A ndihmon nxitja e ndjenjave në mësime?

Disa shkolla po eksperimentojnë duke vendosur muzikë në klasë, zhurmë apo aroma për të parë nëse diçka e tillë përmirëson rezultatin e nxënë...

Disa shkolla po eksperimentojnë duke vendosur muzikë në klasë, zhurmë apo aroma për të parë nëse diçka e tillë përmirëson rezultatin e nxënësve në provime. Por a mund të funksionojë?
Pedagogjia 
Çfarë ere kishte shkolla jote? A qe e zhurmshme apo paqësore?

Kjo mund të mos duket e rëndësishme, por gjithnjë e më shumë studime sugjerojnë se aromat dhe zhurmat mund të kenë një ndikim në mësim, ecuri dhe krijueshmëri. Për më tepër, disa drejtorë shkollash kanë ndërmarrë së fundmi programe për të transmetuar zhurma dhe pasthirrma nëpër shkollat e tyre për të parë nëse këto gjëra rrisin notat e marra në provime. Por ka ndonjë bazë për këtë? Dhe nëse po, cilat janë pasojat mbi mënyrat se si ne punojmë dhe studiojmë?
Disa studiues janë shumë të bindur se disa lloje zhurmash kanë efekt negativ në të mësuar. Studime të shumta përgjatë 15 viteve të fundit kanë zbuluar se fëmijët që bëjnë mësim nën shtigjet e fluturimeve të aeroporteve të mëdha mbesin prapa në rezultatin e provimeve.
Por zhurma e përgjithshme duket se ka efekt gjithashtu. Brixhed (Bridget) Shield, profesore akustike në Londër dhe Julie Dokrell (Dockrell), e Institutit të Arsimit, kanë kryer studime dhe këshillojnë politikanët mbi efektin e të gjitha llojet e zhurmave, të tilla si sirenat dhe zhurmat e trafikut, si dhe zhurmat e krijuara nga vetë fëmijët.
Kur ata i rikrijuan këto zhurma të veçanta në kushte eksperimentale ndërsa fëmijët kryenin detyra të të kuptuarit, ato zbuluan një efekt domethënës negativ në rezultatet e provimeve. “Çdo gjë të shpie drejt ndikimit negativ të zhurmës mbi performancën e fëmijëve, në aritmetikë, lexim dhe shqiptim”, thotë Shield. Zhurma duket se ka efekt veçanërisht negativ te fëmijët me nevoja të posaçme.
Gumëzhitja e fëmijëve të tjerë qe veçanërisht çorientuese në klasë. Arkitektët që pëlqejnë klasa me plan të hapur nëpër shkolla, duhet ta kenë parasysh këtë. “Njerëzit çorientohen shumë nga të folurit, veçanërisht nëse kjo është e kuptueshme, por ndërkohë ti nuk je i përfshirë në të”.
Ky fenomen është i njohur edhe si efekti i të folurës së parëndësishme dhe është shumë i zakontë në klasat apo zyrat me plan të hapur.
Nëse zhurmat në sfond janë me përfitim apo jo, varet nga çfarë lloj zhurme bëhet fjalë. Në një seri studimesh të publikuara vitin e kaluar në SHBA, studiuesit testuan krijueshmërinë e njerëzve që qenë ekspozuar te një kolonë zanore e përbërë nga zhurma sfondi i të tilla si mullinjtë e kafesë apo zhurmat e kantiereve të ndërtimit.
Ata zbuluan se njerëzit qenë më krijues kur zhurmat në sfond qenë në nivel mesatar sesa kur qenë në nivel të ulët. Kur qenë të larta, gjithsesi krijueshmëria dëmtohej.
Kjo ka kuptim për disa arsye, thotë psikologu Nik (Nick) Perham. E para, thotë ai, tingujt janë më çorientues nëse janë të ndryshëm. Një uturimë e përgjithshme sugjeron një tingull të qëndrueshëm pa variacione akustike. “Për rrjedhojë nuk ka çfarë të tërheqë vëmendjen tuaj dhe ta heqë atë nga puna që po bën”, thotë ajo. Në të njëjtën kohë, zhurma në sfond mund t’i bëjë njerëzit të jenë lehtësisht më të vëmendshëm. Ju nuk dëshironi të keni tepër ose pak vëmendje.
“Vëmendja mesatare është më e mira për ecurinë e mirë. Pra mund të ndodhë që një jehonë e përgjithshme në sfond të jep nivelin e përshtatshëm”.
Me këtë gjë në mendje, Perham sugjeron se mund të ketë një farë përfitimi në rast se luhet muzikë apo zhurma të tjera në një klasë artesh apo në situata të tjera ku krijueshmëria është e rëndësishme.
