Horoskopi mujor për muajin nëntor
Shikoni se si do të funksionoj jeta juaj në dashuri dhe biznes, a do t’ju shërbejë shëndeti mirë, dhe si yjet e vlerësojnë cilësinë e jetës...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/11/horoskopi-mujor-per-muajin-nentor.html
Shikoni se si do të funksionoj jeta juaj në dashuri dhe biznes, a do t’ju shërbejë shëndeti mirë, dhe si yjet e vlerësojnë cilësinë e jetës për shenjën tuaj të horoskopit në muajin nëntor.
Në pjesën më të madhe të muajit nuk do jeni me humor shumë të mirë dhe kjo do sjellë probleme si në planin sentimental ashtu edhe në atë profesional. Nuk do e kontrolloni dot veten herë pas here dhe do bëni gabime. Nëse keni kohë që jeni në një lidhje, ka mundësi të debatoni ashpër për të ardhurat e përbashkëta. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim, por personat që do takojnë nuk do jenë shumë të përshtatshëm. Shëndeti nuk do jetë i keq, por edhe tërësisht te qetë nuk do jeni. Mirë do ishte që të kujdeseshit më tepër për veten. Në planin financiar duhet të reflektoni mirë para se të kryeni shpenzime. Situata nuk është aq e mirë sa e prisnit. Sektori profesional do përballen me surpriza të këqija. Mos e lëshoni vetëm sepse me pak durim dhe këmbëngulje mund t’ia dilni.
Sektori i dashurisë do jetë mjaft i privilegjuar gjatë gjithë këtij muaji. Nëse jeni në çift nuk do mungojnë mosmarrëveshjet, por ato do zgjidhen sa hap e mbyll sytë. Do ruani një komunikim të mirë dhe do shkëmbeni idetë me partnerin për çdo gjë. Beqarët do e rifitojnë besimin tek vetja dhe nuk do ndalen derisa ta gjejnë princin e kaltër. Shëndeti do jetë në një gjendje të qëndrueshme dhe aspak problematike. Në planin financiar keni kohë që e keni tepruar me shpenzimet dhe tashme do përballeni me pasojat. Duhet me patjetër te kërkoni ndihmën e specialisteve. Ne punë do punoni me seriozitet dhe profesionalizëm. Nëse keni një projekt në grup do mundoheni të bini në konsensus dhe jo të veproni sipas mendjes suaj. Respekti për mundin e tjetrit do jetë primar.
Ky muaj do jetë përgjithësisht i mirë për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do dini të përballoni çdo lloj situate në të cilën do ndodheni dhe nuk do e humbisni për asnjë moment realizmin. Vetëm me xhelozinë duhet të tregoheni paksa më të matur. Beqarët do jenë të etur për të krijuar një lidhje dhe me shumë gjasë do e gjejnë shpejt atë. Nga mesi i muajit pritet të filloje një lidhje entuziazmuese. Për sa i përket shëndetit do ketë disa shqetësime të vogla, por fatmirësisht aspak shqetësuese. Ushqehuni shëndetshëm, flisni si duhet dhe largoni stresin. Në planin financiar do tregoheni më të organizuar dhe më të kujdesshëm se kurrë. Që gjërat të shkojnë mirë edhe në punë duhet të jeni të matur dhe.
Komunikimi në çift do përforcohet gjatë këtij muaji. Në këtë mënyrë do e keni më të lehte të flisni hapur me personin që keni në krah dhe do i zgjidhni me lehtësi mosmarrëveshjet. Shumë shpejt do rivendoset harmonia. Për beqarët është koha e duhur për të joshur dhe për ta bërë për vete atë që pëlqeni me çfarëdo lloj mënyrë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por lodhja do bëjë punën e vet. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë çdo shpenzim duhet të vazhdoni ta kryeni me maturi dhe largpamësi. Për sektorin profesional, ky muaj do jetë më i mirë se paraardhësi. Do i arrini objektivat që i kishit vënë vetes dhe do ndiheni më të plotësuar. Edhe ata me problematikët dhe dembelet do fillojnë një punë të qëndrueshme.
Muaj jo shumë pozitiv ky për ata që janë në një lidhje. Herë pas here do gjenden përballë debateve të vështira për t’u zgjidhur për shkak edhe të kokëfortësisë së të dyja palëve. Duhet të mundoheni të tregoheni më tolerante dhe të flisni hapur me partnerin tuaj. Beqarët duhet të mendohen njëqind herë para se t’ia shprehin pëlqimin dikujt. Po bëtë gabime do vuani për gjithë jetën. Shëndeti gjithashtu do ketë shqetësime. Mund të vuani nga pagjumësia ose mund të keni probleme për shkak të nervozizmit të tepruar. Në vend që të mbështeteni tek mjekësia alternative, shkoni këshillohuni me mjekët. Situata financiare do jetë delikate, megjithatë duke ulur shpenzimet mund t’ia dilni. Në punë do jeni shumë të pavëmendshëm dhe priten vështirësi të mëdha.
Gjatë këtij muaji do i kushtoni më tepër rëndësi personit që keni në krah dhe do kaloni momente të paharruara në krahët e tij. Edhe ata që kanë pasur debate të forta do hedhin pas krahë gjithçka dhe do shohin drejt së ardhmes. Beqarët do ia lënë gjërat kohës dhe momentit. Nëse do ju jepet ndonjë mundësi do përfitojnë nëse jo do qëndrojnë ashtu si janë. Në fakt nëse ndiheni mirë nuk është nevoja të bëni sakrifica ekstreme. Fillimi i muajit do jetë i vështirë për shëndetin. Do keni shqetësime nga stomaku, barku apo edhe nga koka. Me kalimin e javëve situata do fillojë të përmirësohet. Sektori i financave do varet nga aftësia juaj menaxhuese. Në punë do mundohen t’iu prishin planet, por ju sërish do arrini atje ku e keni planifikuar.
