KOSOVA NUK KRAHASOHET ME ANEKSIMIN E KRIMESË
Xhelal Zejneli Nga njohësit e mirë të çështjes shqiptare dhe të rrethanave në Ballkan, çështja e Kosovës është vlerësuar si rast i veçantë ....
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/04/kosova-nuk-krahasohet-me-aneksimin-e.html
Xhelal Zejneli
Nga njohësit e mirë të çështjes shqiptare dhe të rrethanave në Ballkan, çështja e Kosovës është vlerësuar si rast i veçantë. Nga kjo mund të konstatohet se ndërmjet Kosovës dhe Krimesë nuk ka ngjashmëri. Aneksimin e Krimesë nga Rusia, Vladimir Putini e krahasoi me shkëputjen e Kosovës nga Serbia. Ai tha: “Rusia e aneksoi Krimenë, ashtu sikundër perëndimorët ia shkëputën Serbisë Kosovën”. Një krahasim i këtillë është plotësisht i pabazë.
Nga njohësit e mirë të çështjes shqiptare dhe të rrethanave në Ballkan, çështja e Kosovës është vlerësuar si rast i veçantë. Nga kjo mund të konstatohet se ndërmjet Kosovës dhe Krimesë nuk ka ngjashmëri. Aneksimin e Krimesë nga Rusia, Vladimir Putini e krahasoi me shkëputjen e Kosovës nga Serbia. Ai tha: “Rusia e aneksoi Krimenë, ashtu sikundër perëndimorët ia shkëputën Serbisë Kosovën”. Një krahasim i këtillë është plotësisht i pabazë.
Ministri për Punë të Jashtme i Britanisë së Madhe Uilliam Hag (William Jefferson Hague) i përcolli Putinit një sugjerim sarkastik: “Meqenëse e arsyetoni shkëputjen e Kosovës nga Serbia, atëherë njiheni edhe pavarësinë e saj”! Me pikëpamjet e Putinit ndaj Kosovës, nuk u impresionua asnjë shqiptar.
* * *
Në Jugosllavinë e karagjorgjeviqëve (1918-1941), si dhe në Jugosllavinë e AVNOJ-it (1944-1991) problemi shqiptar nuk shtrohej në mënyrë të fragmentarizuar, por përkufizohej si çështje shqiptare në Jugosllavi. Çështja shqiptare në Jugosllavi, përkatësisht çështja e Kosovës, nuk ka pasur ngjashmëri me asnjërën nga rastet e sipërthëna, për shumë arsye:
- Çështja shqiptare në Jugosllavi, përkatësisht çështja e Kosovës është pjesë e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan;
- Çështja shqiptare në Ballkan përkufizohet si: çështje e popullit të ndarë, të rindarë dhe të shtypur;
- Shqipëria është i vetmi shtet në Evropë, mbi gjysma e popullsisë së të cilit dhe mbi gjysma e territorittë të cilit ndodhet jashtë vendit amë;
- Shqiptarët janë i vetmi popull në Evropë dhe ndër të rrallët në botë që kufizohen me vetveten;
- Shqiptarët janë i vetmi popull në botë që janë të ndarë dhe të copëtuar në gjashtë pjesë: në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), në veriperëndim të Maqedonisë, në viset shqiptare në Mal të Zi si dhe në Çamëri;
- Një përqindje e madhe e trungut kombëtar shqiptar jetojnë në diasporë: në Evropë, në SHBA, në Australi, në Turqi etj.
* * *
Kosova derisa u shkëput nga trungu amtar më 1913 ka qenë pjesë e pandarë e Shqipërisë, ndërsa popullsia shqiptare e saj - pjesë e pandarë e kombit shqiptar. Pas aneksimit nga Mali i Zi dhe nga Serbia në vitet 1877-1880 të disa trojeve të banuara nga shqiptarët, gjatë Luftës së Parë Ballkanike më 1912, Kosova dhe viset lindore të Shqipërisë u pushtuan nga ushtritë e Serbisë dhe të Malit të Zi. Në vitet 1912-1914 në Kosovë u vendos një pushtet ushtarak serbo-malazez që synonte shkombëtarizimin dhe shfarosjen e shqiptarëve. Dhjetëra mijë shqiptarë u vranë, ndërsa rreth 60.000 të tjerë u detyruan të shpërngulen, kryesisht në Turqi. Në këtë kohë Kosova u pushtua edhe nga ushtria bullgare.