Shumë mësues nga e gjithë bota sakaq u luajnë muzikë studentëve në klasë. Shumë janë të frymëzuar nga besimi se nëse dëgjon muzikë, të rriten pikët te testi i inteligjencës. Ky është i ashtuquajturi, efekti Mozart. Ndërsa provat thonë se ka një listë të gjatë me muzikë klasike që fuqizon mendjen, kërkuesit mendojnë se muzika e këndshme para detyrave në disa raste të rrisin humorin dhe të ndihmojnë të ecësh mirë.
Gjithsesi, është mirë të vlerësohet se muzika nuk është gjithmonë ndihmuese ndërsa po përpiqesh të bësh një punë. Nëse je duke u marrë me matematikë mendore p.sh, muzika dëmton, veçanërisht nëse është me vijë muzikore të luhatshme, si muzika ekstreme metal. Por këngët lirike, nga ana tjetër, ka më shumë gjasa të ndërhyjnë me punët që përfshin semantikën – të tilla si leximi dhe kuptimi.
“Detyra dhe tingulli janë të rëndësishme dhe kur ato të dy përzihen në të njëjtin proces, atëherë bëhet problem”, thotë një ekspert.
Kështu, duket se shkollat që zgjedhin të japin zhurmë shqetësuese për të krijuar një mjedis më të këndshëm për nxënësit, ato mund të jenë të suksesshëm vetëm nëse zgjedhin mirë se çfarë zhurme krijojnë.
Nuk është vetëm zhurma që po manipulohet për të stimuluar mësimin. Mes nxënësve me nevoja të veçanta në një shkollë në Londër, po përdoren edhe aroma të ndryshme për lëndë të ndryshme. Aromë qitroje p.sh po përdoret gjatë ushtrimeve të aritmetikës. Livando për gjuhën frënge dhe mente për historinë.
Më pak studime janë bërë mbi këtë ide, megjithëse disa gjetje janë shumë intriguese. Më 2003, psikologu Mark Mos kreu disa teste konjiktive mbi njerëz që u ekspozuan ndaj aromave të livandës ose të trëndafilit.
“Rozmarina tërhoqi veçanërisht vëmendjen time, sepse konsiderohet se është nxitëse dhe i lidhur me memorien”, thotë ai, ndërsa livandoja konsiderohet si joshëse. Mos zbuloi se ata që nuhasnin livando patën ecuri shumë më të keqe në testet e memories dhe reagimi i tyre qe shumë i dobët si për detyra kujtese ashtu edhe për detyra vëmendjeje.
Por ata që nuhatën rozmarinë, ecën shumë më mirë sesa pjesa tjetër në pyetjet e kujtesës, megjithëse reagimi i tyre qe më i ngadaltë.
Po pse mund të ndodhë kështu? Ndoshta nuk është habitëse që aromat prekin memorien, duke parë se pjesa e trurit që merret me aromat është e lidhur shumë ngushtë me hipokampusin, e cila merret me të mësuarit. Por Mos dyshonte se ka më shumë se kaq. Për të eksploruar efektin farmakologjik të rozmarinës në trup, ai mori kampionë gjaku nga vullnetarët që iu nënshtruan testeve konjiktive në dhomën me aromë rozmarine dhe zbuloi se ato kishin një nivel të lartë të një përbërësi të quajtur 1,8-cienole në gjakun e tyre. Studime të mëparshme patën zbuluar se ky përbërës rrit komunikimin mes qelizave të trurit, gjë që mund të shpjegojë se si rozmarina përmirëson funksionet e trurit.
Kështu, ndërsa përfundoni së lexuari këtë lajm, ndaloni për një moment dhe përqendrohuni te ndjenjat tuaja. Mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë. Çfarë po dëgjoni apo po nuhasni? Përgjigjja duket se mund të prekë se sa shumë keni mësuar në minutat e fundit.
Disa studiues janë shumë të bindur se disa lloje zhurmash kanë efekt negativ në të mësuar. Por në varësi të situatës dhe llojit të zhurmës, efekti mund të jetë edhe pozitiv
Nuk është vetëm zhurma që po manipulohet për të stimuluar mësimin. Mes nxënësve me nevoja të veçanta në një shkollë në Londër, po përdoren edhe aroma të ndryshme për lëndë të ndryshme

Related

Pedagogji 7938844009913648950

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item