Cilat janë interesat ruse dhe të BE-së në Ukrainë?

-Për muaj të tërë, Moska dhe Brukseli luftojnë për ndikim në Kiev. Por, cilat janë motivet? Pasuritë natyrore? Tregjet? Armatimet? Çfarë dua...


-Për muaj të tërë, Moska dhe Brukseli luftojnë për ndikim në Kiev. Por, cilat janë motivet? Pasuritë natyrore? Tregjet? Armatimet? Çfarë duan me të vërtetë nga Ukraina Rusia dhe BE-ja?
-Në vitet e ardhshme, Ukraina do t’i kushtojë shumë para Perëndimit. Bashkimi Evropian ka ndarë 1,6 miliard euro për një afat të shkurtër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrin përsipër garancitë bankare në vlerë prej 800 milionë eurove, dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar llogarit që vendi do të ketë nevojë në të ardhmen për 15 deri 18 miliardë dollarë. Por, pasi që Rusia ka ngritur çmimin e gazit për Ukrainën me 44 për qind, do të nevojiten ndoshta disa miliardë euro më shumë për të parandaluar falimentimin e shpejtë të vendit.
-Por, a do të jetë në gjendje Ukraina ndonjëherë për t’i kthyer këto para? Përse Bashkimi Evropian angazhohet me kaq forcë për Ukrainën? Dhe, pse Rusia nuk dëshiron në asnjë mënyrë të lejojë që vendi i saj fqinj me ekonomi të rrënuar të largohet në drejtim të Perëndimit?
-”Ukraina me 46 milionë banorët e saj është një treg i rëndësishëm, por edhe një vend gjithnjë e më interesant për industrinë gjermane të automobilave”, thotë Alexander Markus nga Dhoma e Tregtisë Gjermano-Ukraniase në Kiev. Edhe zëdhënësi i politikës së jashtme të FDP-së në Parlamentin Evropian, Alexander Graf Lambsdorff, e konfirmon këtë. Sipas tij, në të ardhmen Ukraina do të ketë potencial të madh.  
-Potencial të madh – kjo tingëllon si një e ardhme e bukur, por gjendje aktuale është e zymtë. Me 3800 dollarë për kokë banori, Ukraina ndodhet në listë me produktin e brendshëm bruto pas Mongolisë. Industria është e vjetruar, të ardhurat janë të ulëta, ryshfetet e larta. Kur ish Bashkimi Sovjetik u shpërbë 20 vjet më parë dhe një pjesë e madhe e ndërmarrjeve shtetërore u privatizuan, nga kaosi i ndryshimeve dolën disa oligarkë që pasurinë e tyre e përdorën si një instrument të pushtetit. Ata kontrollojnë jo vetëm ekonominë, por kanë edhe ndikim të madh në politikë dhe pengojnë konkurrencën.
“Qeveria e Ukrainës më në fund duhet jo vetëm të përcaktojë rregulla të qarta të konkurrencës, por edhe t’i zbatojë ato”, thotë Rainer Schweikert nga Instituti i Ekonomisë Botërore në Kiel. “Sepse, kjo është mënyra e vetme për krijimin e një klasë më të gjerë të mesme me ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilat janë të nevojshme për rritjen ekonomike”.
-Edhe fermerët të cilët janë aq të njohur në Ukrainë ballafaqohen me probleme serioze. Ukraina, pas SHBA-së dhe BE-së, është eksportuesi i tretë më i madh i drithërave në botë. Por, keqmenaxhimi dhe mungesa e investimeve ndikojnë në cilësinë e tij. Drithërat e Ukrainës shiten ndërkohë vetëm si ushqim i kafshëve. Po ashtu Ukraina nuk është interesante si hambar as për Evropën, as për Rusinë, pasi që të dyja vetë eksportojnë drithëra. Dhe, pjesa tjetër e ekonomisë ofron shumë pak gjëra të cilat i mungojnë Rusisë dhe Evropës apo që ato do të ishin në gjendje lehtë t’i zëvendësojnë. Makinat e thjeshta, çeliku, produktet kimike, si ato që Ukraina eksporton para së gjithash në Lindje, mund të gjinden gjithandej në tregun botëror.
“Prandaj, lufta ruse për Ukrainën ka arsye kryesisht gjeostrategjike”, thekson Lambsdorff: “Është kjo një përpjekje që NATO të mbahet larg nga kufijtë e Rusisë dhe ngritja e një Bashkimi të Euroazisë, i cili nuk do të ishte interesant pa Ukrainën”.
Pra, arsyet ekonomike luajnë në këtë mes një rol të dorës së dytë.
-Edhe për Bashkimin Evropian perspektiva ekonomike në Ukrainë është shumë e vogël për të justifikuar shpenzimin e miliarda eurove. Është e vërtetë se Marrëveshja e Asociimit, e cila aktualisht është duke u përpunuar nga BE dhe Ukraina, do të fusë atje gjithnjë e më shumë standarde perëndimore të biznesit dhe të kontabilitetit. Megjithatë, edhe nëse tregtia dhe investimi do të kenë kështu një ngritje të konsiderueshme, rëndësia për vendet e BE-së mbetet në shkallë normale.
“Interesat evropiane në Ukrainë”, thotë Lambsdorff, “mund të përmblidhen lehtë: stabilitet, tejkalim i problemeve kufitare dhe jo valë të refugjatëve”.
-Para se gjithash, anëtarët e BE-së, Polonia, Sllovakia, Hungaria dhe Rumania angazhohen në Bruksel që fqinja e tyre Ukraina të afrohet sa më shumë me BE-në në mënyrë që ajo të stabilizohet sa më shumë. Tashmë në këto vende jetojnë shumë ukrainas, kryesisht si forca të lira punëtore. Për Berlinin, Parisin apo Londrën, Kievi mund të duket shumë larg. Por, për polakët, sllovakët ose lituanezët, megjithatë operacionet në Ukrainë janë tepër shqetësuese.
“Nëse atje ndodh një kolaps shtetëror, nga emigracioni do të shkaktohet një situatë kaotike për të cilën Evropa nuk mund të ketë asnjë interes”, thotë Lambsdorff. /DW/

Related

Shtypi i huaj 6199062200310011235

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item