Njerëzit janë sjellë në Tokë: Ja provat për këtë gjë…

Një ekologjist i njohur amerikan pretendon se njerëzit nuk vijnë nga Toka, por janë vendosur në këtë planet mijëra vjet më parë nga alienët....


Një ekologjist i njohur amerikan pretendon se njerëzit nuk vijnë nga Toka, por janë vendosur në këtë planet mijëra vjet më parë nga alienët.

Dr. Ellis Silver thotë se ka një seri arsyesh me karakter fizik që e bëjnë të mendojë se njerëzit nuk i përkasin këtij planeti.
Ai thotë se njerëzit vuajnë nga dhimbjet e shpinës, për shkak se ne kemi evoluar në një planet me gravitet të ulët.
Po ashtu, njerëzit vazhdojnë që të digjen kollaj nga dielli dhe kanë vështirësi në lindjen e fëmijëve.
“Njerëzit supozohet se janë speciet më të zhvilluara në planet, por janë përshtatur shumë pak me planetin dhe mjedisin që na rrethon, digjen nga rrezet e diellit, nuk pëlqejnë shumë ushqimet natyrore dhe kanë një shkallë jashtëzakonisht të lartë të sëmundjeve kronike,” thotë ai.
Për çudi, thotë ai, kokat e bebeve janë kaq të mëdha, sa është e vështirë për gratë që të lindin, çka nuk ndodh me asnjë specie tjetër në planet.
Ai shton se njerëzit nuk kanë asnjë mundësi që të qëndrojnë në diell për një kohë të caktuar, siç ndodh me speciet e tjera.
Shkencëtari thotë se njerëzit janë gjithmonë të sëmurë, për shkak se ora e brendshme e trupit të tyre ka evoluar për të pritur një ditë me 25 orë- ndryshe nga sa ndodh në Tokë.
Shkencëtari beson se njerëzit e Neandertalit janë kryqëzuar me një specie tjetër, që me shumë gjasë ka ardhur nga Alpha Centauri, që është sistemi diellor më i afërt me sistemin tonë.
Ellis shkon edhe më larg, kur thotë se njerëzit nuk ndjehen si në shtëpi këtu.
“Një arsye për këtë është se Toka mund të jetë një si burg, për shkak se ne jemi specie të dhunshme dhe na kanë sjellë këtu për të mësuar se si të sillemi”./ep

Related

Lajme 6804117971298050410

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item