Si të “mposhtim” gripin sezonal nëpërmjet ushqyerjes

Nga Blerina Kaca* Rikthimi i temperaturave të ulta, mungesa e ajrosjes së shtëpisë për shkak të ditëve me shi, qëndrimi në ambiente të mbyll...

Nga Blerina Kaca*


Rikthimi i temperaturave të ulta, mungesa e ajrosjes së shtëpisë për shkak të ditëve me shi, qëndrimi në ambiente të mbyllura e “detyron” sistemin tonë imunitar të përballet me viruset e zakonshme të stinës që shkaktojnë gripin, herë i shoqëruar me kollë dhe rrufë, e here të tjera me temperaturë të lartë. Por për të mposhtur këtë valë gripale, vëmendja duhet kthyer tek përforcimi i sistemit tonë imunitar, duke përdorur si mjetin natyral ushqimin, e vetëm pasi nuk kemi mundur të gjejmë zgjidhje nga kjo duhet ti drejtohemi këshillave dhe përdorimit të mjekimeve farmaceutike. Dieta ditore është thelbësore për të parandaluar dhe luftuar gripin. Ushqimi ynë luan një rol thelbësor në rritjen ose uljen e imunitetit, dhe është pikërisht kjo gjendja që na bën të riskuar kundrejt gripit në rast se kemi një sistem imunitar të dobët dhe më të tërhequr ose jo faktor risku në rast se kemi një sistem imunitar të mirëushqyer. Idealja do të ishte që pjesa më e madhe e ushqimeve të kësaj stine të konsumohem ose më saktë vlerat e tyre të përthithen nga organizmi ynë në mënyrë natyrale, është më mirë ti konsumojmë ato të pagatuara, ashtu siç janë ose në rast kur nevojitet vërtet gatimi i tyre ti ziejmë sa më pak, në mënyrë që të mos u humbasim vlerat ushqyese, vitaminat dhe principet e tjera aktive prej të cilave janë të përbëra.
Si të mbrohemi nga gripi sezonal?
Perimet dhe frutat me ngjyrat të forta, janë përgjigja ideale. Të gjithë duhet të shtojmë dozën e përdorimit të perimeve ngjyrë të kuqe, jeshile, vjolë dhe portokalli. Shega, lakra e kuqe, sallata jeshile, karrotat, brokoli, rrepat, spinaqi, rukola, të gjitha këto përmbajnë antioksidantë që na mbrojnë nga gripi sezonal dhe mbajnë larg organizmit tonë viruset e ndryshme që qarkullojnë përgjatë gjithë stinës. Mjaft e rëndësishme është edhe shtimi në dietën tonë ditore me doza më të mëdhaja se zakonisht e vitaminës C. Për të parandaluar që gripi dhe të gjitha simptomat e tij t’ju përfshijnë, duhet që të konsumoni me domosdoshmëri 7 porcione frutash dhe perimesh në ditë me ngjyrë të fortë. Dhe në këtë ritual që duhet të bëhet përgjatë gjithë stinës së dimrit nuk duhet të mungojë thuajse asnjë ditë përdormi i kivit, specave jeshil, portokallit, mandarinave, perimeve me gjethe si lakra e kuqe ose e bardhë, spinaqi, sallata jeshile, qepët dhe hudhrat, qitro, luleshtrydhet, preshit, selinos dhe kungulli. Dhe ajo që tepër e rëndësishme sipas specialistëve ka më shumë vlerë konsumimi i këtyre frutave dhe perimeve të miksuara në një pjatë ku vlerat ushqyese që në marrim prej tyre janë më të larta, sesa të shtrydhura në mikser.
Konsumimi i çajrave bimore
Përdorimi i shumtë i çajrave bimorë përgjatë këtyre muajve e kryesisht në raste kur gripi kthehet në faktor kërcënues, është jashtëzakonisht i vlefshëm. Pasi çajrat bimor konsiderohen si antimikrobë dhe ndihmojnë trupin tonë të prodhojë nxehtësi, e cila djeg bakteret e ndryshme që mund të jenë futur në organizmin tonë. Gjerësisht rekomandimi është që të konsumohen çajra që kanë një vlerë të theksuar gjatë kësaj stine, si çaji i malit, çaji jeshil, çaji finoku, çaj limoni, etj. Duhet të gjejnë më pak përdorim çajrat e luleve dhe të shtojmë ato me fruta pylli.

