Obama po humb “Luftën e re të Ftohtë” me Putin

Shtëpia e Bardhë ndjek një politikë të jashtme shumë të matur. Dhe Vladimir Putin po përfiton: nga Ukraina në Siri, përfshi dhe Iranin. Nga ...

Shtëpia e Bardhë ndjek një politikë të jashtme shumë të matur. Dhe Vladimir Putin po përfiton: nga Ukraina në Siri, përfshi dhe Iranin.
Nga Michele Zurleni

Për kritikët, politika e Barak Obamës në raport me Rusinë është një dështim total. Vitin e kaluar, Vladimir Putin luajti të gjitha kartat e duhura në përgjigje të kartave të luajtura nga presidenti i Shteteve të Bashkuara. Strategjia e Shtëpisë së Bardhë, në fund të fundit u tregua shumë e trembur për të mos thënë e dobët në lidhje vendimet dhe aktet e dhunshme të Kremlinit dhe në të gjitha terrenet ku Moska dhe Uashingtoni janë përballur: Siri, Iran dhe Ukrainë.
Për republikanët nuk ka asnjë dyshim: Shtetet e Bashkuara po humbin përsëri “Luftën e Ftohtë” me Rusinë. Putini dhe Obama po lozin si macja me miun. Lëvizjet janë më të mira dhe më të shpejta, me një transparencë të qartë për objektivat që duhen arritur, qëllimi për të mos humbur peshën politike por përkundrazi për ta shtuar atë edhe në rajonet që historikisht kanë qenë nën ndikimin e Moskës. Madhështia e Rusisë kalon përmes antagonizmit me Shtetet e Bashkuara. Putin ngrihet vazhdimisht, kurse Obama kërkon ta lagë atë, por duket se mbetet gjithonë një hap prapa lëvizjeve të kundërshtarit. Jo vetëm që humb terren, por edhe kredibilitet. Bërja kujdes çon në pavendosshmëri.
Siria
Shtëpia e Bardhë pranoi se kërcënimi për bombardimin e strukturave ushtarake të regjimit sirian, ishte arsye që Bashar al-Asad çmontoi arsenalin e tij kimik. Në të vërtetë, siç dihet, historia përfundoi ndryshe. Obama ishte gati për të dhënë urdhrin e një sulmi të planifikuar, por u ndalua në momentin e fundit, kur pa frenimin e OKB-së (Organizata e Kombeve të Bashkuara) dhe opinionin e saj publik. Një hap mbrapa i detyruar, edhe nga lëvizjet e Vladimir Putin. Moska ka kundërshtuar çdo vendim dhe çdo rezolutë që do i linte rrugën e hapur aksioneve ushtarake. Më pas, hodhi një propozim për një zgjidhje diplomatike (eliminimin e armëve kimike në këmbim me përfundimin e sulmit ushtarak) që në të vërtetë u hodh si objekt bisedimesh nga Xhon Kerri. Oferta për këtë rrugë-dalje nga Moska, ishte një shuplakë e vërtetë që Putini i dha Obamës. Presidenti rus arriti me diplomacinë e tij në të njëjtin përfundim ku donte të arrinte Obama, por nëpërmjet armëve dhe bombave. Mbi të gjitha, Rusia evitoi kështu humbjen e të vetmit regjim arab aleat me të, importues i armëve të saj. Kjo rigjallëroi ndikimin politikë të Rusisë në Lindjen e Mesme.
Irani
Barak Obama hedh vështrimin tek marrëveshja e kryer në Gjenevë për largimin e armëve kimike. Republikanët besojnë që kjo rrugë është tepër e rrezikshme: iranianët mund të përdorimin marrëveshjen për të fituar kohë në arritjen e qëllimeve të tyre. Prandaj më të moderuarit donin që Kongresi të aprovonte një paketë të re sanksionesh kundër Teheranit, ndërsa radikalët mendojnë që nuk do të ketë rrugë tjetër për të ndjekur, përveç rrugës së përmendur shpesh nga qeveria izraelite: bombardimi i faqeve nuklearë iraniane. Vladimir Putini u fut me zgjuarsi në këtë mesele. Ndërsa Obama reagonte me kujdes, Vladimiri mori hapësirën e tij. Tani Moska dhe Tehereani ndodhen më afër se kurrë më parë. Të dy vendet mbështesin regjimin sirian të Asadi-t dhe të dyja kanë një objektiv strategjik: kufizimin e prezencës së Shteteve të Bashkuara në këtë rajon. Nëse dikur ishin konkurrentë në frontin e energjisë, sot ato lidhën një aleancë taktike (pak kohë më parë arritën marrëveshjen “naftë në këmbim të ushqimit”). Përveç kësaj, Moska kërkon të shesë armë dhe teknologji për nuklearin në Teheran. Për nënshkrimin e kësaj “miqësie”, Putini mund të bëjë një vizitë zyrtare në Iran.