Në aspektin juridik dhe politik, kjo përkufizohet si pushtim i trojeve etnike shqiptare nga pushtuesit serbo-malazez.
Duhet theksuar se pushtimi i trojeve shqiptare në Luftën I Ballkanike (1912 ) hasi në rezistencën e armatosur të popullit shqiptar. Pushtimin e Kosovës dhe të viseve të tjera, nga Serbia dhe nga Mali i Zi, shqiptarët asnjëherë nuk e kanë njohur. Pushtimin e Kosovës dhe të viseve të tjera, nga Serbia dhe nga Mali i Zi, shqiptarët gjatë tërë shekullit XX e kanë kundërshtuar në të gjitha mënyrat, përfshi edhe rezistencën e armatosur.
* * *
Duhet theksuar se në Mbledhjen II të AVNOJ-it (KAÇKJ-së)të Partisë Komuniste të Jugosllavisë të udhëhequr nga Tito-ja, të mbajtur më 29. XI. 1943 në Jajce të Bosnjës dhe Hercegovinës, u mor vendim që Maqedonia të krijohet si një prej gjashtë republikave të federatës jugosllave të pasluftës. Për t’u realizuar kjo, do t’i merrej Serbisë e ashtuquajtura Maqedoni e Vardarit. Me fjalë të tjera, Maqedonia u krijua nga serbo komunistët dhe nga kominternistët, duke përfshirë në kufijtë e saj një territor të madh, të banuar me shqiptar etnikë dhe autoktonë. Tani trojet etnike shqiptare do të ndahen në tri pjesë. Më 1947, nën pretekstin e riorganizimit territorial, Beogradi vazhdoi fragmentarizmin e trojeve shqiptare, duke ia bashkëngjitur Serbisë Preshevën. Si rrjedhojë e kësaj politike djallëzore, trojet shqiptare nën Jugosllavi, u copëtuan në katër pjesë.
Serbia dhe politika e saj e gjenocidit - Gjatë tërë periudhës së pushtimit të Kosovës dhe të viseve të tjera, nga Serbia, nga Mali i Zi, tani edhe nga Maqedonia, boshti antishqiptar i krimit Shkup-Beograd-Titograd (Podgoricë) do të ndjekë ndaj shqiptarëve politikë kolonialiste, diskriminuese dhe represive. Që nga dita e aneksimit të Kosovës deri në pavarësinë e saj, Serbia ndaj shqiptarëve ka ushtruar gjenocid dhe opresion. Që nga dita e aneksimit, Serbia Kosovën e ka shfrytëzuar, d.m.th. e ka eksploatuar. Si pasojë e shfrytëzimit të egër nga Serbia, Kosova mbeti rajoni më i pazhvilluar i Jugosllavisë. Serbia dhe Jugosllavia e karagjorgjeviqëve dhe e rankoviqëve, gjatë tërë shekullit XX shqiptarët: i vranë, i plagosën, i burgosën, i torturuan, i dënuan me dënime drakonike, montuan procese gjyqësore politike. Serbia, d.m.th. Jugosllavia e karagjorgjeviqëve dhe e rankoviqëve ishte shtet jodemokratik, totalitar dhe antishqiptar, kështu që Kosova ishte nën robërinë e një sistemi bizantin dhe bolshevik. Shqiptarët, nën Jugosllavinë e mbretit serb dhe nën Jugosllavinë komuniste, duke mos qenë sllavë dhe duke mos pasur asgjë të përbashkët me sllavët, ishin trup i huaj në bashkësinë e sllavëve të jugut. Akademikët serbë përpiluan plane dhe hartuan projekte për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike dhe historike dhe për deportimin e tyre për në Anadolli të Azisë. Serbët hartuan projekte për zbrazjen e Kosovës, për ndryshimin e strukturës etnikedhe demografiketë saj si dhe për kolonizimin e saj.Për ta ndryshuar strukturën etnike të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavi, serbët sollën në këto troje kolonë serbë dhe malazezë. Politika serbe ndaj shqiptarëve në Jugosllavi ishte hegjemoniste, unitariste, centraliste dhe dominuese. Shqiptarët në Kosovë dhe në viset e tjera u ballafaquan me ideologjinë serbo-madhe të Ilija Garashaninit, të Jovan Cvijiqit, të Vasa Çubrilloviqit dhe