Koteci politik shqiptar në Maqedoni

Emin Azemi Gruevski ende perceptohet nga politikanët shqiptarë si faktorizuesi i vetëm i tyre. Deri më tani nuk ka ndodhur që ky faktorizim ...

Emin Azemi

Gruevski ende perceptohet nga politikanët shqiptarë si faktorizuesi i vetëm i tyre. Deri më tani nuk ka ndodhur që ky faktorizim të bëhet në saje të unitetit brendashqiptar dhe ofertës së përbashkët kundrejt politikës maqedonase. Duke e hetuar këtë dobësi të tyre, Gruevski, jo rrallë edhe kusheriri i tij që drejton shërbimin sekret maqedonas, në prag të çdo zgjedhjeje prodhon karamela për të joshur ambicjet karamelizuese oborrtare të polikanëve shqiptar
Lojërat oborrtare të partive politike shqiptare në Maqedoni, kanë trimëruar kryeminstrin Gruevski që të projektoj ide për shtendërtim pa shqiptarët. Deklarata e fundit e tij se maqedonasit duhet të marrin shumicën e vendeve në Parlament për t’i ikur kushtëzimeve të shqiptarëve, flet edhe njëherë për falcitetin e koalicioneve shqiptaro-maqedonase.
Sado qe ta trajtojme si deklaratë per konsum të brendshëm dhe për efekt elektoral, ajo si e tillë, megjithatë, është sinjal i keq se Maqedonia po shkon në drejtim te gabuar. Në defektet e këtij drejtimi kanë shumë faj edhe forcat politike shqiptare, të cilat, me sjelljet dhe qëndrimet e tyre, jo rrallë, kanë lajthitur edhe faktorin politik maqedonas, tek i cili kanë injektuar një lojalitet blanko për shumë çështje, e sidomos për çështje të karakerit ndëretnik. Në disa raste fitohej përshtypja se ndonjë lider shqiptar, në tentativën e tij të pasukseshme për të korrigjuar imazhin e keq të Maqedonisë në botë, bënte edhe ministrin e Jashtëm, por pa dimensionin e përfaqësimit shqiptar. Shumë kancelari të botës që janë vizituar nga lider të tillë sot janë shumë të bindur se shqiptarët në Maqedoni nuk kanë kurrfarë problemi me politikën agresive maqedonase dhe çdo përpjekje tani për ta prezentuar këtë politikë ndryshe nga ajo që është reklamuar kohë më parë, del qesharake dhe e paefektshme.
Marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe maqedonasve ka rrezik të degradohen në përmasa brengosëse nëse nuk intervenohet shpejt ne gjetjen e një kompromisi afatgjatë, ndonëse kjo është vështirë të arrihet pasi që kemi një disnivel brengosës përfaqësimi – në njërën anë kemi nivelin superior dhe arrogant maqedonas  dhe në anën tjetër kemi nivelin inferior dhe eklektik shqiptar.
Sigurisht që Gruevski nuk do ta përdorte këtë diskurs ksenofobik sikur të mos kishim edhe një qëndrim jo shumë të qartë të bashkësisë ndërkombëtare kundrejt Shkupit zyrtar, për faktin se ajo si tepër i ka kushtuar vëmendje raporteve të jashtme të Maqedonisë dhe fare pak është marrë me raportet e brendshme të saj. Marrja gjatë gjithë kohës e bashkësisë ndërkombëtare (Brukseli, Uashingtoni) me kontestin që ka Maqedonia me Greqinë dhe sfidat që ajo i kishte në rrugën e (mos)integrimeve euro-atlantike, krijoi një bindje të sforcuar tek forcat nacionaliste maqedonase se politikat e tyre  retrograde, të orientuara kryesisht kundër shqiptarëve, mund të kalojnë pa u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare.
Qasja selektive e organeve të ndjekjes, sidimos e policisë së shtetit, ndaj incidenteve nëpër rrugët dhe autobusët e Shkupit, ku keqbërësit maqedonas lihen të lirë të organizojnë banditizmin e radhës, kurse shumë efikas e energjik ndaj ndonjë të mituri shqiptar, vazhdimi i politikës recidiviste maqedonase për të reduktuar përdorimin zyrtar  e publik të gjuhës shqipe, nxitjen e urrejtjes ndëretnike përmes projektve monoetnike, të financuara edhe me paratë e shqiptarëve, diskriminimi buxhetor i projekteve e institucioneve kulturore, sociale, shkencore të shqiptarëve, janë disa nga pikat neuralgjike të realitetit në Maqedoni që nuk janë përfshi gati në asnjë raport zyrtar të Brukselit e Uashingtonit, pos rasteve kur ato përmenden shumë shkarazi dhe jo me një dioptri të qartë.
