Përpjekja për të ndryshuar rezultatin e Luftës së Parë
Europa po kujton Luftën e Parë Botërore. Por në Lindjen e Mesme, njerëzit po kujtojnë ditën kur një epokë luftërash dhe trazirash filloi si ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/11/perpjekja-per-te-ndryshuar-rezultatin-e.html
Europa po kujton Luftën e Parë Botërore. Por në Lindjen e Mesme, njerëzit po kujtojnë ditën kur një epokë luftërash dhe trazirash filloi si pasojë e ndarjes së plaçkës së luftës mes vendeve fituese
Lindja e Mesme
Kevin Connolly, BBC
Edhe kur kujtohet, origjina e Luftës së Parë Botërore duket po aq e largët sa rënia e Romës. Hapat në vallen e mallkuar diplomatike të verës së vitit 1914 janë shumë të largëta për mendjen moderne.
Nuk janë vetëm ambiciet perandorake dhe balancat strategjike – ajo ishte bota ku politikanët kishin ende joshjen e madhështisë kristiane. Por ka vende ku manovrat hileqare të politikanëve – të cilat po zhvilloheshin paralelisht me luftimet – sërish ndihen sikur janë një punë e papërfunduar.
Shumë pak europianë mund të thonë se cili ishte rezultati kryesor i Luftës së Parë Botërore – me përjashtim të faktit që ajo krijoi Luftën e Dytë Botërore.
Ajo solli ndryshime të pafundme indirekte, natyrisht, por këto ndryshime janë shumë të vështira për t’u matur.
Roli i grave në disa pjesë të Europës dhe të Amerikës së Veriut ishte një nga transformimet e mëdha. Vesi i respektit u zhduk gjithashtu.
Para luftës së madhe, shërbimi në shtëpi ishte punëdhënësi më i madh në shoqërinë britanike. Pas kësaj, çdokush, me përjashtim të super të pasurve, u detyrua të mësojë të përgatisë vetë çajin e të hekurosë rrobat.
Gjithsesi në Irbil, kryeqyteti i Kurdistanit të Iranit, çdokush e di se cili ishte rezultati kryesor i Luftës së Parë Botërore – dhe çdokush e di se ajo është një punë ende e papërfunduar.
Kur armët heshtën, kurdët u lanë pa një atdhe. Dhe ata janë ende sot pa një të tillë. Kurdët u ndanë mes Sirisë, Irakut, Iranit e Turqisë dhe ëndrrat e tyre për një atdhe u shtypën.
Por, ndërsa pjesa tjetër e botës po përkujton fillimin e luftës, ka njerëz në Kurdistan, të cilët mendojnë se është e mundur që pasojat e saj të ndryshohen.
Arkitektët kryesorë të rendit të pasluftës së parë botërore në Lindjen e Mesme qenë një çift politikanësh britanikë dhe francezë, Sër Mark Sikes (Sykes) dhe Fransua Zhorzh-Pikot (Francois Georges-Picot). Mbi ta ra detyra e ndarjes së Perandorisë Osmane, aleatit më të rëndësishëm të Gjermanisë, e cila deri në atë kohë kishte nën kontroll shumicën e Lindjes së Mesme.
Synimi, natyrisht nuk ishte përmirësimi i jetës së popujve arabë që patën vuajtur nën sundimin turk – ishte që të siguroheshin që Britania dhe Franca të dilnin nga kasaphana e kushtueshme në Europë me ndonjë lloj përfitimi të dukshëm.
Bisedimet e tyre sekrete u kryen rreth një muaj para se të fillonte beteja e Somës më 1916-n. Në shumë mënyra bota ende jeton me pasojat e vendimeve dhe premtimeve të dhëna në këtë kohë.
Kishte oferta për udhëheqësit arabë mbi shpërblimet që Britania do t’u jepte atyre pas lufte në këmbim të luftës kundër turqve. Ishte edhe Deklarata Balfour, në të cilën Britania premtonte krijimin e një shtëpie kombëtare në Palestinë për hebrenjtë.
Mund të ishte edhe më e komplikuar. Nëse Rusia Perandorake do të kishte mbijetuar për të ndarë plaçkën e luftës, ajo mund të kishte marrë Stambollin.
Por për kurdët nuk mbeti asgjë.
Tashmë, 100 vjet pas luftës së madhe, harta që vizatuan Fuqitë e Mëdha krijuan vende si Iraku dhe Irani dhe harta po zien në kufijtë e vet.
Siria, e cila iu dha francezëve, mund të mos i mbijetojë mjerimit të luftës së vet civile si një shtet i unifikuar. Dhe Kurdistani me mirëqenie në Irak, ndihet gjithnjë e më shumë si një vend i ndryshëm nga jugu arab në telashe.
Ai ka një flamur, një himn, forca të armatosura dhe ka shumë naftë. Biznesmenët që bëjnë tregti këtu e krahasojnë atë me Dubain të 20 viteve më parë. A mundet që kjo autonomi në rritje të kristalizohet në të ardhmen në pavarësi?
Në një dhomë çaji përplot me tym duhani në zemër të tregut të lashtë të Irbilit, zhgënjimet nga historia i kanë bërë njerëzit të kujdesshëm.
Por një ndjesi e madhe optimizmi tashmë dominon mjedisin po aq sa edhe tymi i dendur i duhanit që lundron drejt fotografive të vjetra me hijen e errët të sepias, varur në mure.
Sër Mark Sikes dhe Fransua Zhorzh-Pikot – tashmë gjerësisht të harruar në vendet e tyre, nuk janë shumë të admiruar nga ata që i mbajnë mend. Ata ndoshta do të skuqeshin po të mësonin se sa shpesh emrat e tyre dalin nëpër biseda të ndryshme nëpër qytetet kurde si Irbili.
Në kohën kur në Europën Perëndimore po rikujtohen ato ngjarje, ndoshta ne kemi tendencën të përqendrohemi te gjërat personale – luftimet, për shembull.
Pyetja më e madhe është: A ka ndonjë gjë që mund të tregojë të gjitha vuajtjet?
Por në Irbil dhe në qytete të tjera kurdësh, ka një ndjenjë në rritje se ndryshimi i pasojave të luftimeve të një shekulli më parë, ndoshta kanë ardhur në pikën kur do të ndryshohen.
Ser Mark Sikes, diplomati i harruar qe percaktoi fatin e Lindjes se Mesme |