Qeveria do të kthejë eshtrat e Ekrem Bej Vlorës në Shqipëri

Qeveria “Rama” në mbledhjen e ditës së sotme përpos disa vendimeve dhe projektligjeve ka vendosur gjithashtu edhe kthimin e eshtrave të Ekre...

Qeveria “Rama” në mbledhjen e ditës së sotme përpos disa vendimeve dhe projektligjeve ka vendosur gjithashtu edhe kthimin e eshtrave të Ekrem Bej Vlorës në atdhe. Personaliteti i shquar shqiptar ka vdekur në Vjenë në vitin 1964 dhe është varrosur po në kryeqytetin austriak. Ai ka hyrë në histori si një nga diplomatët, historianët dhe politikanët e mençur. Rama me këtë vendim i plotëson amanetin Ekrem Vlorës, i cili ka lënë me shkrim se do të donte që eshtrat e tij të preheshin në Shqipëri.
Më poshtë vendimi i plotë i qeverisë.
“1. Kthimin në atdhe të eshtrave të personalitetit të shquar shqiptar të letrave Ekrem bej Vlora.
2. Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Republikën Austriake, të organizojë procedurat e nevojshme ndërshtetërore për të sjellë në atdhe eshtrat e Ekrem bej Vlorës.
3. Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave të Ekrem bej Vlorës të organizohet menjëherë me kthimin e
Ekrem Bej Vlora
eshtrave.
4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2014, për Ministrinë e Kulturës.
5. Ngarkohen Ministria e Kulturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Related

Kultura 8157205746660648156

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item