Ngjyrat: Sa e influencojnë ato gjendjen tonë shpirtërore

Ngjyrat kanë një ndikim mjaft të madh në jetën tonë, ndaj mos harroni ta “ngjyrosni” atë duke i përdorur mirë. Ndihmojnë në cilësinë e jetës...

Ngjyrat kanë një ndikim mjaft të madh në jetën tonë, ndaj mos harroni ta “ngjyrosni” atë duke i përdorur mirë. Ndihmojnë në cilësinë e jetës

Shpesh themi se jemi me humor të zi kur jemi të trishtuar: ngjyrat në fakt janë të lidhura shumë ngushtë me humorin tonë. Por cili është efekti i tyre real mbi gjendjen tonë shpirtërore? A është e nevojshme të besojmë te një “terapi ngjyrash” në rast stresi apo depresioni? Lexoni në vazhdim këtë artikull përpara se të zgjidhni ngjyrën për muret e sallonit të shtëpisë suaj.
Ngjyrat dhe humori
Ka mendime kontradiktore mbi ndikimin e ngjyrave. Natyrisht është e natyrshme të mendosh se ekziston një lidhje midis ngjyrave dhe humorit, sepse ne preferojmë të jetojmë në një dhomë “të gjallë” me ngjyra sesa mes katër mureve gri! Ne gjithashtu e dimë se gjatësitë e valëve të caktuara të dritës së diellit (pra ngjyrat) ushtrojnë një ndikim në humorin tonë dhe në fakt, seancat dhe terapitë e tilla, të lehta, janë të rekomanduara për të luftuar depresionin sezonal. Ngjyrat nuk janë gjë tjetër veçse valë drite me gjatësi valore të caktuara: disa studime duket se kanë gjetur një lidhje mes ngjyrave dhe humorit.
Ngjyrat e mia të preferuara
Duhet të pranohet se perceptimi ynë i ngjyrës është krejtësisht individual. Një ambient mund të rezultojë relaksues për ndonjë person, por stresues për dikë tjetër. Prandaj është e vështirë të përgjithësosh efektet e gjatësive valore të caktuara. Nga ana tjetër, një profesor zviceran, Maks Luscher (Max Luscher), është i bindur se nuk janë ngjyrat ato të cilat ndikojnë në personalitetin tonë, por personaliteti ynë ndikon në preferencat tona në këtë drejtim. Luscher e ka vërtetuar tezën e tij me anë të testeve të ndryshme: për shembull, u dhuron disa personave tetë karta me ngjyra të ndryshme, sipas preferencave të tyre. Sipas pikëpamjes së tij, ata që zgjidhnin të njëjtin kombinim kanë të njëjtin personalitet. Bëhet fjalë për një test të thjeshtë që mund ta bëni edhe në shtëpi me partnerin/en (duke prerë tetë kartonë të vegjël me ngjyra të ndryshme) për të verifikuar se… “e shihni gjithçka të kuqe”.
Një ngjyrë, një emocion
Edhe pse ekzistojnë opinione kontradiktore mbi efektin e ngjyrave, për disa mendimi është unanim:
Bluja për t’u qetësuar
Bluja, që i përket gamës së ngjyrave “të ftohta”, njihet përgjithësisht si një ngjyrë relaksuese, që ndihmon në lehtësimin e stresit. Nga ana tjetër, duhet të jetë e mjaftueshme të ulesh në një tarracë dhe të shikosh qiellin dhe detin për t’u pushtuar nga një ndjenjë paqeje (akoma më shumë nëse në sfond është edhe murmurima e valëve). Por, nga ana tjetër, historia nuk na ka treguar se policia ka zgjedhur blunë e uniformës për t’i qetësuar njerëzit më lehtë…
Jeshile për t’u kthyer në natyrë
Jeshilja është padyshim ngjyra e natyrës, e vegjetacionit dhe ashtu si bluja, ajo ka një efekt qetësues. Në të vërtetë, duket se ajo është absolutisht ngjyra e qetësisë. Prania e bimëve duket se ushtron një efekt të dobishëm në nivelin psikologjik, siç dëshmohet nga shumë punonjës, të cilët mbajnë një filiz të gjelbër në një cep të zyrës.
E verdha për t’u përqendruar
E verdha është një ngjyrë e ngrohtë dhe ka një efekt stimulues në mendjen tonë; ajo përmirëson përqendrimin dhe aktivitetet organizative. Kështu që ambienti i punës do të dukej ideal me këtë ngjyrë (postierët janë më të favorizuar nga ky këndvështrim…).
Portokallia për buzëqeshjen
Edhe portokallia është një ngjyrë e ngrohtë, si e verdha, që stimulon mendjen. Ndërkaq, disa mendojnë se kjo ngjyrë ndikon veçanërisht te humori, duke hequr mendimet negative dhe duke sjellë buzëqeshjen në vend të tyre.
E kuqja, po… por me moderim
E kuqja është një ngjyrë shumë “ngarkuese” e referencave: gjaku, dhuna, seksi… Ajo nuk është gjë tjetër veçse një ngjyrë relaksuese, edhe pse opinionet mbi efektet e saj janë kontradiktore: disa argumentojnë se nxit zemërimin dhe nervozizmin, të tjerët thonë se është një nxitës i fortë që promovon përqendrimin dhe krijimtarinë. Në të vërtetë bëhet fjalë për çështje nuancash: një nuancë midis së kuqes dhe rozës (dorëzonjë e kuqe) do të ishte ideale.
Zgjidh ngjyrën që bën për ty!
Tani qetësisht mund të rinovoni shtëpinë dhe gardërobën duke ndjekur indikacionet tona dhe shijet tuaja. E rëndësishme është që “të vendosni pak ngjyra” në jetën tuaj!

Related

Shëndet & estetikë 950139816954329091

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item