Gylen, filozofia e dialogut mes Lindjes dhe Perëndimit

Nga Veledin Durmishi Përpjekjet e njerëzve të shquar për ndërtimin e një dialogu intelektual, kulmon në emrin Gulen, i cili, në gjithë gjerë...

Nga Veledin Durmishi

Përpjekjet e njerëzve të shquar për ndërtimin e një dialogu intelektual, kulmon në emrin Gulen, i cili, në gjithë gjerësinë e mendimit të vet, mundëson hapjen e një vizioni të ri në përplasjen e qytetërimeve. Fethullah Gylen, për vite të tëra, ka përfaqësuar mendimin më të arrirë të një intelektuali, i cili njëherazi ishte një studiues i Islamit, por edhe një mendimtar modern, që me ligjëratat e shkrimet e tij ka kërkuar për gati gjysëm shekulli rivitalizimin e vlerave të shoqërisë e cila do të realizohej së pari e së vetmi duke respektuar të gjitha shtresat shoqërore, të gjitha liritë e njeriut pa dallim, lindje, perëndim, përkatësi fetare a niveli ekonomik. Universaliteti i këtij emri ka gjetur d.m.th. e vet në atë që quhet Lëvizja “Gylen” e që fjala që ka fituar statusin e tij është “dialogu” e që kjo lëvizje ka në bazë të vet mirëkuptimin ndërfetar e ndërkulturor.
Ka lindur në vitin 1941 në Erzurum të Turqisë, u arsimua më herët në shkencat fetare e më vonë edhe në shkencat shoqërore e ato të natyrës. Ky njeri me vlera të larta qytetarie, intelektuale, ka dëshmuar gjatë vizionin e vet në fushën e ideve; angazhimi i tij ishte gjithëpërfshirës, universal duke i dhënë vetes cilësitë e një reformatori modern që kërkon e aspiratë të vet ka çlirimin e botës nga sëmundjet e mëdha që e kanë mbërthyer atë. Ai është një Martin Luter King, por jo që u prin protestave, por që u prin ideve, është një Nënë Tereza që kërkon të shërojë plagët e shpirtit; ai ka kërkuar e vazhdon të kërkojë të sjellë një Rilindje të botës myslimane nga tronditjet që i kanë sjellë kohët e reja, kërkon të ngrejë në lartësinë e kombeve të tjerë modern kombin e vet turk e gjithçka të jetës së tij ai e mbështjell me simbolikën e bukur të një paqeje të madhe botërore. Përpjekjet e tij nuk kanë njohur kufi, ashtu si edhe idetë e tij. Në Teksas, ai solli në kujtesë të të pranishmëve atë listë të gjatë që historia kishte ndërtuar me emrat e njerëzve të shquar të botës gjatë 500 viteve të jetës njerëzore. Që nga Jezusi, Buda, Gandi, e deri te Nënë Tereza e shqiptarëve. Lëvizja “Gylen” që përfaqëson idetë e tij, kanë nxitur një debat të gjerë botëror duke thirrur në tribunat e saj profesorë, intelektualë të cilët i kanë dhënë kësaj lëvizjeje vlerat universal, të barabarta me një Rilindje, për të cilën kjo botë ka aq nevojë. Ai nuk ka predikuar mbinjeriun e Niçes, por bën thirrje të qarta që çdo komb të njoh mirë rrënjët e veta e kjo njohje do t’i sjellë atij një përtëritje shpirtërore. Ai kërkon horizonte, kur bota po i mbyll ato, ai kërkon një ngritje mbi idolet, mbi mitet, mbi vanitetin e jetës; ai kërkon heqjen dorë nga pasuria nën fjalët ” mallkuar qoftë luksi pa fre dhe mjerimi pranë!” Ai që kalërom në fushën e ideve, ka ngritur zërin kundër atyre që kanë shkatërruar atë trashëgimni, duke i sjellë njerëzimit trauma botërore, ka ngritur zërin kundër atyre që projektojnë 11 shtatorë të tjerë, atyre që pjellin neronë të rinj, sadamë të rinj e sllobodanë të rinj, ai, pra, që kalëron në fushën e ideve, ka kohë