Ora e re e trupit tonë

Çfarë efektesh krijon gjumi në sistemin imunitar kur shkelet ora biologjike e trupit? Specialistët zbulojnë ndryshimet e cikleve të brendshm...

Çfarë efektesh krijon gjumi në sistemin imunitar kur shkelet ora biologjike e trupit? Specialistët zbulojnë ndryshimet e cikleve të brendshme kohore
Studimi

Udhëtimet me avion në zona të ndryshme orare, turnet dhe netët e gjata përpara kompjuterit ose celularit mund të jenë duke ju sëmurur. Kjo për shkak se ora e brendshme e trupit tuaj është e ndërtuar me periudha 12-orëshe të dritës dhe errësirës. Kur ky ritëm prishet, sistemi imunitar fillon të dëmtohet. Një arsye mund të jetë fakti se gjenet që janë përgjegjës për orën e trupit janë të lidhura me disa qeliza të veçanta imune, sipas një studimi të ri.
“Zbulimi ishte një aksident i mirë”, shprehet Lora Huper (Hooper), një specialiste e imunitetit në Universitetin e Qendrës Mjekësore të Teksasit në Dallas. Ajo dhe kolegët e saj po studionin NFIL3, një proteinë që drejton zhvillimin e qelizave të caktuara të imunitetit dhe ndez aktivitetin te të tjerat.
Gjeni për këtë proteinë u injektua në disa pacientë me sëmundje inflamatore të zorrëve dhe te minjtë që nuk kishin gjenin për NFIL3, por që kishin në zorrë më tepër qeliza të ashtuquajtura TH17. Këto qeliza janë një nga llojet e qelizave imunitare të njohura si qelizat T. Ato jetojnë në zorrë dhe ndihmojnë trupin të luftojë bakteret dhe infeksionet fungale. Por kur janë me shumicë, sistemi imunitar fillon të shkaktojë sëmundje në vend që ta parandalojë atë.
Rritja e niveleve të NFIL3 në qelizat T të ruajtura në laborator rezultoi në kthimin e më pak prej tyre në qeliza NH17. Sipas këtij zbulimi është detyrë e proteinës të parandalojë që qelizat T të mos shkojnë në atë zonë të specializimit. Mungesa e proteinës, arriti në përfundim skuadra, çon në aktivitetin e arratisjes së TH17.
Në këtë pikë, kërkuesit nuk kishin asnjë arsye të dyshonin në lidhje me orën e brendshme të trupit, e cila u përgjigjet të gjitha cikleve të përditshme të dritës dhe errësirës.
Por teksa ata vazhduan të eksploronin lidhjen midis NFIL3 dhe qelizave TH17, ata zbuluan se disa nga proteinat e prodhuara prej gjeneve të orës së trupit, lidheshin me gjenet NFIL3. Për më tepër, qelizat e laboratorit dhe minjtë, gjenet e orës së të cilëve ishin manipuluar eksperimentalisht prodhuan më pak qeliza TH17.
Kërkuesit hamendësuan se një proteinë kyçe në rrjetin e orës lidhet me gjenin NFIL3 për të mbajtur prodhimin e qelizave TH17 të sinkronizuar me periudhat e dritës dhe errësirës. Sipas zbulimit të shkencëtarëve, minjtë normalë prodhonin më pak NFIL3 dhe më shumë qeliza TH17 gjatë ditës sesa gjatë natës.
Në eksperimentin përfundimtar, kërkuesit ngatërruan sistemin e orës te minjtë, ashtu siç ndodh me ata që fluturojnë në një shtet me orë të ndryshme. Shkencëtarët nuk i çuan minjtë në një udhëtim të largët, por ata ndërruan ciklet e dritës dhe errësirës me nga 6 orë çdo 4 ditë.
“Është proces i ngjashëm me fluturimin nga SHBA-ja në Europë, Indi dhe Japoni dhe kalimi i katër ditëve në çdo shtet”, shpjegon Huper. Minjtë me cikle drite të alternuar kishin pothuajse dyfish më shumë qeliza TH17 në shpretkë dhe zorrë, krahasuar me minjtë që kalonin një ditë normale.
Po ashtu, minjtë që përjetuan ndërrimin artificial të orëve, shprehën një përgjigje më të fuqishme inflamatore ndaj një kimikati irritues që u përdor për eksperimentin.
Studimi këshillon se në një trup që rritet shëndetshëm kanë shumë rëndësi format e dritës dhe errësirës, gjumit dhe ecjes, të cilat janë kryesore për ta mbajtur sistemin imunitar në ekuilibër.
Inflamacioni është baza e shumë sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës, astma dhe dhimbja kronike. Kushtet inflamatore janë më të përhapura në vendet e zhvilluara, ku ritmet kohore të brendshme ndërpriten vazhdimisht.
Edhe njerëzit të cilët nuk punojnë me turne apo përjetojnë ndërrimin e orës në zona të ndryshme flenë dhe zgjohen jashtë sinkronizimit me dritën dhe errësirën.
Secili që fle vonë dhe zgjohet vonë, konsiderohet se e ka prishur ciklin e zakonshëm të orës së trupit, duke ngatërruar harkun kohor të dritës dhe errësirës. Kjo bën që njerëzit të jenë duke kultivuar një orë të re, që ndikon edhe në sistemin imunitar. Çrregullimi i orareve ndikon në hormonet e stresit, bakteret e zorrëve dhe veprime të tjera të qelizave T.
Këshilla që japin mjekët është të ruani sa më shumë, gjendjen normale të orës së brendshme duke fjetur dhe u zgjuar në momentin e duhur si për vete, ashtu edhe për trupin që nuk është mësuar me këtë gjendje.

Related

Shëndet & estetikë 1477081301727889503

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item