Logjika e politikanëve shqiptarë për të zaptuar një copë pushtet në oborrin e kryeministrit maqedonas, ka degjeneruar kuptimin e përfaqësimit dinjitoz institucional të shqiptarëve.
Edhe BDI edhe PDSH po bëjnë gara, kush më shumë e kush më pak, kush më hapur e kush më tinëz, që të jenë më afër VMRO-së dhe agjendës së saj për ta marr edhe një mandat qeverisës. Partitë politike janë legjitime në zgjedhjen e rrugëve dhe strategjive për të synuar pushtetin, por kur ato bëhen jotransparente dhe shumë ordinere, për qëllime të ngushta grupore e individuiale, atëherë janë të kota përpjekjet e tyre për të na bindur se të gjitha këto manovrime i bëjnë për të mirën e shqiptarëve. Mjafton të shikohet në restrospektivë se cilat kanë qenë marrëdhëniet e politikanëve shqiptarë me situatat e caktuara në prag të zgjedhjeve. Me saktësi matematikore mund të vërehen se ata u ngelin besnik manireve të tyre për të bërë politikë të pasinqertë e besëprerë ndërmjet veti, por shumë të hapur e të sinqertë me partnerët maqedonas.
Perceptimi i vetvetes si oborrtarë të vegjël me ambicje të mëdha për përfitime personale, i bënë politikanët shqiptar edhe më të lexueshëm para publikut shqiptar, sepse përvoja dhe memorja kolektive ka siguruar një minimum standard sa për të dalluar sinqeritetin nga dallavera, interesin publik nga ai personal. Patriotizmi i harxhuar i këtyre tipave mund të zgjojë ndonjë adrenalinë të fjetur dikund dikund, por ajo që pritet si kundërvënie ndaj politikave arrogante të Gruevskit projektohet më tepër si material që do t’u shërbejë konkurrentëve shqiptarë për të baltosur njëri tjetrin. Sepse, Gruevski ende perceptohet nga politikanët shqiptarë si faktorizuesi i vetëm i tyre.
Deri më tani nuk ka ndodhur që ky faktorizim të bëhet në saje të unitetit brendashqiptar dhe ofertës së përbashkët kundrejt politikës maqedonase. Duke e hetuar këtë dobësi të tyre, Gruevski, jo rrallë edhe kusheriri i tij që drejton shërbimin sekret maqedonas, në prag të çdo zgjedhjeje prodhon karamela për të joshur ambicjet karamelizuese oborrtare të polikanëve shqiptar. Të dalur si pula të lagura nga këto takime, politikanët shqiptarë, sidomos ndonjëri prej tyre që opozitarizmin e tij e këmben brenda natës me ndonjë karamel me afat të skaduar, nuk mund t’i fshehin gjurmët e puplave të ndukura nga gjeli agresiv. Të lagura e puplashkalafitura, këto pula të kotecit politik shqiptar në Maqedoni, ka të ngjarë që të përhapin epideminë e nënshtrimit  në trajta të tilla ku edhe një politikan maqedonas, si Gruevski, me shtat liluputi,  në sytë e shqiptarëve të duket si një gjigant, përmasash dinozauri.
Në mungesë të alternativës për të zgjedhur midis shiut e breshërit, zgjedhësit shqiptarë janë të kufizuar të demonstrojnë ndonjë refuzim më frontal kundrejt këtij liliputanizmi politik maqedonas dhe të gjithë ata zëra kritik nga shoqëria dhe mediat shqiptare që marrin guximin të kritikojnë Gruevskin apo ndonjë padron tjetër injorant maqedonas, nga politikanët shqiptarë kualifikohen si tradhëtar e plangprishës. Duke luajtur rolin e gardianit, këta politikanë jo vetëm që po e mbrojnë Gruevskin nga kritikuesit shqiptarë, por ka rrezik që ta burgosin edhe aspiratën e një gjenerate të tërë shqiptarësh për të jetuar në një shtet normal.

Related

Opinione 1942324109966563746

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item