të akademikëve serbë të periudhës komuniste, në krye me babain e kombit Dobrica Qosiqin. Shqiptarët në Kosovë dhe në viset e tjera u ballafaquan me politikën e forcës të ndjekur nga Nikolla Pashiqi, nga karagjorgjeviqët, nga Rankoviqi, nga Millosheviqi dhe nga dishepujt e tij: Vojislav Koshtunica, Vuk Drashkoviqi etj.Shqiptarët në Kosovë u ballafaquan me projektet ultra-nacionaliste të radikalëveserbë të udhëhequr nga Vojisllav Shesheli, nga Tomisllav Nikoliqi dhe nga njeriu më i pushtetshëm në Serbi sot – Aleksandër Vuçiqi, i cili në rrugët e Beogradit i ngjiste fotografitë e gjeneralit kriminel Ratko Mlladiqit, i akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte kundër njerëzimit. Serbët ndaj shqiptarëve gjithmonë kanë folur me paragjykime dhe me stereotipe, duke i konsideruar inferiorë.Shqiptarët në Jugosllavi, gjatë tërë shekullit XX u ballafaquan me plane, projekte, platforma dhe elaborate antishqiptare të hartuara prej akademikëve serbë dhe të zbatuara nga politika zyrtare. Krimet serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe në viset e tjera kanë qenë politikë e shtetit.
Serbia është një shtet i vogël, me territor të vogël, me popullsi të vogël, me ekonomi të pazhvilluar dhe me mungesë të traditave demokratike. Një Serbi e tillë, e vogël, e pazhvilluar dhe jodemokratike nuk mund të mbajë nën pushtim një territor të përmasave të Kosovës. Në Jugosllavinë e Titos kishte tre milionë shqiptarë, kështu që një Serbi e prapambetur, e pazhvilluar, e vogël, por me ëndrra, me ambicie dhe me orekse të mëdha, nuk mund të mbajë nën robëri një popullsi shqiptare prej tre milionë banorësh.
Shqiptarët në Kosovë dhe në viset e tjera – e drejta historike dhe e drejta etnike – Kolonizimi sllav Kosovës para pushtimit osman nuk arriti ta ndryshonte fizionominë etnike të saj, ndonëse solli një ngushtim të hapësirës gjeografike dhe gjuhësore të shqiptarëve. Prania masive e shqiptarëve vendës në Kosovë edhe pas pushtimit osman në shekullin XIV dhe më vonë, është e dokumentuar historikisht dhe nuk kanë bazë shkencore përpjekjet serbe për t’i paraqitur shqiptarët si të ardhur në Kosovë në fund të shekullit XVII dhe në fillim të shekullit XVIII.
Serbët thonë se në mesjetë, faktori serb ka qenë i fuqishëm në Kosovë. Ata duhet ta dinë se kthimi në një histori të largët dhe të diskutueshme nuk i zgjidh problemet e së sotmes. Po të kthehemi në histori, do të mbërrijmë edhe në lashtësi, kur Kosova ishte Dardani - një nga vatrat e formimit të shqiptarëve dhe të shqipes. Nuk duhet harruar se Lidhja e Prizrenit (1878) - u mbajt në Kosovë. Kongresi i Manastirit (1908)rreth çështjes së alfabetit të gjuhës shqipe - u mbajt në Manastir. Konferenca e Bujanit (1943) për realizimin e së drejtës për vetëvendosje deri në shkëputje të shqiptarëve të Kosovës - u mbajt në fshatin Bujan të Malësisë së Gjakovës.
Kosova - rast i veçantë - Struktura etnike e Kosovës tregon se 90% e popullsisë së saj përbëhet prej shqiptarëve, ndërsa jo më shumë se 5% janë të kombësisë serbe. Shqiptarët në Kosovë gjithmonë kanë qenë shumicë absolute, ndërsa serbët ka qenë një pakicë e parëndësishme. Në federatën jugosllave Kosova ka qenë entitet i veçantë, d.m.th. njësi politike dhe juridike e veçantë, me kufi të përcaktuar.Në federatën jugosllave Kosova ka qenë pjesë konstitutive e shtetit, me të drejtën e vetos në kuvendin federativ.