që prêt atë ditë të madhe të bardhë; Ditën e Rilindjes, rigjallërimit të një epoke të re, më njerëzore e mbi të gjitha të sundohet nga paqja. Më paqtori, Fethullah Gylen, kërkon të ndreqë ç’të mundet nga imazhi i lëkundur i botës myslimane, kur pjesa tjetër e botës i identifikon ata me terroristë. Mendimi i tij ka horizonte të gjera e ai që rreket të zbulojë atë zjarr që mban njerëzimi në brendësi të vet, nuk mund ta fshehë edhe atë besim që është edhe lajtmotivi i lëvizjes së vet. Ai hapur dhe me një qartësi shprehëse, u bën thirrje myslimanëve që të njohin mirë premtimet që të parët e tyre i kanë dhënë kësaj feje e që tani të përpiqen të jenë të denjë që të fitojnë besimin e Zotit. Ai ngrihet mbi botën e vogël të meskinit që braktis jetën, që e sheh atë me aq vulgaritet, që i janë tharë ndjenjat, lakmitar pa cak, i korruptuar mëngjes e mbrëmje, jetën e sheh në anën e praptë të saj dhe qesh me aq cinizëm nëse i flet për ideale, moral e ai të nxjerr gjuhën dhe hap fjalorin të gjejë kuptimin e fjalëve të mësipërme. Ndërron parti, makina, gra; nuk e njeh pasionin e dashurisë, por atë të dhunës. Ai njeri që nuk u bë kurrë kumt i një lajmi të mirë, e Gylen nuk kërkon ta njohë këtë njeri, por kërkon të bëjë ekspozenë e ideve të tij, projekteve të tij të cilat sjellin atë përndritje shpirtërore që do t’i japë edhe botës Rilindjen e madhe të saj. Ai e njeh trishtimin e madh të botës, por kërkon në të atë diell që mes reve të kohës t’i japë jetës atë ngrohtësi rilindjeje. Kërkon atë hark qiellor që do të lidhte botët pas një ndarjeje të madhe ndjellakeqe, kërkon ato mushkëri që do t’i japin botës frymëmarrjen e madhe. Gylen, në lëvizjen e tij, ka ndërtuar sjelljen origjinale që në emër të bashkëjetesës paqësore, ka nxitur tezën e besimit, të arsimimit, të ndriçimit të arsyes e të njohjes së tolerancës.
Ai është një ndër 100 intelektualët më të shquar të njerëzimit, që, duke kërkuar kolonat shpirtërore të njerëzimit, kërkon t’i ngrerë ato kundër konflikteve, që mbi baza etnike gjenerojnë në vatra luftërash me dhunë e viktima. Pikërisht këto luftëra po bëhen gjithnjë e më kërcënuese në mbarë botën e pikërisht këtu, Lëvizja “Gylen”, kërkon të gjejë themelet e mirëkuptimit, tolerancës e dialogut. Gulen e njeh mirë modernizimin, dixhitalizimin, njeh individin i cili përditë po shfaq modelin e njeriut i cili diku pasurohej materialisht, por që varfërohet shpirtërisht. Dinamika e kësaj lëvizjeje nuk ka kërkuar rrëzim qeverish, sistemesh, por përsosje të tyre; ajo pranon pluralizmin shoqëror, por në bazë të ketë tolerancën e mirëkuptimin. Sistemi i vlerave mbi të cilin është ngritur kjo lëvizje, nuk është ai Islam e as ai i ndonjë ideologjie. Ajo është një lëvizje intelektuale, ndërtuar mbi baza vullnetare, zgjedhjeje të lire, e cila i kërkon shoqërisë ata elementë që janë në koshiencën e natyrës njerëzore. Të kërkosh te shoqëria dimensionet që ndërtojnë marrëdhëniet, t’i përdorësh ato në përsosjen e  bashkëjetesës- kjo është esenca e kësaj lëvizjeje. Ajo ka kohë që ka marrë përmasa ndërkombëtare e kudo ku është prezente, ka predikuar tolerancë e mirëkuptim, të cilat ajo i ka në themel të programit të saj.

Related

Opinione 2540941146594058295

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item