Gjatë këtij muaji priten disa ndryshime rrënjësore në jetën tuaj në çift. Do i mendoni më seriozisht gjërat dhe nuk do humbni më asnjë minute kohë. Beqarët edhe pse do kenë takime të shumta do reflektojnë gjatë para se të pranojnë të dalin me dikë. Në fakt kjo do jetë më e mira që mund të bëni. Shëndeti nuk do jetë në gjendje të keqe, megjithatë herë pas here do ju mungojë energjia dhe fuqia. Konsumoni sa më shumë vitamina dhe proteina. Financat do jenë goxha të mira. Kjo do ju japë mundësinë të kryeni edhe ndonjë transaksion më tepër. Në punë do jeni shumë të ngarkuar. Vërtet do lodheni, por rezultatet do jenë ekzaktesisht ato që prisnit. Shefat do ju përgëzojnë dhe mund t’iu ngrëne në detyrë shumë më shpejt sesa mendonit.
Gjatë këtij muaj do tregoheni shumë më të hapur me personin që keni në krah dhe do i tregoni atij ndjenjat pozitive dhe negative. Në këtë mënyrë do afroheni më tepër me njëri-tjetrin dhe do njihni disa detaje deri tani të panjohura. Disa mund të fillojnë edhe projekte të përbashkëta. Beqarët do kenë shumë flirte dhe mundësi për aventura kalimtare, por asgjë më tepër sesa kaq. Shëndeti do ketë disa probleme shumë të vogla të cilat do përmirësohen shpejt. Nuk do keni për çfarë të alarmoheni. Sektori i financave do jetë në një gjendje të qëndrueshme. Vazhdoni të tregoheni po aq të kujdesshëm me shpenzimet. Në punë duhet të jeni realiste dhe të mos kërkoni më shumë sesa meritoni. Mesi i muajit do jetë më i favorshme në këtë fushë.
Gjatë gjithë këtij muaji duhet të tregoheni shumë të matur në jetën sentimentale. Nëse keni mosmarrëveshje mos e ngrini shumë zërin dhe bëni pak më shumë lëshime. Vetëm në këtë mënyrë do mund të gjeni harmoninë e dëshiruar që prej kohësh. Beqarët do kenë ditët më me fat datën 11 dhe 15. Mos e harroni! Rezistenca fizike do jetë e mirë por ajo morale aspak. Mundohuni të ambientoheni me situatën që është krijuar dhe të mos e vrisni mendjen shumë. Problemet shëndetësore që kishit kohët e fundit do të largohen. Financat nuk është se do iu sjellin probleme, por gjithsesi mirë është të mos hidheni me sy mbyllur drejt shpenzimeve. Në profesion do iu jepen mundësi të mira që ju të bëni hapa më tej. Do ndiheni më mirë duke menduar se të tjerët iu mbështesin.
Dashuria për çiftet do shkojë më së miri gjatë këtij muaji. Bëni vetëm kujdes me xhelozinë dhe tregoheni sa më të sinqertë. Në datën 18 disa do marrin edhe propozime nga partneret për ta çuar me tej lidhjen e tyre. Beqarët do dashurohen pas një personi që jeton jashtë vendit. Spontaniteti juaj dhe thjeshtësia do e bëjnë edhe atë për vete. Do i kushtoni më shumë vëmendje gjatë prillit, shëndetit dhe mirëqenies suaj. Mundohuni t’i ajrosni më tepër ambientet ku qëndroni për të shmangur grumbullimin e mikrobeve. Pas javës se dytë situata financiare do fillojë të stabilizohet. Mundohuni ta ruani sa më shumë këtë situate. Është në interesin tuaj që të mos hallakateni shumë në punë. Në datën 23 do keni disa debate me koleget. Kujdes!
Gjatë këtij muaji gjërat nuk do shkojnë dhe aq mirë ndërmjet jush dhe partnerit tuaj. Do doni thjesht të qëndroni më shumë vetëm dhe të bëni ato që doni. Kujdes sepse nëse nuk gjeni mënyrën e duhur për t’ia kërkuar atij këtë mund të lindin keqkuptime dhe debate të mëdha. Situata do ndryshojë në fund të muajit. Jeta sentimentale nuk do jetë prioritet për beqarët. Gjithsesi një takim emocionues do të ndodhe dhe personi do jetë mjaft insistues. Edhe mund të ndryshoni mendim. Nuk do ndiheni shumë mirë nga ana shëndetësore. Do keni probleme me gjumin, tretjen e ushqimit, për të mos folur pastaj për lodhjen. Në planin financiar tregohuni më vigjilente. Nuk do ketë tronditje të mëdha gjithsesi. Në punë do arrini rezultate të mëdha pas mesit të muajit.
Ky muaj do jetë përgjithësisht i animuar dhe i mbushur me surpriza të bukura për ata që janë në një lidhje. Do bëni gjithçka që keni në dorë për ta bërë partnerin të ndihet si në ëndërr dhe njëkohësisht do ndiheni edhe vetë më së miri. Beqarët do iu kushtojnë shumë rëndësi miqve dhe kjo nuk do ju lërë shumë kohë të lirë për të kërkuar princin e tyre të kaltër. Shëndeti në këtë muaj nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Do keni shpesh shqetësime dhe kjo do ju mërzitë shpirtërisht. Në planin financiar duhet të tregoheni më të organizuar nëse nuk doni të keni tronditje. Në punë bëni kujdes me impulsivitetin e tepruar. Po bëtë gabime nuk do ketë kthim mbrapa dhe gjithçka që keni arritur do shkatërrohet menjëherë. Bëni shume kujdes!
Femina