* * *
Çështja shqiptare në Ballkan, përkatësisht çështja e Kosovës ishte një çështje që figuronte në Evropë, në kontinentin që shquhet për vlera demokratike. Shqiptarët rrethohen nga fqinjë grabitqarë, siç janë: serbët, grekët, sllavo-maqedonasit dhe malazezët, të mbështetur nga Rusia sllave. Shqiptarët rrethohen nga boshti sllavo-bizantin, që ia ka pushtuar atyre mbi gjysmën e territorit etnik dhe historik. Shqiptarët janë një ndër popujt më të lashtëtë gadishullit dhe janë popull autokton i rajonit të Evropës Juglindore. Bregëzimi i shqiptarëve me detet Adriatik dhe Jon është dëshmi e pakontestueshme e lashtësisë dhe e autoktonisë së tyre.
* * *
Ka edhe popujt të tjerë në Evropë dhe më gjerë që synojnë të shkëputen prej shteteve në të cilat bëjnë pjesë. Nga Spanja duan të shkëputen baskëtdhe katalonët. Nga Mbretëria e Bashkuar duan të shkëputen irlandezët dhe skocezët. Nga Franca synonin të ndaheshin korsikanët. Nga Turqia pretendojnë të ndahen kurdët. Lëvizje separatiste kurde ka edhe në Iran, në Irak dhe në Siri. Ndarje prej flamanëve kërkojnë edhe valonët në Belgjikë. Kohë pas kohe, ide secesioniste shfaqen edhe në rajonin e Venetos në Italinë veriore.
Është e vërtetë se ekziston çështja kurde, si një çështje e pazgjidhur. Por nuk duhet harruar se çështja kurde, për dallim nga çështja shqiptare, nuk figuron në Evropë, por në Azi të Vogël. Përpos kësaj, çështja kurde ballafaqohet me katër shtete të mëdha, siç janë: Turqia, Irani, Iraku dhe Siria. Çështja baske apo katalonase figuron në një shtet të madh siç është Spanja dhe që ka tradita demokratike dhe sistem demokratik. Baskët dhe katalonët në Spanjë nuk e kanë përjetuar golgotënqë e kanë përjetuar shqiptarët nën opresionin serb. Spanja lirisht mund ta njohë pavarësinë e Kosovës, për arsye se midis çështjes së Kosovës, në një anë dhe çështjes baske, në anën tjetër, nuk mund të tërhiqet kurrfarë paraleleje. Në një shtet të madh, siç është Franca figuron edhe çështja korsikane. Çështja irlandeze apo ajo skocezefigurojnë në një shtet të madh siç është Mbretëria e Bashkuar - djep i demokracisë parlamentare. Mbase edhe mund të ketë të tillë në Ballkan që do të kishin pranuar të jenë pjesë e këtyre dy fuqive historike të kontinentit – Britanisë së Madhe dhe Francës dhe të jetë nën “sundimin”e tyre.
Me fjalë të tjera, problemi bask, katalonas, korsikan, irlandez apo skocez figuron në shtetet me potencial të madh demografik, me territore të mëdha, me ekonomi të zhvilluar, me standard të lartë jetese, me tradita të mëdha demokratike, shtete që janë anëtare të NATO-s dhe të BE-së dhe jo nën Serbinë e vogël, që ka ëndrra të mëdha, nën Serbinë e pazhvilluar e të varfëruar që shquhet për prodhimin e manaferrave, nën Serbinë jodemokratike, të mbingarkuar me histori të rrejshme dhe të trilluar, që jeton me mite dhe legjenda, nën serbët që e patën shpallur veten popull hyjnor, nën Serbinë - zjarrvënëse e përhershme e Ballkanit.
Çlirimi i Kosovës prej kolonialistëve serbë është fryt i luftës shekullore të kombit shqiptar për liria dhe pavarësia, që në kapërcyell të shekullit, u mbështet edhe nga miqtë tanë perëndimorë.