Xhihadi i kosovarëve në Siri (Video)

Lavdrimi, Mentori, Boletini, Fatoni, Bashkimi, Rafeti, Bujari, Jetoni, Osmani, Hamza përbëjnë një skuadër luftëtarësh shqiptarë në Siri. Ata...


Lavdrimi, Mentori, Boletini, Fatoni, Bashkimi, Rafeti, Bujari, Jetoni, Osmani, Hamza përbëjnë një skuadër luftëtarësh shqiptarë në Siri. Ata janë dhjetë nga 150 kosovarët që kanë lënë gjithçka në Kosovë për të luftuar kundër regjimit të diktatorit Bashar al-Assad.Kosovarët atje tashmë janë pozicionuar se në krah të kujt të luftojnë. Jo në anën e opozitës, por me organizatën al-Nusra Front, një degë e Al Kaidës që udhëhiqet nga, Abu Mohammad al-Jawlan.
“Koha Ditore” ka bërë një hulumtim për shkuarjen e kosovarëve në Siri. Ka mësuar identitetin e shumicës prej tyre, mënyrën e rekrutimit, organizata që besohet se merret me këtë, si dhe rrugët e shkuarjes. Gazeta ka kontaktuar me të kthyer nga Siria dhe familjarë të tyre, të cilët nuk kanë pranuar të flasin shumë për luftën në Siri. Xhihad po e konsiderojnë atë luftë. Për të tillë ka bërë thirrje njëri prej tyre.
Lavdrim Muhaxheri, 24 vjeç, nga Kaçaniku, është njëri prej luftëtarëve të parë kosovarë që u është bashkuar aradheve të luftëtarëve të Sirisë. Lavdrimi ka shkuar së bashku me Naman Demollin. Demolli është “shehiti” i parë siç cilësohet nga përkrahës të tij.
Në tetor në kanalin Youtube është publikuar një video e një kosovari që bën thirrje për xhihad. “Koha Ditore” ka zbuluar se ai është Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku.  24-vjeçari që po lufton në Siri, përmes një videoje të postuar në Youtube, u ka bërë thirrje shqiptarëve myslimanë që t’i bashkohen “luftës së shenjtë, Xhihadit”. Kësaj thirrjeje i janë përgjigjur disa kosovarë.
“Ju nuk e dini vëllezër se çfarë krenarie është të jesh në tokën e shenjtë të Xhihadit”, thotë ai. “Mos rrini asnjë minutë në shtëpitë tuaja, por ejani këtu”.
Në Kosovë, Policia e njeh mirë Lavdrimin. I ka përcjellë veprimet e tij, por nuk ka mundur të bëjë asgjë më shumë pos vëzhgimit të lëvizjeve, kontakteve dhe veprimeve. Asnjë prej veprimeve të tij në Kosovë nuk kanë bazë për hetim penal. Ligjet në fuqi nuk sanksionojnë përfshirjen e shtetasve kosovarë në konflikte jashtë vendit. /Koha Ditore/

Related

EKSKLUZIVE: DEBATI PËR EMRIN – A KA GJASA PËR ZGJIDHJE KOMPROMISI?

Një debat i nxehtë u zhvillua të martën në Shkup, ku në fokus ishte çështja e pazgjidhur e emrit, që mban të bllokuara integrimet e Maqedonisë në NATO dhe BE. Profesorët dhe analistët Lubomir Fërçkovs...

Në grevën që kërkon dritë (FOTO)

Sot është dita e dytë e grevës së urisë,  nisur ditën e djeshme( nga të larguarit nga puna). E filluan dhjetë persona, tashmë numri ka shkuar në 14. Së bashku me njerëzit u shtuan edhe tendat. Ja...

Shqiptari nga Tetova – ‘bajraktari’ i 200 vjetorit të Norvegjisë – FOTO

Alberti, flamurtari i paradësSiç keni lexuar në ShqipMedia.com, më 17 Maj të këtij viti, për të shënuar 200 vjetorin e pavarësisë së Norvegjisë, komuniteti shqiptar i atjeshëm u organizuan për të sjel...

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item