Ukraina
Barak Obama paralajmëroi Rusinë për të mos ndërmarrë veprime të rrezikshme në Ukrainë. Por përgjigjja që erdhi ishte mjaft e qartë: pushtimi i aeroporteve të Krimesë nga njerëz të  armatosur dhe sinjali që Moska nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kontrolli mbi gadishullin strategjik. Përkundrazi, është e parashikuar që forcat separatiste do të furnizohen. Shtëpisë së Bardhë nuk i mbetet shumë për të bërë. Edhe në këtë çështje reagoi me vonesë. Putini është në avantazh në “lojën” ukrainase. Reagimi i SHBA-së dhe Europës mbërritën jashtë afatit kohor, dhe ishin të pamjaftueshme për të përballuar një krizë që mund të çonte në ndarjen e vendeve. Shtëpia e Bardhë tani mund t’i bëjë presion Kremlinit, por është e vështirë të mendohet se Putini të ndryshojë kurs. Obama mund të mbështesë qeverinë e Kievit me dollarë, por paratë nuk mund të evitojnë peshën që ka Moska mbi Ukrainën.
Datagate
Edhe Eduard Snouden është pjesë e kësaj Lufte të Ftohtë. Njeriu që zbuloi sekretet e sistemit të spiunazhit dhe mbikëqyrjes së NSA-së, gjendet në Rusi prej disa muajsh, i ftuar nga autoritetet moskovite. Për shumë vetë, nuk është rastësi që analisti i ri e zbuloi skandalin direkt pasi u largua nga Hong Kongu. Datagate e ka dëmtuar shumë imazhin e politikanit të Barak Obamës. Tensionet e lindura pas zbulimit të faktit që SHBA spiunonte jo vetëm armiqtë por edhe miqtë e aleatët, nuk kanë përfunduar ende. Me mikpritjen dhe ndihmën që Vladimir Putin i dha Eduard Snouden-it, ai i dha një tjetër goditje Obamës. Nuk është rastësi që direkt pas skupit të Datagate-it, armiqësia e Uashingtonit dhe Moskës është rritur aq shumë sa të shtyjë Obamën të anulojë takimet e tij me kolegun rus.
Kujdesi ndaj izolimit të ri
Për të parën herë, Sekretari i Shtetit, Xhon Kerri paralajmëroi rrezikun e një izolimi të ri të shtetit amerikan. “Shtetet e Bashkuara po sillen si një shtet i vogël”, tha ai. Vetëm pak kohë më parë, Kerri shfaqi gjykimin e tij të kundërt. Për të mbrojtur administratën se ku bën pjesë, dhe për të mohuar se Shtetet e Bashkuara po tërhiqen nga zonat e krizës në botë, ish-kandidati për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2004, tani thotë se amerikanët mendojnë shumë për vendin e tyre të punës, ekonominë dhe interesat e tyre dhe nuk mund të shikojnë rolin dhe ndikimin që duhet të ketë SHBA-ja në botë.
Xhon Kerri
Xhon Kerri fliste për shkurtime e bëra në Departamentin e Shtetit. Ndoshta ai i referohej edhe shkurtimeve të bëra në Pentagon. Nga nevoja për të shpëtuar lind “izolimi”. Por ndoshta lind nga qasja e Shtëpisë së Bardhë në politikat e jashtme (edhe se Kerri nuk e thotë këtë gjë). Ashtu siç nënvizoi The Guardian, Obama nuk ka ofruar ndonjë vizion strategjik të Amerikës në botë. Presidenca post-perandorake fillon këtu, shkruante Simon Tisdall. Vladimir Putin e ka kuptuar këtë gjë. Për këtë ai fiton pikë dhe është në avantazh në Luftën e Ftohtë.

Përgatiti: Endri Farka

Related

Shtypi i huaj 2337627889885554976

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item