Nëse nuk hani mëngjes, rrezikoni infarktin
Me një stil jetese gjithmonë e më të ngjeshur, shumë prej nesh nuk kanë më kohë të hanë një mëngjes të përshtatshëm. Numri i atyre që nisin ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/11/nese-nuk-hani-mengjes-rrezikoni.html
Me një stil jetese gjithmonë e më të ngjeshur, shumë prej nesh nuk kanë më kohë të hanë një mëngjes të përshtatshëm.
Numri i atyre që nisin ditën me një kafe dhe presin deri në mesditë apo drekë për të ngrënë për herë të parë gjatë ditës është gjithmonë edhe më i madh, një trend aspak i shëndetshëm.
Të paktën, sipas një studimi, meshkujt që nuk hanë mëngjes rregullisht, kanë 27% mundësi më shumë që të goditen nga infarkti gjatë jetës së tyre.
Ishte një ekip kërkuesish të Harvardit ata që dokumentuan se mosngrënia e mëngjesit rrit mundimin e trupit gjatë përballimit të aktivitetit ditor dhe se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis kësaj mënyre jetese dhe probabilitetit për t’u goditur nga sëmundjet kardiovaskulare.
Ndonëse nuk ka asnjë zbulim të jashtëzakonshëm në sondazhin e kryer nga universiteti i mirënjohur amerikan, rezultatet tregojnë gjithmonë e më qartë se mëngjesi është shumë i rëndësishëm, veçanërisht tek meshkujt.