qasen në shërbim.
Është e rëndësishme të thuhet që 40% e përdoruesve të rrjetit Twitter që konsiderohen aktivë gjatë muajit kurrë nuk cicërojnë.
Tabela e mëposhtme nga Statista shfaq 10 shtetet që kanë përqindjen më të madhe të përdoruesve të internetit që cicërojnë të paktën një herë në muaj. SHBA, që është vendi ku ka filluar kjo platformë, radhitet në vendin e tetë në listë. (PCWorld Albanian)