Këshilltari për rajonin i Kryeministrit Maliqi: Pse qeverisë shqiptare i duhet Turqia

Gëzim Saliu “Me Turqinë, partneritet për interesa ekonomike, jo për të krijuar perandorinë e re” Këshilltari për Rajonin i Kryeministrit të ...

Gëzim Saliu
“Me Turqinë, partneritet për interesa ekonomike, jo për të krijuar perandorinë e re”


Këshilltari për Rajonin i Kryeministrit të vendit, Shkëlzen Maliqi, bën të ditura arsyet e thellimit të partneritetit mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj së Turqisë. Duke marrë shkas nga debati i hapur lidhur me takimin e përbashkët të tre Kryeministrave në Prishtinë, Rama, Thaçi dhe Erdogan, Maliqi deklaroi dje se partneritete mes dy vendeve është thellësisht i mbështetur në interesa të ndërsjellat ekonomike. “Turqia është një nga shtetet e pakta që ka evituar krizën edhe pse ka pasur një krizë të brendshme që ende vazhdon rreth parkut Gezi në Stamboll, por si ekonomi është e fortë dhe ka mundësi për investime, por jo me idenë se ata do të rikrijojnë përmes penetrimit ekonomik një lloj perandorie të re”, – tha ai në emisionin “Diplomaticus” në “News 24”.

Politika e jashtme e qeverisë
Për këshilltarin e Rajonit të Kryeministrit Rama, Turqia krahas mbështetjes publike që ka dhënë për Shqipërinë ka ndikuar në një masë të madhe edhe për njohjen e shtetit të Kosovës. “Vizita e Kryeministrit Erdogan në inaugurimin e terminalit të aeroportit të Prishtinës është një ngjarje ku në mënyrë konkrete dëshmon se Turqia ekonomikisht është prezente në rajon”, pohoi Maliqi. Lidhur me mundësinë e ndryshimit të teksteve të historisë, ai u shpreh: “Shqipëria dhe Kosova mund të vendosin vetë për të ndryshuar ose korrigjuar këto tekste nëse ato vërtet përmbajnë një lloj gjuhe urrejtjeje, por nuk është e thënë se Turqia duhet ta imponoje këtë”. Ndërkohë Maliqi komentoi edhe tezën e Kryeministrit për zero probleme me fqinjët, ku tha se kjo politikë nuk nënkupton mohimin e problemeve por zgjidhjen e tyre. “Nëse ekzistojnë probleme me Greqinë për shembull rreth çështjes çame, apo rreth çështjes së gjendjes së luftës, atëherë ato duhet të adresohen, të bisedohet për ato dhe të tejkalohen. Kemi rastin e Serbisë e cila ka pasur armiqësi me të gjitha fqinjët, por tashmë që po afrohet çështja e integrimit, ata duhet t’i rregullojnë edhe problemet e kufijve, edhe raportet me pakicat, pra është një politikë largpamëse sepse këto probleme nuk mund t’i fusësh nën rrogoz, por duhet t’i adresosh ato”, – deklaroi ai. Ndërsa sa i përket partneritetit strategjik të Shqipërisë, Maliqi theksoi se partnerë të tillë Shqipëria konsideron SHBA dhe Bashkimin Evropian. “Partnerët strategjikë në kuptimin e orientimit të Shqipërisë për integrime euroatlantike, janë SHBA dhe Brukseli dhe Shqipëria si synim ka integrimin në BE. Me sa kam dëgjuar Kryeministrin Rama, ai ka projekte për të mbajtur mbledhje të përbashkëta, jo vetëm me qeverinë e Kosovës, por edhe me qeverinë Italiane dhe qeveri të tjera, në mënyrë që të intensifikohen këto raporte dhe të kalohet në projekte konkrete”, u shpreh këshilltari i Kryeministrit. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan inauguruan një javë më parë terminalin e ri të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ky takim i përbashkët krahas rëndësisë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, u shoqërua edhe me kritika të shumta, kryesisht për gjuhën vëllazërore të përdorur nga Rama e Thaçi drejt Erdogan dhe për deklaratën e këtij të fundit se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”.

Related

Lajme 6323933928779709425

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item