Vlerat e frutave dhe perimeve sipas ngjyrave
Frutat dhe perimet ngjyre jeshile:
Përmbajnë luteinë, një antioksidant që forcon shikimin. Ato kanë gjithashtu potasium, vitaminë C dhe K dhe acid folik
Frutat dhe perimet ngjyrë portokalli:
Të pasura me vitaminë C dhe betakarroten, ndihmojnë kujtesën, mbajnë lëkurën e shëndetshme dhe janë forcuesit kryesorë të sistemit imunitar.
Frutat dhe perimet ngjyrë të kuqe:
Janë tepër të veçantë në përbërjen e tyre përs hkak se përmbajnë fitokimikë të cilët përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe ulin rriskun e shfaqjes së kancerit.
Frutat dhe perimet ngjyrë violë:
Përbërësit antioksidantë të këtyre frutave dhe perimeve luftojnë plakjen dhe ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës. Heqin të gjitha toksinat nga trupi ynë.
Frutat dhe perimet ngjyrë të bardhë:
Janë të pasura më postasium dhe fitokimikë që ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit, ulin presion arterioz dhe parandalojnë diabetin.

Si i “luftojnë” farat e linit, të kungullit të lulediellit
sëmundjet kardiovaskulare, tumoret, artritin e osteoporozën
Në një regjim ushqimor te shëndetshëm dhe te ekuilibruar nuk mund të mungojnë farat. Ato e furnizojnë organizmin tonë me një koncentrat të vërtetë energjie, fibrash, calcium dhe yndyrna të mira. Rekomandimi ditor është ½ lugë gjelle. Përveç vlerave të lartpërmendura farat janë një ndihmesë e jashtëzakonshme për personat që kërkojnë të dobësohen. Mjekë të specialiteteve të ndryshme rekomandojnë përfshirjen e një përzierje sipas preferencave të farave të mëposhtme në menynë tonë ditore për një metabolizëm aktiv dhe një trup të shëndetshëm.
Farat e Susamit:
Janë ndër farat më të njohura sot në botë. Të pasura me kalcium, vetëm në 100 gram fara susami gjenden rreth 1000 mg kalcium. Mes substancave të tjera ushqyese tek këto fara gjejmë edhe magnesium, zink, fosfor, patsium , vitamina E, vitamina B6 dhe një dozë të mirë Omega 3 që parandalon sëmundje inflamatore dhe përmison qarkullimin e mirë të lëngjeve në trup në bazë të një veprim diuretik. Këto fara janë ideale për të gjithë ata persona që kanë probleme me gazrat në stomak.
Farat e Linit
Këto janë më ta pasurat me omega 3, te domosdoshme për të kryer në mënyrë natyrale ekuilibrimin e ushqimeve vegjetariane. Mjekët kardiologë i kanë cilësuar farat e linit si të shkëlqyera për të luftuar shfaqjen e patologjive kardiake dhe në nivelimin e hipertensionit. Veç këtyre, farat e linit përmbajnë një përqindje të lartë fitoestrogenesh, substancë këto të cilat ndihmojnë në parandalimin e tumorit të gjirit. Farat e linit janë të rekomanduara edhe për atë kategori njerëzish të cilët kanë me fryrjen në bark. Këshillohet futja e 10 gramëve fara lini në një gotë të mbushur me ujë e cila do të rri në gjendje pushimi për gjatë gjithë natës dhe në mëngjes do të pihet e gjithë përzierja.
Farat e Lulediellit
Të pasura me fibra vegjetale, favorizojnë procesin digjestiv, falë përqendrimit të tyre të lartë me vitaminë E. Veç të tjerash ky përqendrim i madh i kësaj vitamine ka veti antiinflamatore thelbësore për të mbajtur të shëndetshme lëkurën tonë si dhe riparon në mënyrë natyrale të çarat e lëkurës, smaliaturat. Janë tepër të rekomandueshme për gratë shtatzëna pasi janë të tejngopura me acid folik.
Farat e Kungullit
Ndihmojnë në parandalimin e kancerit të prostatës. Janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në mbajtjen aktive dhe dinamike të sistemimit imunitar. Farat e kungullit kanë edhe omega 3 që në këtë rast i vjen në ndihmë organizmit në luftën kundër artriteve dhe osteoporozës. Falë përbërjes së tyre këto janë cilësuar edhe si farat ideale që na vijnë në ndihmë kur duam të humbasim peshë, pasi nga konsumimi i tyre na shtohet ndjesia e ngopjes.

*Esteiste

Related

Shëndet & estetikë 8219749111368106145

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item